Connect with us

Lajme

Unionet studentore kërkojnë mbështetje për protestën! Jurisprudenca edhe në shqip

Unionet e studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore kanë intensifikuar thirrjet për mbështetje ndaj protestës së paralajmëruar më 6 prill në ora 12:30 në Shkup.

Përmes një komunikate publike, ata u janë drejtuar mediave, shoqërisë civile dhe aktivistëve, duke kërkuar përfshirje dhe mbështetje për kauzën e tyre.
Studentët theksojnë se po përballen me padrejtësi të vazhdueshme, pasi nuk u mundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pse kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj. Ata bëjnë të ditur se protesta do të nisë me marsh nga Ura e Gurit në Shkup.

Kjo çështje ka marrë vëmendje të shtuar kohët e fundit, pasi 385 studentë shqiptarë nga tre universitetet përkatëse kanë nënshkruar peticion, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të organizohet edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me të drejtat e tyre ligjore.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Zelensky paralajmëron Bjellorusinë të heqë pajisjet sinjalizuese që Rusia i përdor për sulme

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensyk, ka paralajmëruar Bjellorusinë fqinje – aleaten e ngushtë të Rusisë – që të heqë pajisjet sinjalizuese të përdorura nga Kremlini për të shënjestruar Ukrainën, përndryshe, sipas tij, Kievi do ta bëjë vetë.

“Cili është kuptimi të thuhet se ai [udhëheqësi bjellorus Aleksandr Lukashenko] nuk dëshiron të jetë në luftë? Le t’i heqë këto pajisje, le t’i fikë. Mendoj se një javë do të jetë e mjaftueshme për ta bërë këtë”, tha Zelensky në një konferencë për shtyp në Kiev më 19 qershor.

“Nëse ai nuk e bën, ne do ta bëjmë”, shtoi ai, pa dhënë elaboruar më shumë.

Zelensky tha se stacionet e transmetimit të sinjaleve ndodheshin në dy rajone të Bjellorusisë pranë kufirit me Ukrainën dhe se ato përdoren nga forcat ruse për të ndihmuar procesin e navigimit gjatë sulmeve ndaj civilëve ukrainas.

Ky pretendim nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Zelensky po ashtu foli për kapacitetet e rafinimit të naftës në Bjellorusi, duke pretenduar se vendi është bërë një furnizues i rëndësishëm për Rusinë dhe se Lukashenko mund ta ndalë këtë praktikë.

“Sot ai është furnizuesi më i madh, ose ndër furnizuesit kryesor për ushtrinë ruse. Veçmas Lukashenko, veçmas Bjellorusia”, tha Zelensky.

“A mund të ndalet kjo? Jam i sigurt se është në dorën e tij. Dhe ai është ai që e kontrollon”, shtoi ai.

Kievi ka shtuar sulmet ndaj infrastrukturës së naftës dhe objekteve të magazinimit në Rusi, shpesh duke goditur thellë brenda territorit rus, përfshirë edhe zonat pranë kryeqytetit Moskë, duke shkaktuar mungesa në Rusi dhe rritje të çmimeve për civilët.

Nën drejtimin e Lukashenkos, Bjellorusia është aleate e ngushtë ushtarake e Rusisë dhe ka mbështetur luftën e Moskës kundër Ukrainës, duke ofruar mbështetje logjistike dhe duke përsëritur kërcënimet e Kremlinit ndaj NATO-s. Megjithatë, ajo nuk i është bashkuar me pushtimin e plotë të Rusisë të nisur në shkurt 2022.

Bjellorusia, njësoj si Rusia, është përballur me sanksione të ashpra nga Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi, megjithëse Lukashenko ka bërë përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me Uashingtonin, përfshirë lirimin e disa kundërshtarëve të burgosur dhe të burgosurve politikë, ndonëse shumë prej tyre vazhdojnë të mbeten në burgje në Bjellorusi.

Lukashenko është në pushtet që nga viti 1994. Ai e mbajti pushtetin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, duke shpallur fitoren pavarësisht akuzave të përhapura për manipulim nga opozita bjelloruse dhe Perëndimi./Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Lajme

Rrëfimi ekskluziv i Komandant Hoxhës për hyrjen e UÇK-së në Haraçinë

Shkruan: Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha

U mor vendimi në shtabin e Ustrisë Çlirimtare Kombëtare – UÇK-së që njësitet tona të futen afër Shkupit, për të provokuar një dyluftim të pabarabartë mes UÇK-së dhe forcave qeveritare, me qëllim që të përshpejtohet përfundimi i luftes së vitit 2001, me një fitore për neve shqiptarëve.

