Lajme
Meidani me rastin e 28 Nëntorit: Kombet që harrojnë sakrificën dhe historinë, e humbin dinjitetin dhe rrugën
Ambasada e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, me rastin e 28 Nëntorit, ka organizuar një ngjarje solemne, në të cilën ka pasur të ftuar të ndryshëm. Fjalim në këtë organizim mbajti ambasadori shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani.
Ai tha se nuk duhet të harrohet sakrifica dhe e kaluara, pasi sipas tij, një komb që e harron sakrificën dhe historinë, e humb dinjitetin dhe rrugën.
Ai foli edhe për shqiptarët e Maqedonisë, për të cilët tha se ata shkëlqejnë në çdo fushë.
“Më 28 Nëntor 1912 lindi Shqipëria e pavarur dhe atë ditë kur flamuri u valvit në Vlorë, lindi politikisht një shtet i një populli të lashtë sa vetë koha. Lindi një shtet që nuk do të shuhet kurrë. 29 Nëntori është dita kur Shqipëria u lirua nga pushtimi nazi-fashist. Këto dy data flasin për një popull që kurrë nuk pranoi të përkulet. Ne sot jemi këtu, sepse dikush dikur besoi, sakrifikoi dhe u flijua që ne sot të ecim ballëlartë”.
“Shqiptarët kanë aspiruar dinjitet, arsim, barazi dhe liri qytetare. Shqiptarët në RMV sot shkëlqejnë në kulturë, diplomaci, art, sport dhe kudo. Ata janë shpresë dhe progres. Popujt që harrojnë sakrificën, humbasin dinjitetin. Kombet që humbasin kujtesën, humbasin rrugën. Ne jemi këtu pasi besojmë se e ardhmja ndërtohet mbi vlera evropiane, pasi besojmë se kur nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, tha Meidani.
“Jetojmë në një rajon që e ka paguar çmimin e ndasive të konfliktit të frikës, Por besoj që Shqipëria dhe RMV po punojmë për të ndërtuar model të ri, model të fqinjësisë, të bashkëpunimit dhe vizionit evropian. Evropa nuk është stacion ku mbërrin, duke numëruar trenat që shkojnë e vijnë. Integrimi evropian nuk është ftesë për privilegj, por betim për përgjegjësi, reformë, transparencë dhe ligj”, tha Meidani.
Lajme
Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës
Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndija, njofton klubi kuqezi.
Pas përfundimit të angazhimit të Ardian Cuculit në pozitën e Drejtorit Sportiv, mbyllet një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij të gjatë me klubin kuqezi.
Ish-kapiteni dhe një prej emrave që ka dhënë kontribut të madh për Shkëndijën në periudha të ndryshme, Cuculi përfundoi karrierën e tij si futbollist pikërisht me ngjyrat kuqezi, për të vazhduar më pas për tre vite në pozitën e Drejtorit Sportiv, duke qenë pjesë e sukseseve historike.
Klubi tetovar e falënderon Ardian Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë viteve në Shkëndijë, duke i uruar shëndet, suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen.
Lajme
DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe
Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit është gati.
Në mesazhe përfshihet një link, i cili mund të përdoret për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe bankare.
Nga DAP-i apelojnë qytetarët të mos e hapin linkun dhe të mos vendosin të dhëna të ndjeshme.
Të gjitha informacionet duhet të kontrollohen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare të DAP-it dhe ueb-faqes ujp.gov.mk.
Qytetarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i paralajmërojnë edhe të afërmit e tyre për mashtrimin e mundshëm.
Lajme
Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkupi
Më 24.08.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, E.Z. (30) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.08.2026 rreth orës 18:15, derisa ajo dhe fëmijët e saj ndodheshin në ashensorin e një ndërtese banimi në territorin e Radishanit, dera e ashensorit papritmas është hapur dhe mbyllur,.
Nga hapja e mbyllja e shpesh vajza trevjeçare është tërhequr dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum Ohridski” në Shkup.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./ZYRTARE.net
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
