Connect with us

Lajme

Policia zbardh rastin me shtetasin turk që ndërroi jetë në klinikën “Nënë Tereza”

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup ka zbardhur rastin e shtetasit turk M.A.O. (61), i cili më 23.09.2025 rreth orës 16:40 është raportuar në SPB Shkup nga Kompleksi i Klinikave “Nëna Terezë” se është sjellë me lëndime të rënda trupore nga një person me automjet privat, i cili pasi e ka lënë të lënduarin, është larguar me automjetin, ndërsa i lënduari ka ndërruar jetë menjëherë pas kësaj.

Njësia për Krime të Dhunshme në SPB Shkup ka ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse, ndërsa automjeti “Honda Civic” dhe H.M., i cili e ka sjellë të lënduarin në spital, janë gjetur.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Burkina Faso ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Francën

Junta ushtarake e Burkina Fasos ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Francën, duke e akuzuar Parisin se ka vepruar vazhdimisht kundër interesave kombëtare të vendit.

Marrëdhëniet mes Burkina Fasos dhe ish-fuqisë koloniale u përkeqësuan pas ardhjes në pushtet të kapiten Ibrahim Traoré me një grusht shteti në vitin 2022, i cili ka ndjekur politika kryesisht anti-perëndimore.

Në një deklaratë televizive të premten, ministri i komunikimit Pingdwendé Gilbert Ouédraogo tha se Franca është fajtore për “aktivizëm të pandërprerë” kundër vendit dhe e akuzoi për “ambicie neokoloniale”.

Ministria e Jashtme franceze e cilësoi vendimin si “armiqësor dhe të pabazë” dhe deklaroi se ai “tregon prirjen shqetësuese të qeverisë së Burkina Fasos”.

Franca gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të saj në vend që të tregojnë “vigjilencë të shtuar”.

Burkina Faso, ashtu si fqinja Mali, ka më shumë se një dekadë që përballet me një kryengritje islamiste, shpesh në bashkëpunim me forcat franceze të dislokuara në rajon.

Menjëherë pas marrjes së pushtetit, kapiten Traoré dëboi trupat franceze. Qeveria e tij ka akuzuar Francën për “agjendë të fshehtë” dhe është orientuar drejt Kinës dhe Rusisë.

Deklarata e fundit e Burkina Fasos thekson se kushtet për respekt të ndërsjellë mes dy vendeve nuk ekzistojnë më. Ajo akuzon Francën për mbështetje të “rrjeteve subversive” dhe për përpjekje për të “margjinalizuar” vendin në arenën ndërkombëtare.

Po ashtu, në deklaratë thuhet se ndërprerja e marrëdhënieve “lidhet ekskluzivisht me kornizën institucionale të marrëdhënieve” dhe “nuk vë në pikëpyetje lidhjet historike, njerëzore, kulturore dhe sociale që bashkojnë popujt e Burkina Fasos dhe Francës”.

Junta ishte zotuar të rikthente demokracinë në vitin 2024, por e tërhoqi këtë premtim dhe në janar të këtij viti shpërndau zyrtarisht partitë politike.

Në janar 2025, Burkina Faso, së bashku me dy shtete fqinje të drejtuara nga ushtria – Mali dhe Nigeri – u larguan zyrtarisht nga blloku rajonal i Afrikës Perëndimore, ECOWAS, për të formuar një grup të ri, Aleancën e Shteteve të Sahelit.

Franca nuk ka më ambasador në Burkina Faso që nga janari 2023.

Në vitin 2024, vendi dëboi tre diplomatë francezë, duke i akuzuar për “veprimtari subversive”. Franca i ka mohuar këto pretendime.

Continue Reading

Lajme

Mexhiti: Rreth 3 miliardë euro investime në vendbanimet shqiptare në dy vitet e fundit, ndryshim historik në zhvillimin e infrastrukturës

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Agora” në Almak TV ka deklaruar se në dy vitet e fundit në vendbanimet kryesisht shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë ndarë rreth 3 miliardë euro investime, duke e cilësuar këtë si një ndryshim të madh krahasuar me të kaluarën.

Sipas tij, këto investime përfshijnë projekte të mëdha infrastrukturore që lidhin vendin me Shqipërinë dhe Kosovën, si Korridori 8 dhe rruga Shkup–Bllacë, të cilat, siç tha ai, po e forcojnë ndërlidhjen rajonale.

