Lajme
Djali i kryeministrit Mickoski ndër fëmijët e helmuar më rëndë në shkollën “Dimo Haxhi Dimov”
Djali i vogël i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, Antonij, është ndër nxënësit më të prekur nga helmimi që ka ndodhur në shkollën fillore “Dimo Haxhi Dimov” në lagjen Vllar të Shkupit, raporton NetPress. Sipas informacioneve, ai është i shtruar në spital prej dy ditësh me simptoma helmimi dhe temperaturë të lartë. Aktualisht, gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe në përmirësim.
Eti Promo 2025
Pas njoftimeve të para në mëngjes se një numër i madh nxënësish kishin paraqitur dhimbje stomaku, shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) dhe Qendrën e Shëndetit Publik, kanë filluar një kontroll të jashtëzakonshëm në kuzhinën e shkollës. Kuzhina është mbyllur përkohësisht deri në përcaktimin e burimit të mundshëm të helmimit.
Sipas protokollit kombëtar, po kryhet hetimi epidemiologjik dhe janë marrë mostra nga ushqimi, sipërfaqet e punës, enët dhe pajisjet për testime laboratorike. AUV njoftoi se pas përfundimit të kontrolleve, opinioni do të informohet për rezultatet dhe masat e marra.
Një ekip i përbërë nga një teknik dhe një epidemiolog nga ISHP vazhdon të qëndrojë në terren në shkollën “Dimo Haxhi Dimov”. Drejtoresha e ISHP, Marija Andonovska, tha se janë marrë brisqe nga duart, hunda dhe fyti i punonjësve të kuzhinës, si dhe brisqe nga sipërfaqet e punës. Janë marrë gjithashtu mostra nga ushqimi që kanë konsumuar nxënësit dhe, me këmbënguljen e Institutit, janë marrë edhe mostra të ujit.
“Jam në komunikim të vazhdueshëm me ekipin në terren. Ata ende nuk janë kthyer për të dhënë informacion më të detajuar, por të gjitha protokollet janë zbatuar menjëherë. Janë marrë mostra nga çdo element me interes – brisqe nga personeli i kuzhinës, nga duart, fyti dhe hunda, si dhe nga sipërfaqet e punës dhe ushqimi i konsumuar nga fëmijët. Me kërkesën tonë, janë marrë edhe mostra të ujit”, deklaroi Andonovska.
Institucionet njoftojnë se rezultatet zyrtare do të publikohen pas përfundimit të analizave.
Lajme
Ali Ahmeti në mbështetje të Arkin Jahijit: Bërvenica meriton më shumë
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, së bashku me përfaqësues të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), ka zhvilluar një takim me qytetarët në Gurguricë, ku është prezantuar programi i kandidatit të tyre për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji.
Ahmeti theksoi se Bërvenica meriton përfaqësim të përgjegjshëm dhe zhvillim, ndërsa shprehu bindjen se Jahiji përfaqëson alternativën që do t’u mundësojë qytetarëve të vendosin vetë për të ardhmen e komunës.
“Sonte, së bashku me përfaqësuesit e Aleancës Kombëtare për Integrim, në Gurguricë, takuam qytetarët për të bashkëbiseduar mbi vizionin tonë për Bërvenicën dhe për të prezantuar programin e kandidatit tonë për kryetar komune, z. Arkin Jahiji.
Bërvenica meriton përfaqësim dinjitoz, të denjë dhe të përgjegjshëm. Gurgurica dhe çdo vendbanim i komunës meritojnë një kryetar që i përfaqëson interesat e qytetarëve, që nuk luan me fatin e tyre, që nuk e dorëzon Bërvenicën te të tjerët dhe që nuk e tjetërson vullnetin e qytetarëve, ashtu siç ndodhi para një viti.
Jam i bindur se qytetarët e Bërvenicës e dinë se ku qëndron alternativa e dinjitetshme dhe premtuese. Ajo është te Arkin Jahiji, te vizioni i tij dhe te përkushtimi për një Bërvenicë që vendos vetë për të ardhmen e saj.
Bërvenica meriton dinjitet, përfaqësim dhe zhvillim!
Arkin Jahiji, kryetar i Bërvenicës!”, ka shkruar Ahmeti.
Lajme
Kasami dhe Mexhiti vizitojnë shtabin e Jakup Huseinit në Çellopek: Edhe 7 ditë deri te ndryshimi
Dy bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë vizituar sonte shtabin e kandidatit për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, në Çellopek. Pas vizitës në shtab, ata kanë vijuar me kafe dhe bashkëbisedim me banorët e fshatit.
Huseini ka ndarë pamje nga takimi, duke theksuar mbështetjen që po merr në prag të zgjedhjeve lokale të 18 tetorit, nga të cilat e ndajnë edhe vetëm një javë.
“Bashkë për Bërvenicën, me numrin 4! Edhe 7 ditë deri te NDRYSHIMI!”, ka shkruar Huseini në statusin e tij.
Lajme
Tragjedi në Gjilan: Babai e vret djalin!
Një vrasje e rëndë ka ndodhur të dielën në fshatin Pogragjë të Komunës së Gjilanit, këtë e ka konfirmuar edhe Policia.
Siç mëson Gazeta Nacionale nga burime të sigurta, babai e ka vrarë djalin e tij.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka njoftuar se rreth orës 19:30 janë pranuar informacione për të shtëna me armë zjarri.
Si pasojë e të shtënave, një person i lindur në vitin 1997 ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
