Connect with us

Lajme

Nuk do të ketë cigare në restorante, kafene, automjete – qeveria përgatit ligj të ri

Maqedonia e Veriut po përgatit një kthesë radikale në ligjin për ndalimin e duhanit. Ndalimi do të vlejë për të gjitha hapësirat e mbyllura me karakter publik, ndërsa importi dhe shitja e produkteve të duhanit dhe nikotinës do të kufizohen ndjeshëm. Cigarët do të hiqen plotësisht edhe nga fusha e shikimit të blerësve në markete.

Është hartuar ligji i ri për mbrojtje nga pirja e duhanit, i cili do të vihet në debat publik. Në versionin aktual, të cilin e ka siguruar Telma, parashikohen rregulla rigoroze për të gjitha institucionet publike të mbyllura.

“Ndalimi vlen për të gjitha objektet hotelierike për ushqim, përfshirë restorantet, baret, hanet dhe mensat”, thuhet në një pjesë të ndryshimeve të propozuara të ligjit për duhanin.

Sipas dispozitave të ligjit, pirja e duhanit do të ndalohet madje edhe në tarracat e lokaleve, nëse ato nuk janë plotësisht të hapura nga të paktën tre anë, thuhet në projektligj.(INA)

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Zgjerohet “Safe City” në Kumanovë | Kamerat e reja do të vendosen në katër lokacione

Monitorimi i komunikacionit në qytetin e Kumanovës do të zgjerohet së shpejti me vendosjen e kamerave të reja nga projekti “Safe City”, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e shoferëve të papërgjegjshëm, informon tvfesta.mk

Këtë e bëri të ditur komandanti i Stacionit Policor në Kumanovë, Tomislav Dodevski, gjatë përgjigjes në pyetjet e këshilltarëve komunalë.

„Për shkak të kërkesave të qytetarëve, por edhe nga vlerësimet tona, kamerat ekzistuese të ‘Safe City’ nuk janë të mjaftueshme. Përveç bulevardit ‘Revolucioni i Tetorit’ dhe lokalitetit ‘Tabakana’, kam informacion se në periudhën më të shpejtë të mundshme do të vendosen kamera edhe në tre lokacione të tjera“, deklaroi Dodevski.

Sipas autoriteteve, vendosja e këtyre kamerave vjen si nevojë për të rritur sigurinë në rrugët e qytetit dhe për të reduktuar shkeljet e rregullave të komunikacionit.

Kujtojmë se procesi i shqiptimit të gjobave përmes sistemit “Safe City” në Kumanovë ka nisur që nga muaji shkurt i këtij viti. Aktualisht, kamerat janë të vendosura në dy pika në bulevardin “Revolucioni i Tetorit”, në hyrje-daljet e qytetit, si dhe në disa akse të rrugëve rajonale.tvfesta

Continue Reading

Lajme

Gjendet i vdekur një 60-vjeçar në Gostivar, lëndohet rëndë polici gjatë kryerjes së ekspertizës në vendin e ngjarjes

SPB Tetovë njofton se është gjetur i vdekur një 60-vjeçar në stadiumin e fshatit Raven në Gostivar.

“Më 21.09.2026 në ora 23:15 në DPB Gostivar, J.A.(45) nga fshati Raven ka denoncuar se bashkëshorti i saj A.A.(60) rreth orës 07:00 ka shkuar në punë në Gostivar dhe nuk është kthyer në shtëpi, e as nuk u përgjigjej thirrjeve telefonike.

Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, më 22.09.2026 në ora 00:20, A.A. është gjetur i vdekur në stadiumin e fshatit Raven, ndërsa në afërsi të drejtpërdrejtë është gjetur një sharrë motorike. Vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Qendra Urgjente Gostivar, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë kryer Prokurori Publik, mjeku i mjekësisë ligjore, ekipi i këqyrjes nga DPB Gostivar dhe Njësia Territoriale Kundër Zjarrit Gostivar.

Gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare në vendin e ngjarjes, rreth orës 01:50, zyrtari policor ka rënë në një pusë betoni të hapur dhe të pashënuar me thellësi prej rreth 1,5 metrash dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Gostivar”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Lajme

Shpërbëhet një grup kriminal për kontrabandë dhe korrupsion në Maqedoni, ndalohen gjashtë persona dhe sekuestrohen mbi 100.000 euro

MPB njofton se është shpërbë një grup kriminal për kontrabandë mallrash dhe vepra korruptive, me çka është dorëzuar kallëzim penal ndaj tetë personave dhe janë sekuestruar mbi 100.000 euro, barna, suplemente dhe sende të tjera.
“Më 21.09.2026, nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK), zyrtarë policorë nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, në koordinim me Departamentin për Operacione Speciale Policore – Njësia për Shpërndarje të Shpejtë, realizuan një aksion policor për shpërbërjen e një grupi kriminal të përfshirë në kontrabandë mallrash dhe vepra penale korruptive.
Në bazë të urdhëresave të Gjykatës Themelore Penale Shkup, janë kryer bastisje në disa lokacione në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli, me çka janë arrestuar liria gjashtë persona, ndërsa gjatë bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar mbi 100.000 euro, 16 pllaka (me ngjyrë ari), cigare dhe duhan pa pulla akcize, një sasi e madhe e barnave dhe suplementeve, të cilat ishin futur ilegalisht në shtet, disa telefona celularë dhe sende të tjera.

Janë dorëzuar kallëzim penal pranë PTHP NKOK kundër tetë personave: M.S. (52) nga Tetova, Z.S. (42) nga Gjevgjelia, A.S. (38) nga Shkupi, B.L. (46) nga Tetova, E.A. (55) nga Shkupi, D.Xh. (46) nga Tetova, B.A.K. (34) dhes S.S. (42), të dy nga R. e Turqisë, të cilët dyshohen për disa vepra penale, mes të cilave „kontrabandë“, „fshehje e mallrave që janë lëndë e kontrabandës“, „shmangie nga pagimi i akcizës“, „marrje e ryshfetit“, „dhënie e ryshfetit“, „prodhim dhe lëshim në qarkullim i mjeteve të dëmshme për mjekim“ dhe „larje parash dhe pasurie tjetër e fituar me vepër penale“.

Në periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2026, i denoncuari i parë M.S. ka organizuar futjen ilegale dhe magazinimin e mallrave me akcizë – cigare dhe duhan, si dhe rishitjen e tyre të mëtutjeshme. Në kuadër të aktiviteteve kriminale, përmes dhënies së ryshfetit zyrtarit doganor Z.S., anëtarëve të grupit u është mundësuar kalimi i papenguar i mallrave me akcizë përmes vijës doganore pa i paraqitur dhe pa i paguar detyrimet ligjore, si dhe futja ilegale e barnave dhe suplementeve, të destinuara për shitje.
Me një pjesë të veprimeve të përcaktuara është shkaktuar dëm material në buxhetin e shtetit, përkatësisht janë shmangur detyrimet doganore, akciza dhe tatimi mbi vlerën e shtuar në një vlerë të konsiderueshme, ndërsa me lëshimin në qarkullim pa miratim, udhëzim dhe recetë, një pjesë e produkteve kanë shkaktuar rrezik për shëndetin e njerëzve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 minutes ago

Zgjerohet “Safe City” në Kumanovë | Kamerat e reja do të vendosen në katër lokacione

Monitorimi i komunikacionit në qytetin e Kumanovës do të zgjerohet së shpejti me vendosjen e kamerave të reja nga projekti...

Lajme3 minutes ago

Gjendet i vdekur një 60-vjeçar në Gostivar, lëndohet rëndë polici gjatë kryerjes së ekspertizës në vendin e ngjarjes

SPB Tetovë njofton se është gjetur i vdekur një 60-vjeçar në stadiumin e fshatit Raven në Gostivar. “Më 21.09.2026 në...

Lajme5 minutes ago

Shpërbëhet një grup kriminal për kontrabandë dhe korrupsion në Maqedoni, ndalohen gjashtë persona dhe sekuestrohen mbi 100.000 euro

MPB njofton se është shpërbë një grup kriminal për kontrabandë mallrash dhe vepra korruptive, me çka është dorëzuar kallëzim penal...

Lajme6 minutes ago

Bie çmimi i naftës pas ofertës së Iranit për rihapjen e Hormuzit

Çmimi i naftës ka rënë nën 100 dollarë për fuçi pasi Irani ka bërë një “ofertë për ngushticën e Hormuzit”....

Lajme8 minutes ago

Kurti diskutoi me presidentin Erdogan për vendimin e Gjykatës Speciale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të Javës së Nivelit...

Lajme9 minutes ago

Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet bulevard!

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar për avancimin e punimeve në disa projekte infrastrukturore, përfshirë zgjerimin e...

Lajme12 minutes ago

Dramë si në filma aksion në Tetovë: Policia bastis banesën ku kryhej prostitucion, vajza që ndërmjetësonte kërcënon me vetëvrasje

Dramë si në filma aksion në Tetovë: Policia bastis banesën ku kryhej prostitucion, vajza që ndërmjetësonte kërcënon me vetëvrasje Policia...

Lifestyle5 hours ago

Noga shfaqet në takim me ministrin Sveçla: “Miku i familjes”, takimi që ngjall shumë kureshtje

Një takim mes hip-hop artistit të njohur Noga dhe ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka tërhequr...

Lajme17 hours ago

Ferati: Sfida e 25 viteve të ardhshme është t’u japim të rinjve arsye ta ndërtojnë të ardhmen këtu

Ministri Agon Ferati, i ftuar në emisionin “Rishtazi”, ka folur për nevojën që të rinjtë të kenë më shumë hapësirë, mundësi...

Lajme1 day ago

Aksion i madh policor në disa qytete! Gjashtë të arrestuar për kontrabandë me ilaçe

Një aksion i madh policor po zhvillohet në disa lokacione në Shkup, Çair, Tetovë dhe Gjevgjeli, në kuadër të një...

Trending