Sport
Beqiri dhe Ibraimi: Ky është vit historik për ne, duam të vazhdojmë më tej
Shkëndija e Tetovës të enjten në Shkup përballet me kampionin e Sllovakisë, Slovan Bratislava në kuadër të raundit të pestë të UEFA Conference League, ndërsa për pritjet para mediave folën trajneri Jeton Beqiri dhe kapiteni Besart Ibraimi.
Jeton Beqiri: “Mendoj se është rasti i parafundit i Shkëndijës sa i përket kualifikimit në mesin e 24 skuadrave që do të vazhdojnë më tej. Unë jam i mendimit se kemi një kundërshtar jashtëzakonisht shumë cilësor që vitin e kaluar ishte edhe në grupet e Ligës së Kampionëve, por gjithmonë kur luajmë si vendas kur luajmë në Shkup kemi paraqitje pozitive. Edhe kundër ekipit të Slovan Bratislavës, shprsoj që ekipi të shprehet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe jam me besim të lartë se i kemi të gjitha parakushtet dhe mundësitë të sigurojmë një rezultat, i cili pastaj në ndeshjen e fundit do të na jep një komoditet të mund të plasohemi në mesin e 24 skuadrave më të mira”.
Besart Ibraimi: “Sa u përket tifozëve, normal se ato janë një motiv shtesë për ne. Nesër pres që të jenë në një numër sa më të madh. Pres mbështetjen e “Ballistëve”, pasi ata janë numri jonë i 12-të dhe besoj që do të na i lehtësojnë që të vijmë deri te fitorja”.
Jeton Beqiri: “Sa i përket grupit të futbollistëve, kemi pengesa si gjithë skuadra në këtë fazë. Për ndeshjen e nesërme nuk do të kemi mundësi të llogarisim te mesfushori Al Hasan për arsyje të tre kartonave të verdhë dhe Tambën për shkak të dëmtimit”.
Besart Ibraimi: “Normal se jemi të kënaqur të gjithë ne, këtë vit shkruam historinë. Por, ne nuk duhet të ndalemi këtu, nesër duhet ta japim maksimumin dhe ta fitojmë ndeshjen dhe pse mos të kualifikohemi më tej”.
Jeton Beqiri: “Është një edicion historik për ne. Unë mendoj që në katër ndeshjet e kaluar, skuadra ka marrë më pak sa që ka dhënë në fushën e lojës. Konkretisht mendoj në dy ndeshjet e fundit, sipas mendimit tim meritonim diçka më shumë sa i përket pikëve. Por, futbolli e ka ashtu, në momente të veçanta jemi me fat, në momente të caktuara mund të penalizojë edhe fati. E rëndësishme është që të jemi akoma në lojë për kualifikim. E rëndësishme është që Shkëndija edhe në mesin e dhjetorit luan në Kupat Europiane. Ne duhet të bëjmë çmos që të marrim rezultate sa më të mira të mundshme në këto dy ndeshje që na kanë mbetur”.
Besart Ibraimi: “Normal ndikon kjo, kur të gjitha ekipet shkojnë në pushim, ne kemi ndeshje në Europë. Por, na jep fuqi kur e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe me një fitore mund të kualifikohemi më tej dhe ne jemi të gatshëm, jemi të motivuar, do të japim maksimumin. Në dy ndeshjet e fundit, fati ska qenë në anën tonë, besoj që me pak fat, nesër ta fitojmë këtë duel”.
Jeton Beqiri: “Është shumë e pazokontë, pasi viteve tjera, futbollistët menzi i pritnin të përfundojnë ndeshjet në kampionat dhe të shkojnë në pushimin e merituar, ndërsa këtë vit neve do të na duhet edhe disa ditë shtesë që ti luajmë këto dy ndeshje që janë shumë të rëndësishme si për ne si për klubin si për futbollistët, por edhe për opinionin dhe tifozët. Unë personalisht në emrin tim, do të kisha dëshiruar që Shkëndija çdo vit të ketë këtë eksperiencë dhe besoj që nëse kjo eksperiencë vijon të përsëritet edhe vitet e ardhshme, atëherë besoj se me kalimin e kohës, Shkëndija do ta ngrit nivelin dhe do të jetë diçka e zakonshme”.
