Lajme
Albi Qamili, derë më derë për të ndarë idetë dhe vizionin për zhvillimin e qytetit
Bartësi i listës së VLEN për Tetovën, Albi Qamili, së bashku me të rinjtë e subjektit, sot zhvilluan një aktivitet në lagjen Teqe, ku u angazhuan derë më derë për të ndarë idetë dhe vizionin e tyre për zhvillimin e qytetit.
“Sot në lagjen Teqe, së bashku me të rinjtë dhe të rejat tona, u angazhuam derë më derë për të shpërndarë idetë, vizionin dhe energjinë që kemi për zhvillimin e Tetovës.
Besojmë se ndryshimi i madh fillon me hapin e vogël, me takimin e sinqertë, me fjalën e thënë drejt dhe me vizionin e ndarë me çdo qytetar”, tha Qamili, duke theksuar se ky është modeli i komunikimit që sjell besim dhe energji të re.
Ai shtoi se qytetarët po e ndjejnë fuqishëm frymën e transformimit.
“Në çdo cep të Tetovës ndjehet entuziazmi për ta vazhduar transformimin e Tetovës! TetOva s’ndalet!!” deklaroi Albi Qamili.
Lajme
Afrim Tanallari përflitet si ministër i ardhshëm i Ekologjisë nga radhët e VLEN-it
Krahas disa emrave, këto ditë në opinionin publik ka filluar të qarkullojë emri i Afrim Tanallarit, si një nga kandidatët e mundshëm për postin e ministrit të Ekologjisë nga radhët e koalicionit VLEN.
Tanallari vjen nga dega e Sarajit dhe njihet si një figurë e respektuar në qarqet mediatike dhe intelektuale.
Ai ka një përvojë të gjatë në gazetari, ku për vite me radhë ka kontribuar në media të ndryshme, duke trajtuar tema politike, shoqërore dhe mjedisore me profesionalizëm dhe qasje analitike.
Emri i Tanallarit po përmendet gjithnjë e më shumë në qarqet politike, ndërsa mbetet të shihet nëse do të jetë pjesë e përbërjes së re qeveritare që pritet të zyrtarizohet së shpejti.
Lajme
Durmishi: Në muajin mars paga minimale do të rritet për 2,000 denarë
Paga minimale në muajin mars 2026 do të rritet rreth 2,000 denarë tha Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi
Ndërkaq, nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë vazhdojnë të qëndrojnë në kërkesën për arritjen në 500 euro paga minimale. Aktualisht, në vend paga minimale është 24, 379 denarë neto në muaj.
Lajme
Zërat se VLEN-it do t’i merret Shëndetësia, Aliu: Nuk kam lindur dhe nuk do të vdes si ministër!
Sa i përket zërave se Ministria e Shëndetësisë se kjo ministri do t’i merret VLEN-it dhe do t’i takojë një partner tjetër të koalicionit, Aliu tha se pozicioni i tij është politik dhe se mund të ketë ndryshime.
Aliu tha se ai është person që nuk merret me këtë punë dhe se dëshiron deri në momentin kur është në një pozicion dëshiron të mbahet mend për punën që ka bërë.
“Profesioni im bazë nuk është ministër, nuk kam lindur si ministër dhe nuk do të vdes…jam formuar si profesionist në fushën teme, dhe kjo pjesë është irrelevante për mua”, deklaroi Aliu në emisionin “Debat në Shenja”.
Ai tha se partitë politike do të ulen dhe do të bisedojnë për riorganizimin apo ristrukturimin e cilësisë së dikasterit dhe personit që menaxhon me atë dikaster.
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle1 year agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme1 year agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme2 years agoJa kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme2 years agoKSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare
