Connect with us

Lajme

Drita Beqiri: Bujar Osmani, kandidati për Çairin i cili turpërohet nga BDI-ja dhe nga e kaluara e tij politike

Në Çair, Bujar Osmani sillet sikur po kandidon nga një botë tjetër! Nuk përmend BDI-në, nuk e përdor emrin e partisë që e rriti dhe e mbajti nëpër funksione të ndryshme të pushtetit për mbi 20 vite. Përkundrazi, ai po tenton t’i shesë qytetarëve një imazh të rremë sikur është kandidat i “AKI-së” me qëllim për të maskuar dështimet dhe rrënimin moral të partisë së tij. Pyetja është e thjeshtë, pse po ikën nga përdorimi i emrit BDI, Bujar? Nga çka po fshihesh?

Shkruan, Drita Beqiri

E vërteta është e hidhur, Bujar Osmani nuk do të përmend BDI-në sepse çdo kapitull i karrierës së tij lidhet me premtime të parealizuara, projekte të dështuara dhe zhgënjim publik. Ai është fytyra klasike e “funksionarit të përjetshëm”, gjithmonë diku në krye, gjithmonë me fjalë të mëdha, por asnjëherë me vepra konkrete.

Si ministër i Shëndetësisë gjatë periudhës 2008 – 2011, Bujar Osmani premtoi spitale të reja në Shkup, Tetovë e Kumanovë. Asnjë spital nuk u ndërtua. Banorët e Çairit nuk harrojnë se gjatë çdo vizitë në Qendrën Klinike ishte tmerr dhe poshtërim, derisa Bujar Osmani shëtiste nga një studio televizive, në tjetrën.

Ndërkohë, si zëvendëskryeministër për euro integrime gjatë viteve 2017 – 2020 u dha shpresë shqiptarëve për ndërtimin e 12 kilometrave autostradë në drejtimin Shkup-Bllacë. Premtoi disa herë nisjen e punimeve por edhe sot e kësaj dite kjo rrugë ende është makth i përditshëm dhe një turp i pambyllur i mbi 20 vjetëve pushtet të BDI-së dhe Bujar Osmanit.

Bujar Osmani si ministër i Jashtëm e shiste veten si gardian i demokracisë perëndimore, duke shpallur “VETTINGUN” si kusht për çdo parti. Por ironia e zezë e historisë e goditi LIVE, në mes të fushatës, SHBA e futi në listën e zezë shefin e tij, Artan Grubin. Ky është standardi i BDI-së, ky është turpi që Bujar Osmani përpiqet ta fshehë.

Prandaj sot, në Çair, ai nuk guxon ta thotë me gojë BDI, sepse Bashkimi Demokratik për Integrim është sinonim i korrupsionit, i listave të zeza, i dështimeve dhe i zhgënjimeve që ka nënshkruar me dorën e vet. Bujar Osmani e ka të qartë se çdo banor i Çairit ia di CV-në, fjalë të mëdha, ZERO punë dhe kjo është NJOLLA që nuk shlyhet me fletushkat e tij që është duke i shpërndarë e as me fjalime boshe.

Bujar Osmani nuk është kandidati i Çairit, ai është kandidati i dështimeve të veta. Një politikan që mundohet të shpëtojë duke u fshehur nga emri i partisë së tij, është dëshmi e gjallë se nuk ka as moral, as vizion e as guxim dhe banorët e Çairit e dinë shumë mirë se kush ikë nga e kaluara e vet, nuk ka kurrë të ardhme.

Screenshot 198

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Superlajm për tifozët e Shkëndijës së Tetovës

Tifozët e KF Shkëndijës dhe dashamirësit e futbollit do të kenë mundësinë të ndjekin sërish nga afër paraqitjen e kuqezinjve në skenën evropiane.

Televizioni Publik TVM2 ka siguruar të drejtat e transmetimit direkt për ndeshjen e rëndësishme të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ekipi nga Tetova do të përballet në udhëtim me skuadrën skoceze Hibernian, në një duel që premton emocione të mëdha dhe rivalitet të lartë për kalimin në fazën tjetër.

Continue Reading

Lajme

Shtrenjtohet edhe më shumë nafta në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullor për Energjetikë (KRRE) ka marrë vendim të ri për çmimet e derivateve të naftës, të cilat do të pësojnë ulje dhe ngritje, duke filluar nga mesnata.

Sipas vendimit të fundit, çmimi i benzinave do të ulet për 2 denarë për litër. Nga ana tjetër, çmimi i derivateve të tjera shënon rritje: nafta do të shtrenjtohet për 1 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për 0,5 denarë për litër.

