Connect with us

Lajme

Erdogan: Uji zëvendëson naftën si burimi më strategjik

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se lufta për naftën dhe karburantet me bazë karboni në shekullin e kaluar do të zëvendësohet nga uji në periudhën e ardhshme, teksa konkurrenca për energji po intensifikohet, raporton Anadolu.

Duke marrë pjesë në një ceremoni inaugurimi për objekte të reja të ndërtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Punëve Hidraulike Shtetërore, Erdogan tha se faktorët si ndryshimet klimatike, thatësira, rritja e popullsisë, urbanizimi dhe industrializimi po rrisin presionin mbi burimet ujore.

Ai theksoi se ndërkohë që 2.2 miliardë njerëz në botë nuk kanë qasje në ujë të pijshëm të sigurt, Raporti Botëror për Zhvillimin e Ujit parashikon se rreth 6 miliardë njerëz nuk do të kenë mjaftueshëm ujë të pastër deri në vitin 2050.

Erdogan theksoi se në një shekull ku konkurrenca për energji po rritet në të gjithë sektorët, uji mbetet burimi më strategjik dhe më i vlefshëm si një komponent kyç i prodhimit dhe energjisë.

Presidenti turk tha se shenjat e kësaj përplasjeje janë tashmë të dukshme në konfliktet e armatosura që po zhvillohen në rajon.

Ai theksoi se vetëm 2,5 për qind e furnizimit total të ujit në botë përbëhet nga ujë i ëmbël dhe se popullsia botërore është rritur nga 3 miliardë në vitin 1960 në mbi 8 miliardë sot, ndërsa sasia e reshjeve ka mbetur e pandryshuar.

Ai shtoi se derisa nevoja për burime të pastra uji rritet, burimet ujore fatkeqësisht po pakësohen me shpejtësi për shkak të konsumit të lartë dhe ndotjes.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Gjendet pa shenja jete në Kroaci 8-vjeçari i zhdukur në lumin Drava

Pas tre ditësh kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i djalit 8-vjeçar që ishte zhdukur në Kroaci.

Sipas policisë kroate, trupi i fëmijës u gjet pasditen e së enjtes në lumin Drava, rreth dy kilometra larg vendit ku ishte raportuar zhdukja e tij.

Me urdhër të Prokurorisë së Qarkut në Varazhdin, në vendin e ngjarjes është janë kryer hetime.

Mjekja ligjore që ekzaminoi trupin konstatoi se nuk kishte shenja lëndimesh të shkaktuara gjatë kohës që fëmija ishte gjallë, shkruan Index.
Trupi është dërguar në Departamentin e Patologjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Koprivnicë, ku do të kryhet autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Në operacionin e kërkimit morën pjesë për tri ditë me radhë të gjitha shërbimet emergjente, përfshirë Shërbimin Malor të Shpëtimit (HGSS), Kryqin e Kuq, zhytësit e policisë dhe zjarrfikësit.
Kërkimet u vështirësuan nga terreni i vështirë përgjatë lumit Drava, i cili ditët e fundit kishte dalë nga shtrati për shkak të reshjeve të shumta, duke ndryshuar strukturën e tokës dhe kushtet e kërkimit.

Continue Reading

Lajme

Vance arrin në Zvicër për bisedimet SHBA-Iran

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë dërguar zyrtarë të nivelit të lartë në Zvicër për bisedime, pavarësisht pretendimeve për shkelje nga të dyja palët, sepse ato ndajnë një “interes të përbashkët” në përfundimin e konfliktit.

“Për të dyja palët, përfundimi i këtij konflikti, kësaj lufte të zgjedhur, përkundrazi, është një interes i ngushtë”,tha një analist për CNN të dielën.

Ndërkohë, zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance ka mbërritur në Zvicër për bisedime SHBA-Iran, sipas zyrës së tij.

Continue Reading

Lajme

Buteli mirëpriti motoçiklistë nga vendi dhe rajoni, Kostovski: Takim i motoçiklistëve po kthehet në traditë

Komuna e Butelit këtë fundjavë ishte nikoqire e një numri të madh motoçiklistësh, të cilët morën pjesë në takimin e motoçiklistëve të dytë të organizuar në parkun “Olimpiski Son”.

