Connect with us

Sport

Drilon Islami: Kam qenë tifoz i Shkëndijës, kam ardhur për tituj dhe për aventurën europiane

Pasi tashmë zyrtarisht është futbollist i Shkëndijës, mefshori defanziv nga Kosova, Drilon Islami ka folur për herë të parë si kuqezi. 25 vjeçari me bindje ka zgjedhur të pranojë ofertën e Shkëndijës, duke besuar në ecuri pozitive me fanellën kuqezi.

Drilon Islami: “Shkëndija, pasi është një nga klubet më të organizuara shqiptare edhe çdo vit synon titullin kampion dhe pjesëmarrjen në Europë. Këto janë ambiciet e mia dhe kjo është arsyeja pse unë e kam zgjedhur Shkëndijën. Nuk e kisha të vështirë të vendos, aspak.”

…përshtypjet në klub…

Drilon Islami: “Përshtypjet janë shumë të mira, pasi si klub janë shumë të organizuar si në administratë, ashtu edhe në fushë dhe ky është një motiv shtesë për mua që së bashku me klubin t’i arrijmë qëllimet dhe objektivat tona.”

…ecuria evropiane…

Drilon Islami: “Më është dukur shumë e mirë, pasi kanë investim të madh në futbollin e Maqedonisë dhe shqiptari në përgjithësi. Mendoj së është shumë mirë dhe mendoj se çdo vit Shkëndija duhet të jetë në grupet e Ligës së Konferencës dhe për të synuar sa më larg.”

…ke ndjekur ndeshjet evropiane…

Drilon Islami: “Po patjetër, i kam parë ndeshjet dhe i kam shikuar me vëmendje të gjitha duelet e Shkëndijës. I kam ndjekur edhe më herët ndeshjet e Shkëndijës, por këto të Europës tani më shumë, pasi janë motiv shumë i madh për mua për të luajtur së bashku me ekipin që kam ndjekur dhe për të vazhduar edhe më shumë të jemi në garat e Conference League.”

…ke bërë tifo ndeshjet e fundit…

Drilon Islami: “Po, sidomos në ndeshjen e fundit që e keni humbur, e kam shikuar dhe kam qenë tifoz i madh, pasi për mua tani që jam pjesë e Shkëndijës me rëndësi është ecuria e klubit dhe së bashku ti arrijmë objektivat e caktuara.”

…gjysmësezoni pranveror…

Drilon Islami: “Normalisht, kam ardhur në një klub që është shumë i organizuar dhe që dihet që çdo sezon synohet titulli dhe pjesëmarrja në Europë. Unë gjithashtu kam ardhur me objektiva të qarta për tu bërë kampion dhe për ti ndihmuar klubin si në kampionat ashtu edhe në garat europiane.”

…”Ballistët”…

Drilon Islami: “Patjetër, është kënaqësi të luaj para tifozëve të flaktë si “Ballistët” dhe shpresoj që në fund të sezonit do ti gëzojmë ata si me titullin kampion dhe me pjesëmarrjen në Europë.”

…si duket Shkëndija nga jashtë…

Drilon Islami: “E kam ndjekur një kohë të gjatë Shkëndijën në të gjitha aspektet, duke përfshirë edhe punën e medias dhe rrjeteve sociale. Nga jashtë duket shumë e organizuar, por tani që jam brenda këtu është diçka krejtësisht tjetër. Unë kam luajtur edhe në klube tjera, por Shkëndija është tjetër nivel, mund të them nivel europian. Besoj që të gjitha këto kushte të mira duhet t’i përkthejmë në rezultate të mira e tituj dhe ti gëzojmë të gjithë si tifozët, si veten dhe klubin.”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

E dhimbshme, tifoz i Fenerbahçes ndërron jetë gjatë ndeshjes

Një tifoz i Fenerbahçes, Yaşar Gerçek, ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes pas një sulmi në zemër.

Klubi e ka konfirmuar lajmin me dhimbje, duke shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe gjithë komunitetin e Fenerbahçes.

Në të njëjtën ndeshje, Fenerbahçe u mposht në shtëpi nga Beşiktaşi me rezultat 2-1.

Continue Reading

Sport

Shkëndijën ska kush e ndal, fiton edhe në Kratovë ndaj Sileksit

Shkëndija e Tetovës vazhdon me rezultate pozitive në kampionat, raporton SHENJA. Kuqezinjtë tetovarë regjistruan fitoren e pestë radhazi, pasi në kuadër të xhiros së 5-të të elitës mposhtën Sileksin me rezultat 2:0. Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, ndërsa Shkëndija e zhbllokoi rezultatin në minutën e 53-të. Meliqi realizoi për epërsinë 1:0 të miqve. Kuqezinjtë vazhduan të kërkonin golin e dytë dhe e gjetën atë në minutën e 87-të, kur Xengue shënoi për 2:0, duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Me këtë fitore, Shkëndija shkon në kuotën e 15 pikëve pas pesë xhirove, ndërsa Sileksi mbetet me 7 pikë. /SHENJA/

Continue Reading

Lajme

Kush është Valdrin Uka, drejtori i ri ekzekutiv i Shkëndijës

Më shumë se shtatë vite pjesë e klubit, Uka është një nga kuadrot e rritura dhe të përgatitura brenda strukturave të Shkëndijës, ndërsa ndryshimet e fundit pasqyrojnë planin e klubit për të ndërtuar një menaxhment të qëndrueshëm me njerëz nga brenda.

