Lajme
Dauti: AKI klubi i hipokrizisë, doktori dhe “pacienti” në të njëjtën sallë!
Zëvëndësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka përshkruar tubimin e mbrëmshëm të AKI-së në Kumanovë, me çka i ka cilësuar ai klub hipokritësh prezencën e Taravarit dhe Ali Ahmetit në të njëjtën sallë.
“Sa të neveritshme ishin vargjet e doktorit drejtuar liderit që e kishte shpallur “pacient”. E elozhet e alamet deputetit, apo ndryshe si njihet si “djali babit”, që hedhnin akuza pa karar ndaj Ali Ahmetit, e mbremë lavdet i thurrni po në formën e njëjtë pa hesap. Kjo të quhet hipokrizi është pak, të quhet pafytyrësi është përshkrim adekuat. Ata e kanë humbur turpin, ne e kemi humbur durimin prandaj mezi po presim që më 19 tetor t’i dëbojmë edhe nga pushteti lokal!“, ka shkruar zëvëndësdrejtori, Mustafa Dauti.
Ai tutje ka shtuar që VLEN-i ka dëshmuar rezultate të prekshme për vetëm një vit e gjysmë qeverisje. Në këtë drejtim, Dauti thotë se BDI ka qeverisur me gjithkënd dhe ka dëmtuar shqiptarët.
„22 vite janë shumë. Mjaft për të parë se kush ka punuar për qytetarin dhe kush ka punuar për karrigen e pasurimin familjar e klanor. Sot, të njëjtët që kanë qenë në pushtet me çdo qeveri majtas apo djathtas, VMRO e LSDM përpiqen të paraqiten si mbrojtës të “kauzës shqiptare”. Por populli nuk mashtrohet më. BDI është parti shqiptare që ka qeverisur me VMRO-në Grueviste në kohën kur shqiptarët shfrytëzoheshin mish për top“, ka përfunduar zëvëndësdrejtori, Dauti.
Lajme
Fetai: Nesër takohemi me Mickoskin! Sali do të propozohet për zv/kryeministër, Ministria e Ambientit i mbetet LD-së së Mexhiti
Arben Fetai nga VLEN thotë se koalicioni ka dakordim që Bekim Sali të emërohet zëvendëskryeministër i parë, si zëvendësim i Izet Mexhitit, i cili tashmë ka marrë funksionin e kryetarit të komunës së Çairit, përcjell TV21. Fetai tha se Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i mbetet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit.
“Tani Izet Mexhiti dhe Lëvizja Demokratike do të propozojnë sigurisht edh enjë emër për ministër të Mjedisit. Dhe besoj brenda kësaj jave, nesër më së largu, do të ulemi me kryeministrin si mandatar dhe do i shtrojmë këto çështje, të gjejmë një zgjidhje në bazë të asaj që është dakorduar si partnerë të koalicionit”, shtoi mes tjerash Fetai. /tv21.tv
Lajme
Feti Abazi zyrtarisht merr detyrën e Kryetarit të komunës së Bogovinës
Sot, në një atmosferë solemne dhe plot emocion, Feti Abazi ka pranuar zyrtarisht detyrën si Kryetar i Komunës së Bogovinës. Në fjalën e tij të parë pas marrjes së mandatit, Abazi theksoi se ky moment është një rikthim mes njerëzve dhe mjedisit nga i cili vjen, për të vazhduar misionin e shërbimit publik me përulësi dhe nder.
“Komuna e Bogovinës ka qenë vendi ku kam mësuar se shërbimi publik nuk është vetëm një punë e zakonshme, por një mision dhe obligim i përditshëm për të përmirësuar jetën e njerëzve,” deklaroi ai.
Kryetari i ri i Bogovinës theksoi se do të punojë çdo ditë me përkushtim, dashuri dhe vizion për qytetarët, duke u zotuar se do ta çojë përpara komunën me energji të re dhe entuziazëm.

“Ky është premtimi ynë ndaj jush – ta kthejmë komunën në punë. Ju më keni dhënë një besim të madh, dhe askush nuk guxon ta nëpërkëmbë këtë besim, duke filluar nga unë i pari,” shtoi Abazi.
Ai u shpreh i bindur se përpara komunës qëndron një periudhë e re zhvillimi dhe përparimi, e cila do të përballet me shumë sfida, por edhe me mundësi të mëdha për ndryshim.
“Nga sot fillon koha jonë – koha e gjeneratës së re,” përfundoi Feti Abazi, duke u bërë thirrje qytetarëve që bashkërisht t’i kthehen punës për të mirën e komunës së Bogovinës.
https://www.facebook.com/share/p/1Cd3eeVR8q/
Lajme
Grabitje me armë në Prishtinë, Kolumbianes i merren 10 mijë euro
Një rast i rëndë grabitjeje është raportuar mbrëmjen e së hënës në kryeqytet. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur dje, në intervalin kohor 20:00–20:40, në rrugën “Halil Alidemaj” në Prishtinë.
Viktima, shtetasja kolumbiane A. J. Z.O., rreth 26-vjeçare, ka raportuar se është grabitur nën kërcënimin e armës së zjarrit nga tre persona të panjohur, të cilët, sipas saj, kanë vepruar pa maska. Ajo ka deklaruar se autorët i kanë marrë shumën prej 10 mijë eurosh.
Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet patrulluese, hetuesit e rajonit të Prishtinës, Njësia e Hetimeve të Krimeve të Rënda (NJHP) si dhe forenzika rajonale, për sigurimin e provave materiale dhe gjurmëve të mundshme.
Rasti është konfirmuar për Prokurorin Kujdestar të Krimeve të Rënda dhe është iniciuar hetimi për veprën penale “Grabitje”. Hetimet janë në zhvillim dhe policia po punon në identifikimin e autorëve.
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle1 year agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme1 year agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme2 years agoJa kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme2 years agoKSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare