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, bëri të ditur se ngjarja u zhvillua në një atmosferë festive, me shumë argëtim, lojëra me motorë, muzikë dhe ushqim, duke e kthyer fundjavën në një takim të veçantë për adhuruesit e motoçiklizmit.

Sipas tij, Komuna e Butelit edhe këtë vit ishte sponsori gjeneral dhe mbështetësi kryesor i këtij organizimi, duke dhënë mbështetje për zhvillimin e një aktiviteti që po fiton gjithnjë e më shumë interes.

“Argëtim i shkëlqyer, shumë lojëra me motorë, muzikë e mirë dhe ushqim i shijshëm ishin shenja dalluese të këtij takimi të motoçiklistëve”, theksohet në njoftimin e publikuar nga kryetari i komunës.

Kostovski ka përgëzuar edhe moto-klubin “Crni” nga Radishani për organizimin e suksesshëm të ngjarjes, duke vlerësuar punën e tyre në realizimin e këtij tubimi.

Ai ka shprehur bindjen se moto-sobori në Butel do të vazhdojë të rritet nga viti në vit, me synimin që edicioni i ardhshëm të jetë edhe më i madh dhe më i organizuar.

Continue Reading

TË FUNDIT

Sport2 hours ago

Barcelona synon yllin e Borussia Dortmundit, transferimi kushton 75 milionë euro

Barcelona po monitoron nga afër mesfushorin e Borussia Dortmundit, Felix Nmecha, në një operacion që mund të shndërrohet në një...

Lajme1 hour ago

Gjendet pa shenja jete në Kroaci 8-vjeçari i zhdukur në lumin Drava

Pas tre ditësh kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i djalit 8-vjeçar që ishte zhdukur në Kroaci. Sipas policisë...

Lajme1 hour ago

Vance arrin në Zvicër për bisedimet SHBA-Iran

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë dërguar zyrtarë të nivelit të lartë në Zvicër për bisedime, pavarësisht pretendimeve për shkelje...

Lajme10 hours ago

Buteli mirëpriti motoçiklistë nga vendi dhe rajoni, Kostovski: Takim i motoçiklistëve po kthehet në traditë

Komuna e Butelit këtë fundjavë ishte nikoqire e një numri të madh motoçiklistësh, të cilët morën pjesë në takimin e...

Lajme11 hours ago

Protestuesit nisin rrethimin e Kryeministrisë: Sonte do ta gdhijmë këtu! Marshim gjithë natën

Në Tiranë mbahet dita e 21-të e protestës, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u mblodhën...

Lajme11 hours ago

Ali Ahmeti nga Kërçova: Energjia që pashë sonte më bën optimist për fitoret që na presin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ndjekur sot punimet e Kuvendit Zgjedhor në degën partiake të Kërçovës,...

Sport12 hours ago

Afet Fetai, talenti shqiptar i MMA-së nga Gostivari po shkëlqen në Austri

Luftëtari i arteve marciale të përziera (MMA), **Afet Fetai**, 24 vjeç nga Gostivari, po vazhdon të ndërtojë me sukses karrierën...

Lajme12 hours ago

Nikolloski: Ndërtimi i autostradës Gostivar – Bukojçan si pjesë e Korridorit 8 po zhvillohet me ritëm të përshpejtuar

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, njoftoi se ndërtimi i autostradës Gostivar-Bukojçan në kuadër të Korridorit 8 po zhvillohet...

Lifestyle13 hours ago

Dikur ishte “fshati i milionerëve”, kurse sot ka vetëm 20 banorë

Fshati kroat Velo Grablje në ishullin e Hvarit, i njohur dikur si “fshati i milionerëve” për shkak të prodhimit fitimprurës...

Lajme13 hours ago

Bilall Kasami: Dibra po transformohet nën udhëheqjen e Fisnik Melës

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka vizituar sot qytetin e Dibrës së bashku me baahkëkryetarin tjetër...

Trending