Connect with us

Lajme

Ulen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë njofton se është bërë ulja e çmimeve të naftës për 1,08% në Maqedoni.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, ulen për 2,00 denarë/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V), të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë.
Nga data 19.12.2025, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 71.00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 73.00 (denarë/litër)
EURODIESL BS (D-E V) do të shitet për 66.50 (denarë/litër)
Vaj ekstra i lehtë për karburant 1 (EL-1) do të shitet për 65.50 (denarë/litër)
Vaj për ngrohje M-1 NS do të shitet për 32.635 (denarë/kilogram).

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Nga Maqedonia drejt fqinjëve: Toshkovski zbulon destinacionin e barnave ilegale

Një pjesë e barnave të sekuestruara në aksionin kundër kontrabandës ishte destinuar për tregun e Maqedonisë së Veriut, ndërsa pjesa tjetër për tregjet e vendeve fqinje, deklaroi ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.

Sipas tij, hetimi është zhvilluar mbi bazën e veprimeve të mëparshme operative dhe provave të siguruara nga telefonat celularë të sekuestruar, të cilat kanë çuar në zbulimin e grupit të dyshuar kriminal.

Procedurë është ngritur ndaj tetë personave, ndërsa hetimi përfshin dyshime për kontrabandë, mashtrim doganor, ryshfet dhe pastrim parash.

Toshkovski tha se aksioni është realizuar në koordinim me Prokurorinë Publike dhe se hetimet për rastin vazhdojnë.

Continue Reading

Lajme

ASH: VLEN premtoi se ish-ushtarët e UÇK-së nuk do të ndaloheshin më, çfarë ndodhi me atë marrëveshje

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas ndalimit të mbrëmshëm të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Fadil Pushkolli, nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia.

Nga ASH thonë se rasti kërkon një përgjigje të menjëhershme nga koalicioni VLEN, duke rikujtuar premtimet e bëra më herët lidhur me ndalimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në kufijtë e Maqedonisë së Veriut.

“Më 15 mars 2025, Izet Mexhiti deklaronte publikisht se ishte arritur marrëveshje që ish-ushtarët e UÇK-së të mos ndaloheshin më në kufijtë e Maqedonisë së Veriut dhe premtonte një zgjidhje sistemore, ligjore dhe të përhershme. Një çerek shekulli në pushtet dhe në funksione publike, ndërsa Izet Mexhiti ende u flet shqiptarëve me premtime për ‘zgjidhje të përhershme’. Sot, realiteti po dëshmon diçka tjetër”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Partia rikujton edhe rastet e mëparshme të ndalimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, duke përmendur Blerim Ramadanin, i cili u arrestua në korrik të vitit 2024, si dhe Emin Bajramin, i ndaluar në shkurt të vitit 2025.

“Çfarë ndodhi me atë marrëveshje? Sepse ky nuk është rasti i parë. Blerim Ramadani u arrestua në korrik të vitit 2024. Emin Bajrami u ndalua në shkurt të vitit 2025. Sot kemi rastin e Fadil Pushkollit. VLEN duhet t’i tregojë opinionit publik se çfarë vlere kanë premtimet e tyre kur ish-pjesëtarë të UÇK-së vazhdojnë të përballen me fletëarreste të lëshuara nga Serbia në territorin e Maqedonisë së Veriut”, deklarojnë nga ASH.

Nga Aleanca për Shqiptarët kërkojnë nga institucionet kompetente transparencë të plotë për rastin e Pushkollit, respektimin e të drejtave të tij dhe sqarimin e bazës juridike mbi të cilën është bërë ndalimi.

Continue Reading

Lajme

Shembull i ndershmërisë: Strugani gjeti një çantë plot me para, ia dorëzon pronarit!

Një rast ndershmërie ka marrë vëmendje në rajonin e Strugës, pasi Niku nga Veleshta ka gjetur dhe ia ka kthyer pronarit një shumë prej 11 mijë eurosh, shkruan Strugalajm.

Paratë i kishte humbur Denisi nga Labunista, i cili pas rikthimit të shumës ka shprehur publikisht mirënjohjen e tij ndaj Nikut për gjestin e treguar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Denisi e ka falënderuar publikisht Nikun nga Veleshta, duke e cilësuar si një njeri me shpirt të pastër dhe ndërgjegje.

“Faleminderit BOSSI NIKU, ZOTI SHËNDET”, shkruan Denisi në mesazhin e tij të falënderimit.

Rasti është pritur pozitivisht, veçanërisht për faktin se bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme prej 11 mijë eurosh, e cila u rikthye te pronari i saj.((StrugaLajm.com)

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme5 hours ago

Nga Maqedonia drejt fqinjëve: Toshkovski zbulon destinacionin e barnave ilegale

Një pjesë e barnave të sekuestruara në aksionin kundër kontrabandës ishte destinuar për tregun e Maqedonisë së Veriut, ndërsa pjesa...

Lajme5 hours ago

ASH: VLEN premtoi se ish-ushtarët e UÇK-së nuk do të ndaloheshin më, çfarë ndodhi me atë marrëveshje

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas ndalimit të mbrëmshëm të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Fadil Pushkolli, nga autoritetet e Maqedonisë së...

Lajme5 hours ago

Shembull i ndershmërisë: Strugani gjeti një çantë plot me para, ia dorëzon pronarit!

Një rast ndershmërie ka marrë vëmendje në rajonin e Strugës, pasi Niku nga Veleshta ka gjetur dhe ia ka kthyer...

Lajme5 hours ago

Sërish gëzim në Klinikën e Fëmijëve në Shkup! Bajrami i vogël fitoi betejën e vështirë me sëmundjen

Edhe një rast suksesi në Klinikën për Fëmijë në Shkup, përcjell TV21. Zilja e fitores ka kumbuar sërish, këtë herë për Bajramin,...

Lajme5 hours ago

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, Shasivari: Respektimi i vendimit nuk do të thotë pajtim për vendimin

Katërshja në aspektin juridik konsiderohet e pafajshme, tha mes tjerash ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari për vendimin e Gjykatës Speciale...

Lajme5 hours ago

Kasami: Krerët e UÇK-së janë dënuar me dëshmi nga Beogradi

Deklarimet e fundit të ministrit të Drejtësisë të Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, për sa i përket dënimeve të shqiptuara...

Sport1 day ago

Adrian Hadribeaj, krenaria shqiptare e MMA në SHBA, takon Edi Ramën në Michigan: Një ëndërr e madhe për Tiranën

Kampioni shqiptar i MMA-së në SHBA, Adrian Hadribeaj, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një mbrëmjeje me...

Lajme1 day ago

Kryetari i Studeniçanit mban premtimin, sigurohet transporti i organizuar për nxënësit

Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Ejup Abazi, ka njoftuar se nga sot ka nisur zyrtarisht transporti i organizuar dhe i...

Lajme1 day ago

Zgjerohet “Safe City” në Kumanovë | Kamerat e reja do të vendosen në katër lokacione

Monitorimi i komunikacionit në qytetin e Kumanovës do të zgjerohet së shpejti me vendosjen e kamerave të reja nga projekti...

Lajme1 day ago

Gjendet i vdekur një 60-vjeçar në Gostivar, lëndohet rëndë polici gjatë kryerjes së ekspertizës në vendin e ngjarjes

SPB Tetovë njofton se është gjetur i vdekur një 60-vjeçar në stadiumin e fshatit Raven në Gostivar. “Më 21.09.2026 në...

Trending