Lajme
Bujar Osmani: 19 tetori është dita kur Çairi do të çlirohet pas 20 vitesh
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, sonte në fjalimin e tij theksoi rëndësinë historike të 19 tetorit, duke e quajtur atë “dita e transformimit politik” dhe një pikë kthese që do të përcaktojë të ardhmen e komunës, të shtetit dhe të kombit.
“19 tetori do të mbetet i shënuar në histori si dita që përcaktoi drejtimin e shtetit, të kombit dhe të komunës sonë,” deklaroi Osmani, duke theksuar se çdo qytetar ka përgjegjësi të japë kontributin e vet në këtë proces ndryshimi.
Ai theksoi se zgjedhjet e 19 tetorit nuk janë një votim i zakonshëm, por një detyrë morale dhe njerëzore ndaj Çairit dhe banorëve të tij.
“Me një dalje në zgjedhje mund të sigurojmë katër fitore të mëdha, fitore që do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, të familjeve, të komunës sonë dhe të shtetit që të gjithë e duam,” shtoi Osmani.
Osmani kritikoi ashpër strukturën aktuale drejtuese të komunës, duke e përshkruar si një oligarki që sundon nga jashtë dhe pasurohet në kurriz të qytetarëve, duke ua marrë ujin, trotuaret, rrugët, frymën dhe ajrin.
“Çairi prej 20 vitesh është i robëruar nga ata që e mbytën komunën dhe nuk e lejuan të marrë frymë. Komuna, nga një shërbim për qytetarët, është shndërruar në një instrument të një klikë që u pasurua në kurriz të tyre,” tha Osmani.
Në fjalimin e tij, Osmani iu referua edhe pakënaqësisë qytetare, duke e përshkruar atë si “ndjenjë masive frustrimi dhe kryengritjeje,” të cilën, siç tha, e ka parë nga afër gjatë takimeve të rregullta me qytetarët e Çairit që kërkojnë ndryshim.
“Kjo është një mision i transformimit politik, i cili më 19 tetor do të hapë një kapitull të ri, një epokë të re për Çairin tonë. Për një Çair që nuk do të lejojmë më të jetë komuna më e paorganizuar në qytetin e Shkupit,” theksoi Osmani.
Lajme
E dhimbshme, tifoz i Fenerbahçes ndërron jetë gjatë ndeshjes
Një tifoz i Fenerbahçes, Yaşar Gerçek, ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes pas një sulmi në zemër.
Klubi e ka konfirmuar lajmin me dhimbje, duke shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe gjithë komunitetin e Fenerbahçes.
Në të njëjtën ndeshje, Fenerbahçe u mposht në shtëpi nga Beşiktaşi me rezultat 2-1.
Lajme
Skandal në Tetovë! I akuzuari pengoi mjekët teksa po shpëtonin të lënduarin
Tetovë – Incident gjatë një ndërhyrjeje të Ndihmës së Shpejtë në Tetovë. Një 40-vjeçar nga qyteti është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka penguar ekipin mjekësor teksa po i jepte ndihmë një këmbësori të lënduar në një aksident trafiku.
Ngjarja ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 19:10, në rrugën “Ilinden” në Tetovë.
Sipas denoncimit të bërë në SPB Tetovë nga një punonjës i Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë, gjatë ofrimit të ndihmës mjekësore, R.U. (40) nga Tetova dyshohet se ka prishur rendin dhe qetësinë publike me bërtitje, ngritje zëri dhe sjellje të papërshtatshme ndaj ekipit mjekësor.
Policia e ka shoqëruar personin në stacion dhe ndaj tij është përgatitur parashtresa përkatëse.
Lajme
163 km/h në rrugë ku lejoheshin 80!
Rumuni “fluturon” nëpër Maqedoni, kapet në Tabanoc
Shpejtësi marramendëse në autostradën A1! Një shtetas rumun është ndaluar nga policia pasi është kapur duke drejtuar automjetin me 163 kilometra në orë, në një pjesë të rrugës ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte vetëm 80 km/h.
Ngjarja ka ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 06:30, në autostradën A1, pranë Demir Kapisë.
Sipas policisë, 49-vjeçari H.V.S. nga Rumania po drejtonte një automjet tip Audi, me targa rumune, kur sistemi i mbikëqyrjes “Qyteti i Sigurt” regjistroi shkeljen.
Ai u identifikua si person që dyshohet se ka kryer veprën penale “drejtim i pamatur i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Rreth orës 11:20, kur automjeti po dilte nga vendi përmes pikës kufitare Tabanoc, policia e ndaloi dhe e arrestoi shtetasin rumun.
Ai u dërgua në Stacionin Policor të Negotinës për procedurë të mëtejshme, ndërsa ndaj tij pritet të ngrihet kallëzim penal përkatës.
Nga 80 në 163 km/h – më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar!
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
