Lajme
Alarm për vogëlushen e veshur kuqezi, heshtje për manipulimet: RTVM dhe Agjencia e Mediave me dy palë standarde!
Do të ketë përgjegjësi për redaktorët shqiptarë të kanalit të dytë televiziv të shërbimit publik – RTVM2, pas ritransmetimit të Festivalit të Këngëve për Fëmijë “Bilbilat e Korabit”, ku një vajzë e vogël këndoi këngën “Trojet shqiptare” e veshur me një bluzë kuqezi me hartën e territoreve shqiptare.
Këshilli Programor i RTVM-së, pas presioneve të mediave dhe opinioni maqedonas, të cilët paraqitjen e vogëlushes e quajtën “provokative” dhe kërkonin “kokë turku” për ta dënuar, sot në mbledhje e kanë ngarkuar drejtorin e RTVM-së, Marjan Cvetkovski që <span;>të hapë procedurë disiplinore përmes së cilës do të hetohet dhe përcaktohet se kush ka lejuar transmetimin e këngës “dhe me këtë ka shkelur dispozitat ligjore”.
“Procedura duhet të tregojë se ku qëndron përgjegjësia dhe ai që është përgjegjës, të mbajë pasojat, por njëkohësisht kemi theksuar se është e nevojshme të forcohen mekanizmat e mbikëqyrjes për gjithçka që transmetohet në eterin e MRT-së, në mënyrë që në të ardhmen të mos ndodhin shkelje të tilla apo të ngjashme”, ka deklaruar për “Fokus”, kryetari i Këshillit Programor, Davor Pashoski.
Siç shkruan “Fokus”, rasti tani kalon në duart e drejtuesit të parë të MRT-së, Cvetkovski, i cili përmes kompetencave ligjore duhet të përcaktojë përgjegjësi konkrete për këtë lëshim.
Drejtori Cvetkovski në një bisedë telefonike nuk e ka përjashtuar mundësinë e shkarkimit të redaktores Gashi, pavarësisht se ajo, prej kohësh ndodhet në pushim mjekësor.
Gjithçka ka ndodhur të shtunën në orën 11:00 kur u ritransmetua një incizim Festivali i Këngëve për Fëmijë “Bilbilat e Korabit, ku një vajzë e veshur me një bluzë kuqezi dhe me hartën e territoreve të banuar me shqiptarë, këndon këngën “Trojet shqiptare”.
Për të qenë ironia edhe më e madhe, nga kënga dhe vogëlushja, ishte alarmuar edhe Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale. Kjo e fundit kishte konstatuar madje “shkelje serioze nga RTVM2” në ritransmetimin e programit për fëmijë “Bilbilat e Korabit”.
Sipas raportit të ASHMAA-së, performanca përmbante elemente që nxisin intolerancë kombëtare dhe etnike, përmes simboleve irredentiste dhe mesazheve politike.
“Me këtë interpretim nxitet dhe përhapet intolerancë mbi baza kombëtare dhe etnike”, kishte konstatuar ASHMAA.
Por, si qëndron e vërteta? Festivali i transmetuar të shtunën është ritransmetim pasi Festivali ishte dhënë në RTVM2 para tre vitesh. Transmetimi i Festivalit ishte pjesë e Programit të RTVM-së i miratuar nga Këshilli i atëherhshëm Programor dhe i miratuar edhe në Parlamentin e Maqedonisë. Megjithatë, në 2023 Këshilli Programor nuk kishte lejuar as të dikutohet çështja e vogëlushes pasi RTVM2 nuk ka asnjë ingerencë mbi organizimin e Festivaleve, e hiç më pak se kush si duhet të vishet në skenë.

E dyta, në mbishkrimin e bluzës së vajzës askund nuk shkruan “Shqipëria e Madhe”, por shkruan: “1 GJUHË, 1 KOMB, 1 GJAK”.
Në ndërkohë, edhe RTVM edhe ASHMAA përdorin standarde të ndryshme kur bëhet fjalë RTVM1 në maqedonisht dhe RTVM2. Muaj më parë, RTVM1 në edicion lajmesh publikoi hartën e Ballkanit me Kosovën brenda Serbisë, ndërsa ASHMAA as një fjalë nuk e tha. RTVM1 tha se ka qenë “gabim teknik”, ndërsa as një fjalë apo masë disiplinore nuk ishte kërkuar nga Këshilli Programor. Së paku, në procesverbal nuk kishte asgjë në këtë drejtim. (koha.mk)
Lajme
Blerim Destani pushton Zurich Film Festival 2026
Blerim Destani pushton Zurich Film Festival me premierën botërore të filmit “BLOOD MONEY”
Aktori i njohur shqiptar Blerim Destani rikthehet fuqishëm në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Filmi i tij i ri, drama aksion “BLOOD MONEY”, do të shënojë premierën e tij botërore në edicionin e sivjetmë të Zurich Film Festival (ZFF), më 2 tetor 2026.
Përveç shfaqjes së parë të projektit për publikun e gjerë, ky festival do të rezervojë një hapësirë të veçantë për ekipin krijues. Më 3 tetor, Blerim Destani së bashku me bashkëpunëtorët e tij do të jenë pjesë e panelit prestigjioz të diskutimit “ZFF Masters”, ku do të ndajnë prapaskenat e xhirimeve dhe sfidat e realizimit të këtij projekti madhor.

Një kast i jashtëzakonshëm dhe debutimi i Noizy-t si aktor
Filmi mban firmën e regjisorit të vlerësuar Visar Morina dhe sjell një bashkim interesant emrash në ekranin e madh. Përkrah Blerim Destanit, në rolet kryesore luan aktori i mirënjohur gjerman Moritz Bleibtreu, si dhe reperi i dashur për publikun shqiptar, Noizy, i cili me këtë rol shënon debutimin e tij të parë si aktor në një film të metrazhit të gjatë.

Çfarë ndodh në “BLOOD MONEY”?
Ngjarjet e kësaj drame të errët të arteve marciale zhvillohen në qytetin bregdetar të Durrësit. Filmi ndjek historinë e Arionit (luajtur nga Noizy), një ish-i burgosur që rikthehet në dyluftimet e paligjshme të njohura si “The Circle”. Ai pranon të ndeshet për llogari të Ilirit (Blerim Destani), një personazh i zhytur në borxhe të mëdha. Gjërat marrin një kthesë të rrezikshme kur të dy përfshihen pa dashje në një rrjet të madh dhe të paligjshëm bastesh, duke vënë në rrezik gjithçka.
Për të gjithë artdashësit dhe adhuruesit e kinematografisë në Zvicër, biletat dhe oraret e plota të shfaqjeve tashmë janë të disponueshme në faqen zyrtare të festivalit (https://zff.com/de).
/ Foto credits: Zürich Film Festival – Media zff.com /

Lajme
Jonida Vokshi me një mesazh të koduar për Monika Lubonjën
“Nuk janë fjalët, por prania, ajo që ka rëndësi”! Ky është mesazhi që Jonida Vokshi ka zgjedhur të ndajë në rrjetet sociale, në një moment kur mikesha e saj e afërt, Monika Lubonja, ndodhet në qendër të vëmendjes.
Prezantuesja dhe aktorja ka publikuar në Instagram një fotografi të shoqëruar me këtë fjali, pa dhënë detaje të tjera dhe pa e përmendur drejtpërdrejt emrin e Monikës.
Megjithatë, mesazhi është interpretuar si një shenjë mbështetjeje për aktoren, ndërsa situata e saj vijon të jetë në fokusin e opinionit publik.
Vokshi duket se ka zgjedhur të mos bëjë një deklaratë të gjatë apo të komentojë publikisht mbi atë që po ndodh, por të përcjellë një mesazh të shkurtër për rëndësinë e pranisë në momente të vështira.
Një postim i thjeshtë, por që përcjell idenë se mbështetja ndaj një personi të afërt nuk ka gjithmonë nevojë të shprehet me fjalë apo publikisht.
Lajme
Dëshmitari i Prokurorisë del në favor të Bajramit e Grubit
Dëshmitari i Prokurorisë në rastin “Lotaria”, Vllado Petkovski, është shpallur dëshmitar armiqësor pasi në dëshminë e tij dha përgjigje që favorizojnë të akuzuarit Përparim Bajrami dhe Artan Grubi.
Petkovski, drejtor sektori për lojërat e fatit në Lotarinë Shtetërore, tha se Bajrami kishte pasur qasje proaktive dhe kishte sjellë projekte të reja.
Për paraardhësen e tij, Katica Nikollovska, ai tha se nuk kishte bërë asgjë.
Sa i përket furnizimit me aparate VLT, Petkovski deklaroi se kishte marrë pjesë personalisht në procedurë dhe se ajo nuk kishte qenë kontestuese.
Kjo deklaratë bie ndesh me tezën e Prokurorisë se furnizimi ishte i panevojshëm dhe i kishte shkaktuar dëm buxhetit prej 9.7 milionë eurosh.
Petkovski tha gjithashtu se në Lotarinë Shtetërore ishte diskutuar mundësia që ajo vetë të organizonte lojëra elektronike të fatit.
Sipas tij, para furnizimit me VLT aparate ishin përgatitur dokumente, studim fizibiliteti, hulumtim tregu, si dhe ishin marrë mendime nga Ministria e Financave dhe Qeveria.
“Qëllimi ishte që i gjithë fitimi të mbetej te Lotaria Shtetërore dhe të mos ndahej me të tjerët”, deklaroi Petkovski para gjykatës.
Pas këtyre përgjigjeve, Prokuroria hoqi dorë nga dëshmitari, por kërkoi që ai të merrej në pyetje përmes pyetjeve të kryqëzuara, ndërsa avokati i Grubit, Goce Ristevski, tha se dëshmia e konfirmon tezën e mbrojtjes.
Seancat e radhës do të vazhdojnë me dëgjimin e gjashtë dëshmitarëve të tjerë, ndërsa tetë të akuzuarit përballen me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare, vepër për të cilën parashihet dënim prej një deri në pesë vjet burg.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