“Me përgjegjësi e them se në këto dy vite po ndodhin rreth 3 miliardë euro investime në vendbanimet shqiptare, gjë që nuk ka ndodhur më parë. Nëse do të kishte pasur investime të tilla në të kaluarën, dallimet mes vendbanimeve shqiptare dhe atyre maqedonase nuk do të ishin kaq të theksuara”, deklaroi Mexhiti.

Ai përmendi gjithashtu vendime dhe projekte që sipas tij janë realizuar për herë të parë, si ndarja e 60 milionë eurove për ndërtimin e Universitetit “Nënë Tereza”, si dhe financimi i projekteve infrastrukturore në komunat me shumicë shqiptare.

Mexhiti theksoi se për herë të parë investimet po shpërndahen sipas numrit të banorëve dhe nevojave reale të komunave, duke shtuar se në të kaluarën, sipas tij, kriteret kanë qenë të ndryshme dhe shpesh kanë devijuar nga vendbanimet shqiptare.

Ai përmendi edhe projekte të tjera në zhvillim, si Sheshi “Skënderbeu” në Shkup (faza e tretë), si dhe rrugën Tetovë–Prizren, ku pritet të hapet projekti për tunelin.

“Vetëm për komunat shqiptare janë ndarë rreth 100 milionë euro për infrastrukturë nëntokësore, çerdhe, terrene sportive dhe projekte të tjera”, shtoi ai.

Sipas Mexhitit, këto investime tregojnë një qasje të re në zhvillimin e barabartë rajonal dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në vendbanimet shqiptare në vend.

Continue Reading

Lajme

Bekim Sali: One Stop Shop mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut tashmë funksionon

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka njoftuar se sistemi One Stop Shop mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut tashmë ka nisur të funksionojë.

“Shqipëria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut sot janë më afër se dje.

Ajo që deri dje ishte premtim, sot është realitet. One Stop Shop po funksionon, duke sjellë kalim më të shpejtë, më pak pritje dhe më shumë lehtësi për mijëra qytetarë që lëvizin mes dy vendeve.

Ky është standardi ynë: premtimet i kthejmë në vepra, ndërsa bashkëpunimin rajonal e bëjmë përfitim konkret për qytetarët.

Urime qytetarëve të të dy vendeve për këtë hap të rëndësishëm drejt lëvizjes më të lirë dhe më efikase.” deklaroi Sali.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 hours ago

Burkina Faso ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Francën

Junta ushtarake e Burkina Fasos ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Francën, duke e akuzuar Parisin se ka vepruar vazhdimisht kundër...

Lajme47 minutes ago

Mexhiti: Rreth 3 miliardë euro investime në vendbanimet shqiptare në dy vitet e fundit, ndryshim historik në zhvillimin e infrastrukturës

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Agora” në Almak TV ka deklaruar se në dy vitet e fundit në...

Lajme39 minutes ago

Bekim Sali: One Stop Shop mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut tashmë funksionon

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka njoftuar se sistemi One Stop Shop mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut tashmë ka...

Lajme33 minutes ago

Samet Bislimi: Tetovarët po e shohin ndryshimin me punën e Bilall Kasamit, jo propagandën e BDI-së

Samet Bislimi ka vlerësuar se ndryshimet që po ndodhin në Tetovë janë rezultat i punës së kryetarit të komunës, Bilall...

Lajme1 hour ago

Zëvendësministri i MPB Iseni: Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja One Stop Shop...

Lajme1 hour ago

Izet Mexhiti: Bashkëpunimi ndërshqiptar nuk është slogan, por agjendë që ndërtohet çdo ditë

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka theksuar se bashkëpunimi ndërshqiptar nuk duhet të mbetet...

Sport1 hour ago

Garë për Milazim Bajraktarin – klubet kërkojnë kapitenin e Trepçës ’89

Milazim Bajraktari, i njohur si “Ximi”, po vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur të futbollit kosovar. Kapiteni...

Lifestyle3 hours ago

Djali i Medës bën hapin e parë në karrierë si futbollist

Aldion Përgjeçaj ka dëshmuar se ka të ardhme të ndritur në futboll. Djali i artistit të njohur, Meda, ka bërë...

Lajme4 hours ago

Rregullat e reja për bastet sportive on-line, ja si do të pezullohen dhe revokohen licencat

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përcakton qartë procedurat, afatet dhe mekanizmat për pezullimin ose heqjen...

Lajme4 hours ago

Naser Zenuni: Ka ardhur koha që komuna e Bërvenicës të udhëhiqet nga një kandidat i pavarur

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme lokale që pritet të mbahen në Komunën e Bërvenicës pas vdekjes së kryetarit të...

Trending