Connect with us

Lajme

Fshatrat mbesin pa mjekë amë, mbi gjysma e ambulancave rurale janë të zbrazura

Në zonat rurale mungojnë mjekët amë. Nga 96 ambulanca të planifikuara me mjekë familjarë ruralë, funksionale janë vetëm 44, dhe të zbrazëta 52, që do të thotë mbi 50 për qind, gjë që është alarm për masa të menjëhershme. Nga Fondi për Sigurim Shëndetësor, paralajmëruan ndryshim të rregullave dhe mundësi për financim më të madh për të tërhequr mjekë të rinj që do të punonin jashtë qyteteve.

“Edhe në këtë drejtim duam ta ndryshojmë rregulloren që e rregullon këtë punë, të sigurojmë liberalizim të mëtejshëm të kushteve për mjekët familjarë ruralë dhe të shohim cilat janë pengesat që u pamundësojnë mjekëve të rinj të fillojnë të punojnë si mjekë familjarë ruralë”, tha Klekovski.

Sipas Klekovskit, zgjidhja do të kërkohet përmes një procesi konsultativ, d.m.th. të gjithë të interesuarit, por edhe mjekët ekzistues familjarë deri më 01 nëntor 2025 në adresën e-mail ruralno@fzo.org.mk të dorëzojnë propozimet e tyre se si të zgjidhet problemi. Sipas kreut të FSHM-së, përveç problemit me mjekët amë në fshatra, mungesë e madhe ka edhe te mjekët familjarë në vendet jo-rurale.

“Shumë shpejt do të duhet të mendojmë jo vetëm për mjekët amë ruralë, por edhe për vendet e vogla që nuk janë të përcaktuara si rurale. Ja, në Resnjë kanë mbetur vetëm tre mjekë familjarë. Struktura demografike dhe mosha e mjekëve familjarë është jashtëzakonisht e keqe dhe brenda 10 deri në 15 vjet do të kemi krizë serioze në mbulueshmëri”, tha Klekovski. (Tv21)

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Unioni i Shoqatave Shqiptare në Mërgim shpërndan 6 mijë litra ujë për banorët e Gostivarit

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim ka realizuar sot një aksion humanitar për shpërndarjen e ujit të pijshëm për banorët e komunës së Gostivarit, në kushte të mungesës së ujit.

Gjatë aksionit u shpërndanë 6 mijë litra ujë, të paketuar në 600 bidonë, në afërsi të tregut të madh të qytetit, me synimin që ndihma të arrijë edhe te banorët e lagjeve më të largëta.

Në kumtesën e Unionit thuhet se aksioni nuk synon ta zgjidhë problemin me furnizimin me ujë, por të ofrojë mbështetje për qytetarët në këtë situatë.

“Jemi të vetëdijshëm se me këtë aksion nuk do ta zgjidhim problemin me ujin në Gostivar, por dëshmojmë se jemi krah i Gostivarit dhe i vëllezërve tanë në këto ditë të vështira të mungesës së ujit për pije”, thuhet në kumtesën e Unionit.

Unioni falënderoi ekipin, shoqatat anëtare, vullnetarët dhe donatorët që kontribuan në realizimin e aksionit.

Continue Reading

Lajme

6 ditë pas stuhisë, Shkupi ende i mbuluar nga pemët rrëzuara

Ndonëse sot është dita e gjashtë prej kur Shkupi u përfshi nga një stuhi e fuqishme me erë prej 130 km/h, autoritetet komunale ende nuk kanë arritur të mënjanojnë dëmet. Nëpër rrugë e parqe gjithandej, pemët dhe degët e thyera vazhdojnë të pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarë.

Komunat më të goditura nga stuhia ishin Karposhi, Çairi, Aerodromi dhe Qendra. Alsat vizitoi edhe sot disa parqe dhe rrugë të Çairit. Në shumë vende përsëri hasëm në degë të thyera. Disa prej tyre ishin grumbulluar në një vend, e të tjera ishin ashtu si kanë mbetur nga dita e martë.