Shkëndija ngadalë mbyll përgatitjet për ndeshjen e të enjtes me Slovan Bratislavën e Sllovakisë në kuadër të xhiros së pestë të UEFA Conference League. Kuqezinjtë sonte kanë seancën e fundit stërvitore. Dueli do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” të Shkupit të enjten me fillim në orën 18:45.
Sport
Mexhit Hysenaj në ringun e “Fair FC”! Përballje e madhe më 19 shtator në Duisburg
Kickbokseri shqiptar Mexhit Hysenaj është gati për një tjetër sfidë të madhe në karrierën e tij. Hysenaj do të ngjitet në ring më 19 shtator 2026, në kuadër të eventit të madh të FAIR Fighting Championship, që do të zhvillohet në Glückauf-Halle në Duisburg të Gjermanisë. Në kategorinë K1, deri në 73 kilogramë, Hysenaj do të përballet me holandezin Jeffrey van Duijn, në një duel që premton shumë ritëm, teknikë dhe spektakël. Hysenaj, i cili përfaqëson Amrani Palace Oberhausen, vlerësohet për stilin agresiv, kombinimet e shpejta dhe presionin e vazhdueshëm në ring. Organizatorët e përshkruajnë shqiptarin si një luftëtar që hyn në çdo përballje me goditje të sakta, kombinime të fuqishme dhe mentalitet fitues, duke mos i dhënë kundërshtarit shumë hapësirë për të marrë kontrollin e duelit.
Përballë tij do të jetë Jeffrey van Duijn nga Holanda, pjesë e Aihato Gym Groningen, i njohur për disiplinën, teknikën e pastër të kickboxingut dhe shpejtësinë në momentet vendimtare. Megjithatë, vëmendja kryesore do të jetë te Mexhit Hysenaj, i cili synon të tregojë edhe një herë potencialin e tij në një skenë të rëndësishme të kickboxit në Gjermani. Teknikë kundër teknikës, shpejtësi kundër shpejtësisë dhe presion kundër disiplinës. Kështu promovohet kjo përballje, ndërsa për Hysenajn 19 shtatori mund të jetë një tjetër hap i rëndësishëm përpara në karrierën e tij.
📍 Glückauf-Halle, Duisburg, Gjermani 📅 19 shtator 2026 🥊 K1 – 73 kg 🇦🇱 Mexhit Hysenaj vs. Jeffrey van Duijn Një duel i madh po vjen – dhe sytë do të jenë te Mexhit Hysenaj!
Sport
Skandal në futbollin serb: Mbahet një minutë heshtje për Mlladiqin, i dënuar për krime lufte
Një skandal është shënuar para derbit të 180-të mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit, në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Serbisë.
Pak para fillimit të ndeshjes, tifozët e Partizanit janë dëgjuar duke bërë thirrje në mbështetje të Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska.
Mlladiqi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Para nisjes së takimit, u mbajt edhe një minutë heshtjeje në nderim të tij.
Ngjarja ka ndodhur në prag të përballjes mes dy rivalëve të përbetuar të futbollit serb, Crvena Zvezdës dhe Partizanit.
Lajme
E dhimbshme, tifoz i Fenerbahçes ndërron jetë gjatë ndeshjes
Një tifoz i Fenerbahçes, Yaşar Gerçek, ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes pas një sulmi në zemër.
Klubi e ka konfirmuar lajmin me dhimbje, duke shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe gjithë komunitetin e Fenerbahçes.
Në të njëjtën ndeshje, Fenerbahçe u mposht në shtëpi nga Beşiktaşi me rezultat 2-1.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