Çmimet e reja të derivateve të naftës:

EUROSUPER BS-95: 91,0 denarë/litër

EUROSUPER BS-98: 93,0 denarë/litër

EURODIESEL (Nafta): 99,5 denarë/litër

Vaji ekstra i lehtë (EL-1): 98,5 denarë/litër

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi pas mesnate dhe do të vlejnë në të gjitha pikat e karburanteve në vend.

Continue Reading

Lajme

Rrahja brutale në Gostivar, policia identifikon katër veta

Ministria e Brendshme përmes një njoftimi informoi se ka identifikuar tre persona të cilët, sipas një videoje në rrjetet sociale, kanë sulmuar dhunshëm dy të rinj në Gostivar.

Policia shpjegon se personat e identifikuar janë dy të mitur nga Gostivari dhe një 20-vjeçar nga Shkupi.

„Dy të mitur nga Gostivari janë thirrur në stacionin policor për bisedë zyrtare, ndërsa dokumentet e tyre të udhëtimit janë konfiskuar me urdhër të prokurorit publik. Personi i tretë është V.D. (20) nga Shkupi, për të cilin është dërguar njoftim zyrtar në Stacionin Policor në Shkup për procedurë të mëtutjeshme“, njoftoi policia.
Ata theksojnë se ndaj të treve do të zbatohet një procedurë e përshpejtuar para gjykatës sapo të kompletohet dokumentacioni i plotë për rastin. Sipas autoriteteve, sulmi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit në rrugën „Borçe Jovanoski“, ku dy të rinj janë goditur me mjete dhe shkopinj druri.

Në rrjetet sociale u shfaq një video-incizim shqetësues nga Gostivari, në të cilin shfaqet një përleshje e ashpër fizike mes një grupi më të madh të rinjsh.

Sipas informacioneve të publikuara, gjatë rrahjes, njëri nga djemtë është goditur në pjesën e kokës, pas së cilës ka rënë në tokë dhe ka mbetur i palëvizshëm.
Përkundër faktit se po shtrihej në rrugë, në incizim shihet se sulmi ka vazhduar me goditje të shumta ndaj trupit të tij, gjë që ka shkaktuar reagime dhe dënime të ashpra në rrjetet sociale.(INA)

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme3 days ago

Superlajm për tifozët e Shkëndijës së Tetovës

Tifozët e KF Shkëndijës dhe dashamirësit e futbollit do të kenë mundësinë të ndjekin sërish nga afër paraqitjen e kuqezinjve...

Lajme3 days ago

Shtrenjtohet edhe më shumë nafta në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullor për Energjetikë (KRRE) ka marrë vendim të ri për çmimet e derivateve të naftës, të cilat do të...

Lajme3 days ago

Rrahja brutale në Gostivar, policia identifikon katër veta

Ministria e Brendshme përmes një njoftimi informoi se ka identifikuar tre persona të cilët, sipas një videoje në rrjetet sociale,...

Sport5 days ago

Indrit Çullhaj shpallet Kampion i Ballkanit, ngre sërish flamurin kuqezi në majën e podiumit

Xhudisti shqiptar Indrit Çullhaj ka shkruar një tjetër kapitull të artë në sportin shqiptar, duke u shpallur Kampion i Ballkanit...

Lajme5 days ago

“Tre muaj pa furnizim me ujë në Gjashtë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar zvarritjen e punimeve për rrjetin shpërndarës të ujësjellësit në Gjashtë të Sarandës,...

Lajme5 days ago

Filipçe: Respekti për Ilindenin tregohet duke ndërtuar të ardhme më të mirë e jo duke bllokuar

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipce, sot nga Krusheva me rastin e 2 Gushtit – Ilindenit, tha se respekti i vërtetë...

Lajme5 days ago

Sali: Me respekt për historinë dhe përkushtim ndaj paqes e bashkëjetesës

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka uruar qytetarët me rastin e 2 Gushtit – Ditës...

Lajme5 days ago

Daut Memishi inauguron fushën sportive me bar artificial në Përshefcë–Gllogjë, hapet edhe turneu në futboll të vogël

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka inauguruar mbrëmjen e së dielës fushën sportive në Përshefcë–Gllogjë, pas përfundimit të...

Lajme6 days ago

Nënkryetari Milloshoski priti kalorësinë në kuadër të manifestimit “10 Ditët e Republikës së Krushevës”

Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski, sot, në kuadër të manifestimit “10 Ditët e Republikës së Krushevës” 2026, priti kalorësinë pranë...

Lajme6 days ago

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Gjykata Themelore në Prishtinë kishte dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30...

Trending