Lajme
Albi Qamili bëhet njeriu i dytë në Tetovë, Bilall Kasami e emëron zëvendës Kryetar
Albi Qamili do të jetë Zëvendës Kryetar i Komunës së Tetovës, me vendim të kryetarit Bilall Kasami, i cili sot edhe zyrtarisht e nënshkroi këtë vendim.
Kasami para mediave tha se Albi Qamili do të jetë një krah i fuqishëm i tij për realizimin e projekteve në të mirë të qytetarëve. Ai gjithashtu theksoi se Qamili ka qenë një ndër aktivistët për të spikatur të rinisë tetovare, i cili ka kontribuar për ndryshimet në Tetovë.
“Albi Qamili është ndër aktivistët më të spikatur të rinisë tetovare, i cili ka dhënë kontribut të rëndësishëm për ndryshimet që kanë ndodhur në Komunën e Tetovës. Për mua si kryetar, duke pasur angazhimet edhe jashtë Komunës së Tetovës, do të jetë një krah i fuqishëm dhe lehtësim, që qytetarëve t’iu shërbejmë pa vonesa dhe pengesa. Besoj që Albi Qamili do të jetë krah i fuqishëm në drejtim të realizimit të projekteve në të mirë të qytetarëve të Tetovës”, tha Kasami.
Ndërsa zv.kryetari i ri Albi Qamili, tha se këtë detyrë do ta kryejë me përgjegjësi, duke pasur parasysh besimin dhe pritshmëritë e qytetarëve.
“Po e marr këtë detyrë me shumë përgjegjësi dhe mirënjohje. Vërtetë është kënaqësi të jesh i dyti aty ku Bilall Kasami është i pari. Unë ju siguroj se këtë detyrë do ta kryej me përgjegjësi, duke pasur në mendje besimin tuaj, pritshmëritë dhe prioritetet tuaja dhe platformën tonë fituese për Kapitullin e Dytë për zhvillimin e Tetovës”.
“Kam kënaqësinë që do të kem rastin të kontribuoj për një Tetovë edhe më të mirë, edhe më të zhvilluar, më të pastër dhe më funksionale, edhe si këshilltar, por tashmë edhe si Zëvendës Kryetar i Komunës. Transformimi i Tetovës, që filloi para katër vitesh me Bilall Kasamin në krye, duhet të vazhdojë edhe më fuqishëm në mandatin e dytë të kryetarit
Lajme
Vrasja në Duqanxhik të Shkupit, MPB jep detaje
Dy sulmues me motoçikletë hapën zjarr ndaj një grupi prej pesë banorësh të Shkupit, duke goditur 26-vjeçarin A.M., i cili më vonë ndërroi jetë në spital nga plagët e marra.
Të shtënat u raportuan më 6 shtator rreth orës 23:30, pranë kryqëzimit të rrugëve “Prohor Pcinski” dhe Vojdan Çernodrinski” në Shkup.
Nga MPB thonë se D.G. (29), A.Xh. (24), K.B. (36), E.B. (25) dhe A.M. (26), të gjithë nga Shkupi, po qëndronin para një dritareje biznesi në atë moment.
Një një motoçikletë që ishin dy persona ndaloi përpara tyre, pas së cilës u qëllua me armë zjarri ndaj grupit. Sulmuesit ikën menjëherë.
Një nga plumbat goditi A.M., i cili u dërgua me ambulancë në Kompleksin e Klinikës Nënë Tereza, ku dhe ndërroi jetë.
Nga policia ende nuk kanë njoftuar për identitetin e sulmuesve, dhe arsyet incidentit.
Lajme
Një 27-vjeçar nga Maqedonia qëllohet për vdekje në Berlin, autorët në arrati
Në orët e para të mëngjesit të së hënës, në rrugën Sonnenallee në Neukölln në Berlin të Gjermanisë u qëllua për vdekje një 27 vjeçar nga Maqedonia e Veriut, raportuan mediat gjermane.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 02:40 në kryqëzimin e rrugëve Planetenstraße dhe Sonnenallee, ndërsa i vdekur mbeti një shtetas i Maqedonisë së Veriut i moshës 27 vjeçare.
Lajme
Përparim Bajrami në arrati, Gjykata vendosi ta gjykojë në mungesë
Për shkak se i akuzuari Përparim Bajrami vazhdon të jetë i pakapshëm për organet e përndjekjes, Gjykata vendosi që ta gjykojë në mungesë.
Familjarët e ish drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Bajrami, kanë angazhuar Avokatin Elenko Millanov, i cili dorëzoi te gjyqtarja listën me prova. Bajrami është i akuzuari i parë. /Alsat.mk
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
