Lajme
Plani për rikthimin e të rinjve nga diaspora në Maqedoni ende pa zbatim
Plani i premtuar për kthimin e të rinjve nga diaspora assesi të konkretizohet dhe të zbatohet në praktikë, pavarësisht se ka kaluar mbi një vit që kur ministri i Rinisë Fatmir Limani e premtoi të njëjtën. Procesi vijon të mbetet në dokumente dhe procedura. Ministria paralajmëroi edhe ligj të ri për migracionin dhe të kthyerit nga diaspora.
Në një deklaratë për portalin Portalb.mk, Limani pati paralajmëruar përgatitjen e një plani të posaçëm për rikthimin e të rinjve, por deri më sot, ky premtim nuk ka gjetur zbatim në praktikë.
Nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinisë theksuan se gjatë periudhës së kaluar kanë përgatitur Projekt-Planin e Veprimit 2026-2027 për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për të Rinj 2023–2027, i cili është dorëzuar për miratim në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Të rinjtë janë në qendër të Programit të Qeverisë për vitet 2024-2028, me fokus fuqizimin e tyre përmes edukimit, zhvillimit të aftësive dhe promovimit të pjesëmarrjes aktive në shoqëri. Qëllimi është krijimi i kushteve për të rinjtë që të ndërtojnë të ardhmen në vend dhe sigurimi i vendeve të punës të sigurta dhe të paguara mirë. Prioritet i kësaj Qeverie është sigurimi i vendeve të punës të sigurta dhe me paga të mira për të rinjtë në Maqedoni, përmes krijimit të një klime më të mirë biznesi dhe hapjes së vendeve të punës. Plani parashikon masa konkrete për inkurajimin e të rinjve që të qëndrojnë dhe të punojnë në vend, si dhe për nxitjen e kthimit të atyre që kanë emigruar”, thanë nga thanë nga Ministria e Politikës Sociale.
Sipas ministrisë, ky plan parasheh këto masa:
- Përmirësimin e pjesëmarrjes së të rinjve në shoqëri dhe fuqizimin e sektorit rinor;
- Uljen e emigrimit ekonomik të të rinjve dhe rritjen e migracionit të ardhshëm përmes politikave rajonale ekonomike të forcuara dhe sundimit të ligjit;
- Modernizimin e sistemit arsimor dhe lidhjen më të mirë me tregun e punës;
- Zhvillimin e punës rinore përmes punonjësve profesionalë rinorë;
- Mbështetje më të madhe për pjesëmarrjen e të rinjve në kulturë;
- Përmirësimin e shkollimit shëndetësor dhe qasjen në shërbimet për shëndetin mendor, fizik dhe seksual;
- Nxitjen e stabilitetit financiar dhe rritjen profesionale të të rinjve;
- Masa për rritjen e sigurisë, uljen e dhunës nga bashkëmoshatarët dhe dhunës bazuar në gjini, përmirësimin e sigurisë në internet, etj.
Ministria e Politikës Sociale njoftoi se po përgatit Ligj të ri për punën rinore dhe po punon në Strategjinë Kombëtare për zhvillim demografik dhe rezistencë demografike, duke bashkëpunuar ngushtë me institucione vendore dhe ndërkombëtare.
Sipas Ministrisë së Politikës Sociale, po punohet në këtë Ligj të ri sistemik për menaxhimin e migracionit dhe riintegrimin e kthyesve nga diaspora.
Sipas tyre, ky ligj do të formalizojë rrjedhën e migracionit, do të përcaktojë mundësitë dhe përfitimet për integrimin e kthyesve dhe do të shoqërohet me një program të veçantë për riintegrim, me përfitime konkrete për përfaqësuesit e diasporës që vendosin të kthehen në vendlindje.
“Të gjitha këto do të bëhen sipas kushteve të qarta dhe në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme”, thanë nga Ministria.
Megjithatë, as për këto iniciativa nuk janë dhënë afate konkrete se kur do të përfundojnë dhe kur do të fillojë zbatimi i tyre.
Ndërkaq, nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për Portalb.mk njoftuan se procedura për miratimin e Projekt-Planit të Veprimit 2026–2027 për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për të Rinj 2023–2027 nuk është ndalur dhe se konsultimet me institucionet përkatëse janë ende në proces.
Ngjashëm, as nga Qeveria nuk dhanë përgjigje konkrete se kur do të nisë zbatimi i këtij plani.
“Procedura për miratimin e Projekt-Planit të Veprimit 2026–2027 për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për të Rinj 2023–2027 nuk është ndalur, por konsultimet me institucionet ndërqeveritare që duhet të japin mendimet e tyre dhe vërejtjet e mundshme janë ende në proces. Pas përfundimit të këtyre konsultimeve, pritet që dokumenti të miratohet”, thanë nga Qeveria.
Nga Qeveria theksuan vetëm se me miratimin e planit do të fillojë zbatimi i masave konkrete, dhe se publiku do të informohet në mënyrë të përshtatshme dhe me kohë.
Ndryshe, vendi mori kritika edhe nga Komisioni Evropain në raportin e fundit për papunësunë e të rinjve. Ndërkaq, analiza e Portalb.mk për vitin 2025 tregoi problemet me të cilat të rinjtë u përballën gjatë vitit të lamë pas. (Portalb.mk)
Lajme
“Merimanga” në aksion, largohen 135 makina në Qendër të Shkupit
135 makina të parkuara në mënyrë të parregullt janë larguar me automjetet speciale “Merimanga” në territorin e Komunës Qendër të Shkupit, gjatë javës së kaluar. Sipas Ndërmarrjes Publike “Parkingjet e Komunës Qendër”, automjetet janë larguar në periudhën nga 5 deri më 11 tetor, pasi pengonin zhvillimin normal dhe të sigurt të komunikacionit. Nga ndërmarrja njoftojnë se aksionet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe ndërgjegjësimin e shoferëve për parkimin e duhur.
Lajme
“Shpulla” rikthehet si mjet edukimi në bankat shkollore në Danimarkë
Qeveria e Danimarkës ka paraqitur një projektligj që do t’u lejojë mësimdhënësve të përdorin forcë fizike ndaj nxënësve në situata të caktuara, me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë në shkolla.
Sipas Ministrisë së Arsimit, ndërhyrja do të lejohet në rastet kur nxënësit pengojnë rëndë mësimin, rrezikojnë veten ose të tjerët, ushtrojnë dhunë fizike apo dëmtojnë pronën.
Forca fizike do të përdoret vetëm si masë e fundit, pasi të jenë provuar mënyra të tjera të ndërhyrjes. Ajo duhet të jetë proporcionale, sa më e butë dhe të zgjasë sa më pak.
Projektligji u paraqit në parlamentin danez më 8 tetor. Nëse miratohet, rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi në gusht të vitit 2027.
Propozimi ende nuk është miratuar.
Lajme
Digjet vetura zyrtare e zëvendësdrejtorit të Lotarisë Shtetërore
Një veturë zyrtare e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë, e përdorur nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm Ahmet Miftari, është djegur gjatë natës, pas mesnate, në Shkup.
Informacioni është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), e cila për median „Fokus“ bëri të ditur se bëhet fjalë për një automjet zyrtar të Lotarisë Shtetërore.
„Më 13.10.2026, në orën 02:12, në SPB Shkup, M.A. (42) nga Shkupi ka raportuar se në rrugën ‘Krste Asenov’ në Shkup ishte djegur një automjet i tipit ‘Beijing Beich’, me targa të Shkupit, në pronësi të Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë, të cilin ai e kishte drejtuar më parë“, njoftojnë nga MPB.
Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