Ndryshimet e fundit në strukturën e KF Shkëndija nuk janë të rastësishme. Përtej emërimeve të reja në pozita drejtuese, ato pasqyrojnë një filozofi të qartë të klubit për të përgatitur kuadro nga brenda dhe për t’u besuar atyre përgjegjësi gjithnjë e më të mëdha.

Në qendër të këtij riorganizimi është Valdrin Uka, i cili është emëruar Drejtor Ekzekutiv i Shkëndijës. Uka është pjesë e klubit prej më shumë se shtatë vitesh dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë pranë strukturave drejtuese, duke ndjekur nga afër funksionimin dhe zhvillimin e klubit. Vitet e kaluara në menaxhmentin e Shkëndijës e kanë shërbyer si një proces i gjatë përgatitjeje dhe kalitjeje për përgjegjësinë e re.

Në të njëjtën linjë janë edhe ndryshimet në Departamentin Sportiv. Erhan Selimi, deri tani Drejtor i Shkollës së Futbollit, avancon në pozitën e Drejtorit Sportiv, ndërsa Festim Ademi, pas rolit të Team Menaxherit, emërohet Drejtor Teknik i Departamentit Sportiv.

Të tre emërimet kanë një të përbashkët: bëhet fjalë për njerëz që tashmë njohin nga afër klubin, strukturën dhe mënyrën e funksionimit të tij. Kjo tregon se Shkëndija prej kohësh ka punuar në krijimin dhe përgatitjen e kuadrove të veta për pozita udhëheqëse.

Me vizionin dhe mbështetjen e drejtuesve dhe sponsorit të klubit, ndryshimet janë pjesë e një plani për një organizim më të balancuar dhe më profesional, duke ndjekur modelin e klubeve moderne ku investimi nuk bëhet vetëm te skuadra, por edhe te njerëzit që e drejtojnë dhe e zhvillojnë organizatën.

Në këtë drejtim, Shkëndija po tregon se kuadrot nuk kërkohen vetëm jashtë klubit, por ndërtohen, zhvillohen dhe përgatiten edhe brenda tij.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme22 hours ago

E dhimbshme, tifoz i Fenerbahçes ndërron jetë gjatë ndeshjes

Një tifoz i Fenerbahçes, Yaşar Gerçek, ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes pas një sulmi në zemër. Klubi e ka konfirmuar...

Lajme22 hours ago

Skandal në Tetovë! I akuzuari pengoi mjekët teksa po shpëtonin të lënduarin

Tetovë – Incident gjatë një ndërhyrjeje të Ndihmës së Shpejtë në Tetovë. Një 40-vjeçar nga qyteti është shoqëruar në polici...

Lajme22 hours ago

163 km/h në rrugë ku lejoheshin 80!

Rumuni “fluturon” nëpër Maqedoni, kapet në Tabanoc Shpejtësi marramendëse në autostradën A1! Një shtetas rumun është ndaluar nga policia pasi...

Lajme22 hours ago

Shoferi i Janushev kërkoi 1.500 euro për të ndërmjetësuar për punësimin e një zjarrfikësi

I dyshuari ka marrë 30 ditë paraburgim. Ai është kapur në flagrancë gjatë dorëzimit të 500 eurove, si pjesë e...

Lajme22 hours ago

Valbon Limani: Jam ASH, i fokusuar në kongresin e partisë të cilin do ta mbajmë së shpejti

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, i është përgjigjur deklaratave të Bilall Kasamit lidhur me zërat për një përfshirje...

Lajme22 hours ago

Kasami: Ka bisedime me Valbon Limanin dhe Isen Shabanin

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në një prononcim për media ka folur për zhvillimet...

Lifestyle2 days ago

Bianca Junzell kritikon politikanët në Suedi: “Është koha për një grua në krye dhe për ndryshim të vërtetë”

Këngëtarja e njohur me origjinë nga Kosova, Bianca Junzell, e cila jeton dhe vepron në Suedi, ka reaguar publikisht përmes...

Lajme2 days ago

Gjeografia sërish me gabime, nxënësit e klasës së shtatë në RMV mësojnë të pavërteta për Kosovën

Nëse nuk e lexon, je i painformuar, por nëse e lexon, del se je keq i informuar. Kështu ndodh me...

Lajme2 days ago

Arrestohen 5 persona, në tendën e tyre kishte lloje të ndryshme drogash

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se të premten në mbrëmje, në periudhën nga ora 19:20 deri në 20:45, në...

Lajme2 days ago

Aksident i rëndë në rrugën drejt Bllacës, raportohet për të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën drejt pikës kufitare Bllacë, ku raportohet se ka edhe persona...

Trending