“Ndonëse kanë kaluar gati një javë që nga dita kur stuhi e fuqishme goditi Qytetin e Shkupit, gjithandej nëpër bulevarde dhe parqe shohim se degët nga drunjtë e thyer ende kanë mbetur të pa pastruara”, raporton Zekirija Haxhiu, gazetar.

Drunjtë e rrëzuar dhe degët e thyera, nga stuhia lanë pas vetes shumë vetura e oborre të dëmtuara. Dhjetëra qytetarë nga komuna të ndryshme, kanë paraqitur dëmet tek autoritetet lokale dhe presin komisionet që të bëjnë vlerësimin e tyre.

Continue Reading

Lajme

Bastisje në Shkup, arrestohet një 23-vjeçar nga fshati Brezë

Një 23-vjeçar nga fshati Brezë i Shkupit është arrestuar pasi gjatë një bastisjeje në shtëpinë dhe objektet e tij ndihmëse është gjetur një sasi e konsiderueshme kokaine.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, bastisja është kryer nga zyrtarët e Njësisë për Luftimin e Trafikimit të Paligjshëm në bashkëpunim me Njësinë e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup.

“Personi S.B. (23) është privuar nga liria në Stacionin Policor Gazi Babë sipas nenit 215 të Kodit Penal dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 hours ago

Unioni i Shoqatave Shqiptare në Mërgim shpërndan 6 mijë litra ujë për banorët e Gostivarit

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim ka realizuar sot një aksion humanitar për shpërndarjen e ujit të pijshëm...

Lajme2 hours ago

6 ditë pas stuhisë, Shkupi ende i mbuluar nga pemët rrëzuara

Ndonëse sot është dita e gjashtë prej kur Shkupi u përfshi nga një stuhi e fuqishme me erë prej 130...

Lajme2 hours ago

Bastisje në Shkup, arrestohet një 23-vjeçar nga fshati Brezë

Një 23-vjeçar nga fshati Brezë i Shkupit është arrestuar pasi gjatë një bastisjeje në shtëpinë dhe objektet e tij ndihmëse...

Lajme2 hours ago

Burri nga Shkupi “ankohet” në polici se e ka rrahur gruaja

MPB njofton se më 25.07.2026, në orën 10:30, në SPB Shkup, një 42-vjeçar nga Shkupi denoncoi se në shtëpinë familjare,...

Lifestyle5 hours ago

Gjon Karrica – Lugati publikon versionin e ri të këngës “Larg teje”

Gjon Karrica është rikthyer në skenën muzikore me një projekt të ri, duke sjellë një ripërpunim të këngës së njohur...

Lajme8 hours ago

Mickoski: Kemi çmimet e naftës më të ulëta në rajon

“Ndjekim situatën me naftën. Ne ende jemi vend, i cili është me çmimet më të ulëta në rajon kur bëhet...

Lajme8 hours ago

Bilall Kasami promovon rrugën e re në lagjen “Dardania”: Infrastrukturë moderne për banorët

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se është promovuar rruga e re në lagjen “Dardania”,...

Lajme8 hours ago

Zjarri në Parkun e Gazi Babës, nën kontroll

Zjarri që përfshiu Parkun e Gazi Babës është vënë nën kontroll, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Sipas drejtorit...

Lajme8 hours ago

JASHTË NORMALES: 24 vjeçari nga Shkupi tërhoqi zvarrë nënën me automjetin e tij

Më 25.07.2026, në orën 20:30, në një fshat të Komunës së Petrovecit në Maqedoninë e Veriut nëpunës policorë të SPB...

Lajme8 hours ago

Ohri dhe Struga strehë nga i nxehti, turistët ankohen për çmimet

Shpëtimi i vetëm nga moti i nxehtë këtë verë janë plazhet në Strugë dhe Ohër. Gastronomët shpresojnë që moti i...

Trending