Lajme
Ali Ahmeti: Në Tetovë, Strugë, Çair s’mundet kryetari të zgjidhet me votat e një komuniteti tjetër
Në tubimin e Aleancës për Integrim në Bogovinë, lideri i AKI-së, Ali Ahmeti, foli për ndikimin e Kristijan Mickovskit në komunat me shumicë shqiptare. Ahmeti theksoi se në Strugë, Tetovë dhe Çair kandidatët janë të mbështetur nga Mickovski dhe se ai është shumë i angazhuar në këto zona.
“Kristian Mickovski mbështet kandidatët e pavarur, në Strugë, kandidati është i Kristianit, në Tetovë është i Kristianit, në Çair është i Kristianit. Ma shumë Kristiani punon se ata vet”, tha Ahmeti.
Ai paralajmëroi qytetarët të votojnë sipas bindjeve të tyre, por u shpreh qartë kundër partisë VLEN: “Si mundet që të zgjidhet kryetari i komunës së Tetovës që votat dhe vullneti të jetë i një komuniteti tjetër”, tha Ahmeti.
Ali Ahmeti bëri thirrje për unitet dhe përkushtim në mbrojtjen e interesave shqiptare dhe theksoi rëndësinë e zgjedhjeve lokale si një hap drejt zhvillimit dhe përparimit të komuniteteve shqiptare në Maqedoni.
Lajme
Në Qafë Thanë ndalohet hyrja e 26 tonëve kofsha pule të ngrira nga Brazili
Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në pikën kufitare Qafë Thanë, kanë ndaluar importin e mbi 26 tonëve kofsha pule të ngrira pa kockë, për shkak të mosplotësimit të kushteve për import, përcjell INA.
Ngarkesa me 2.167 paketime nga 12 kilogramë mish pule të ngrirë, pas Vendimit për ndalim importi të marrë nga veterinerët zyrtarë të AUV-së, është kthyer në vendin eksportues – Brazil.
Ndalimi i importit është shqiptuar pasi ngarkesa ka qenë në kundërshtim me vendimin për ndalim të importit të kafshëve të gjalla, produkteve dhe nënprodukteve me origjinë shtazore nga Brazili, me qëllim mbrojtjen nga futja e virusit të influencës aviare me patogjenitet të lartë (gripi i shpendëve). Sipas këtij vendimi, ndalohet importi i ngarkesave që rrjedhin nga kafshë të therura, të ngarkuara dhe të certifikuara para datës 1 gusht 2025.(INA)
Lajme
Mbrëmë ka shpërthyer një zjarr i madh në një magazinë në Shkup
Mbrëmë ka shpërthyer një zjarr i madh në një magazinë brenda kompleksit industrial “Makstil” në Shkup.
Mbrëmë zjarri përfshiu zonën e kompleksit industrial “Makstil”, ku u dogj plotësisht një magazinë që përdorej për përpunimin e drurit,
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe në kohë të ekipeve të Brigadës së Mbrojtjes Kundër Zjarrit të Qytetit të Shkupit, zjarri u vu nën kontroll dhe nuk u përhap në objektet e tjera të kompleksit.
Për momentin nuk ka informacione për persona të lënduar, as për shkaqet e shpërthimit të zjarrit. Në terren ndërhynë disa ekipe zjarrfikëse, të cilat u angazhuan për të frenuar flakët dhe për të parandaluar dëme më të mëdha materiale.
Shërbimet kompetente po kryejnë inspektim në vendngjarje.
Lajme
Fëmija i rrahur në Saraj përfundon me thyrje të hundës, lëndime në kokë dhe lëndime në trup
Një ngjarje e dhimbshme ka tronditur opinionin publik, pas pamjeve të dhunshme të goditjeve brutale të një fëmije nga bashkëmoshatarët e tij, pas një rrahjeje në grup në oborrin e një shkolle fillore në Saraj të Shkupit, përcjell INA.
Sipas Prokurorisë Themelore Publike, dy fëmijë 14-vjeçarë u sulmuan me grushte dhe shqelma nga një grup të miturish tjerë të moshave 14, 15 por edhe 13 vjeç, në momentin kur po largoheshin nga shkolla.
Si pasojë e dhunës, njëri prej tyre pësoi lëndime të rënda, përfshirë goditje serioze në kokë dhe tru, thyerje të hundës si dhe hematoma në trup, ndërsa fëmija tjetër pësoi me lëndime më të lehta. Pamjet e rënda vërshuan rrjetet sociale.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të thellë edhe te nxënësit e tjerë që ndodheshin në oborrin e shkollës, duke rikthyer në vëmendje problemin e dhunës mes të miturve dhe pasojat e rënda që ajo mund të lërë mbi fëmijët dhe familjet e tyre.
Prokuroria ka nisur procedurë ndaj pesë të miturve dhe ka kërkuar masa mbrojtëse, me qëllim mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin e dhunës së mëtejshme.(INA)
-
Lajme3 weeks agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme2 weeks agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