U caktuan njësitet, komandantat dhe ushtarët të cilët vullnetarisht do të hynin në një rrethim shumë të rrezikshëm.

Disa komandatë të cilët në fillim u lajmëruan vullnetarisht për t’u futur në Haraçinë, mbas disa ditësh u larguan me arsyetim se në këtë fshat, largë pozicioneve te UÇK-së, që ishin në Mateç, Hotël, Likovë, Sllupçan etj., ishte vështirë qëndresa, furnizimi i logjistikës… dhe kishin të drejtë.

U kërkua nga unë që të marr përsipër hyrjen në Haraçinë, pasi që isha më i vjetri, që nga para fillimit të betejës së parë të UÇK-së në fshatin e lindjes time, Tanushë, dhe se ushtarët vullnetarë po kërkojnë komandant Hoxhën.

Pasi u konsultova me vullnetaret, komandant Telin dhe Arushën e Haraçinës, duke kërkuar mendimin e tyre se sa mund të marrin përgjegjesitë në këtë betejë të pabarabartë, më kujtohet Teli më pat thënë: “Komandant mos kërko nga unë të jem në roje, e sa për luftime nuk do bëjmë gjumë nëpër beteja”!

U nisëm nga fshati Hotël në mbrëmje deri në Manastirin mbi fshatin Mateç ku ishte bazë e UÇK-së. Telin me katër ushtarë e dërgova për Haraçinë ta kontrollon rrugën që mos të biem në pritë befasie.

Mbas dy ditësh Komandant Teli me Arbenin dhe shokë të tjerë, erdhën na morën në vendin e quajtur “Vllaigrob” në mbrëmje pa na vërejtur askush. Pas disa orësh arritëm në Haraçinë tek shtëpia e Ragmiut, ku pushuam disa orë dhe vazhduam në qendër të Haraçinës tek shtëpia e bacës Xhezë. Aty dhe vepruam organizimin e strukturave të UÇK-së dhe pozicionimin.

Për fat tonin jo të mirë, pala maqedonase na vërejtën po të nesërmen në mëngjes hyrjen tonë në fshat dhe na doli pak sa situata nga kontrolli, sepse nuk kishim edhe aq kohë të mjaftueshme për të u strukturuar në hirearkinë ushtarake – Skuadara, Togje, Kompani e deri në Bataljon. Si dhe nuk kishim shumë kohë që t’i rregullojmë dhe të bëjmë fortifikimin e rovave (hendeqeve), bunkerave etj., dhe pozicionimi i armatimit të rënd këmbesorie që dispononte UÇK-ja, top pa dridhje dhe Gulinov 12,7 (mitraloz i rëndë kundërajror i njohur si DShK 12.7 mm).

Continue Reading

Lajme

Ali Ahmeti: BDI forcon strukturat në Vrapçisht, unitet dhe organizim përballë sfidave politike

Ali Ahmeti ka përcjellë një mesazh pas mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Vrapçisht, ku u konstituuan organet e reja drejtuese të degës.

Në mesazhin e tij, Ahmeti vlerëson se kuvendi është zhvilluar në një atmosferë të ngrohtë, vëllazërore dhe me unitet të plotë, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm në forcimin e organizimit të partisë në nivel lokal.

Ai uron kryetarin e degës, kryesinë, Këshillin Mbikëqyrës, Komitetin e Veteranëve dhe sekretariatet për besimin dhe përgjegjësinë e marrë, duke shprehur bindjen se me përkushtim dhe afërsi me qytetarët do të forcohet edhe më tej organizimi në Vrapçisht.

Ahmeti thekson se BDI mbetet një nga forcat më të organizuara politike të shqiptarëve në vend, duke shtuar se fuqia e saj buron nga uniteti dhe besimi i qytetarëve.

Ai nënvizon gjithashtu nevojën për organizim, mençuri dhe vendosmëri, duke theksuar se me vizion dhe përkushtim do të përballen politikat që cenojnë të drejtat e shqiptarëve.

“Urime Vrapçishtit dhe suksese të zgjedhurve në këtë rrugëtim të ri”, përfundon mesazhi.

https://www.facebook.com/share/p/1Pa8248c3Y/

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 hours ago

Zelensky paralajmëron Bjellorusinë të heqë pajisjet sinjalizuese që Rusia i përdor për sulme

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensyk, ka paralajmëruar Bjellorusinë fqinje – aleaten e ngushtë të Rusisë – që të heqë pajisjet sinjalizuese...

Lajme27 minutes ago

Rrëfimi ekskluziv i Komandant Hoxhës për hyrjen e UