Connect with us

Lajme

Zgjedhjet e përsëritura, sot votojnë personat e sëmurë dhe të burgosurit

Për zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune në komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë, sot komisionet zgjedhore do t’u mundësojnë personave të sëmurë dhe të pafuqishëm ta ushtrojnë të drejtën e votës në shtëpitë e tyre, ndërsa do të votojnë edhe të burgosurit, banorë të këtyre komunave.

 

Në Gostivar janë paraqitur për votim 146 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, ndërsa në burgje duhet të votojnë 81 persona.

Në Mavrovë Rostushë janë pranuar kërkesat e 69 personave të sëmurë për votim, si dhe dy të burgosur. Në Vrapçishtë janë paraqitur 32 persona të sëmurë, ndërsa në burgje duhet të votojnë 11 banorë të kësaj komune. Në Qendër Zhupë janë paraqitur vetëm dy persona të sëmurë.

Në Gostivar të drejtë vote kanë 82.870 qytetarë; prej tyre 78.185 janë banorë të përhershëm të komunës, ndërsa në Listën e Veçantë Zgjedhore për persona që jetojnë jashtë shtetit janë të regjistruar 4.604 votues.

Në Mavrovë Rostushë në Listën Zgjedhore janë të regjistruar 10.575 votues, prej të cilëve 9.622 banorë të komunës dhe 951 jashtë shtetit.

Në Vrapçisht janë të regjistruar 27.279 qytetarë me të drejtë vote, 26.318 banorë të komunës dhe 950 në Listën e Veçantë për votuesit jashtë shtetit.

Numri i votuesve në Qendër Zhupë është 7.562, prej të cilëve 6.305 në komunë dhe 1.257 në Listën e Veçantë për votuesit jashtë shtetit.

Zgjedhjet për kryetar komune në këto katër komuna po përsëriten sepse në Zgjedhjet Lokale 2025 nuk pati numër të mjaftueshëm votuesish që dolën në votim.Zgjedhjet e përsëritura, sot votojnë personat e sëmurë dhe të burgosurit

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Ferati: Sfida e 25 viteve të ardhshme është t’u japim të rinjve arsye ta ndërtojnë të ardhmen këtu

Ministri Agon Ferati, i ftuar në emisionin “Rishtazi”, ka folur për nevojën që të rinjtë të kenë më shumë hapësirë, mundësi dhe rol aktiv në shoqëri.

Ai tha se ministria duhet të jetë më pranë rinisë dhe t’u krijojë mundësi konkrete për t’u përfshirë në projekte, iniciativa dhe aktivitete ku mund të shfaqin talentin dhe idetë e tyre.

Sipas Feratit, vendi ka një potencial të madh te të rinjtë, por shumë prej tyre ende nuk e gjejnë hapësirën që meritojnë.

“Të rinjtë duhet të dëgjohen”, theksoi ai, duke vënë në pah rëndësinë e përfshirjes së tyre edhe në proceset politike dhe vendimmarrëse. Për ministrin, krijimi i mundësive për zhvillim profesional dhe personal është një hap i rëndësishëm që të rinjtë të shohin të ardhmen e tyre në vend, në vend që të kërkojnë perspektivë jashtë tij.

Continue Reading

Lajme

Aksion i madh policor në disa qytete! Gjashtë të arrestuar për kontrabandë me ilaçe

Një aksion i madh policor po zhvillohet në disa lokacione në Shkup, Çair, Tetovë dhe Gjevgjeli, në kuadër të një hetimi ndaj një grupi kriminal të dyshuar për kontrabandë dhe tregti të paligjshme me ilaçe, medikamente dhe suplemente, si dhe për vepra penale të lidhura me korrupsionin.

Sipas informacioneve fillestare dhe jozyrtare, deri më tani janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa policia është në kërkim të disa të tjerëve. Në mesin e të dyshuarve, sipas këtyre informacioneve, ka edhe persona të punësuar në Administratën Doganore.

Ekipet policore po kryejnë kontrolle në më shumë se dhjetë lokacione në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli.

Gjatë kontrolleve në subjekte juridike në Shkup dhe Tetovë, janë zbuluar magazina me lloje të ndryshme të barnave mjekësore. Në njërin prej objekteve është gjetur edhe një makinë për ekstraktimin e vajit.

Aksioni po zhvillohet nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar pranë Byrosë për Siguri Publike, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Continue Reading

Lajme

Në Universitetin e Tetovës, fillon afati i tretë për regjistrimin e studentëve të rinj

Universiteti i Tetovës ka hapur afatin e tretë për regjistrimin e studentëve të rinj në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2026/2027.
Sipas njoftimit të Universitetit të Tetovës, regjistrimet në këtë afat do të realizohen më 21 dhe 22 shtator, në programet studimore ku kanë mbetur vende të lira pas përfundimit të dy afateve të mëparshme.

Nga UT bëjnë të ditur se kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për programet studimore në të cilat ende ka vende të lira, në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në konkursin për regjistrim.

Afati i tretë u mundëson maturantëve dhe kandidatëve të tjerë që plotësojnë kriteret të bëhen pjesë e Universitetit të Tetovës në vitin e ri akademik.

Universiteti i Tetovës pritet që pas përfundimit të afatit të tretë të publikojë të dhënat për numrin e studentëve të regjistruar dhe programet studimore në të cilat janë plotësuar vendet e parapara.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lifestyle4 hours ago

Noga shfaqet në takim me ministrin Sveçla: “Miku i familjes”, takimi që ngjall shumë kureshtje

Një takim mes hip-hop artistit të njohur Noga dhe ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka tërhequr...

Lajme15 hours ago

Ferati: Sfida e 25 viteve të ardhshme është t’u japim të rinjve arsye ta ndërtojnë të ardhmen këtu

Ministri Agon Ferati, i ftuar në emisionin “Rishtazi”, ka folur për nevojën që të rinjtë të kenë më shumë hapësirë, mundësi...

Lajme23 hours ago

Aksion i madh policor në disa qytete! Gjashtë të arrestuar për kontrabandë me ilaçe

Një aksion i madh policor po zhvillohet në disa lokacione në Shkup, Çair, Tetovë dhe Gjevgjeli, në kuadër të një...

Lajme23 hours ago

Në Universitetin e Tetovës, fillon afati i tretë për regjistrimin e studentëve të rinj

Universiteti i Tetovës ka hapur afatin e tretë për regjistrimin e studentëve të rinj në ciklin e parë të studimeve...

Lajme23 hours ago

Skandal në aeroportin e Shkupit: Kallëzim anonim zbulon skemë të dyshuar për kontrabandë migrantësh me ndihmë të policisë!

Një kallëzim penal anonim i dorëzuar në institucionet kompetente ka vënë në alarm autoritetet, duke kërkuar hetim urgjent për një...

Lajme23 hours ago

Nata e flakëve në Shkup: Digjen tri vetura brenda pak orëve në Çair e Gazi Babë!

Një seri zjarresh misterioze ka tronditur kryeqytetin gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës. Tri automjete janë përfshirë...

Lajme23 hours ago

Vdes edhe një person nga Ethet e Nilit Perëndimor, 11 pacientë në Klinikën Infektive

Një 66-vjeçar nga Kumanova, i cili kishte edhe sëmundje shoqëruese, është viktima e fundit nga ethet e Nilit Perëndimor në...

Lajme23 hours ago

Granit Xhaka e pranon falsifikimin e çertifikatës, nuk do të luajë ndaj Maqedonisë

Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka, ka pranuar publikisht se ka kryer një testim të falsifikuar për COVID-19. Xhaka me këtë...

Lajme2 days ago

Alpinisti i vdekur në Majën e Titos është nga fshati Xhepçisht?!

Personi që humbi jetën sot në zonën e “Kodrës së Diellit”, përkatësisht në afërsi të Majës së Titos, mësohet se...

Lajme2 days ago

Maran e la jashtë listës së Kombëtares, reagon Jasir Asani

Jasir Asani ishte një nga befasitë e trajnerit Maran, pasi mëngjarashi nuk ishte pjesë e listës me 29 futbollistë të...

Trending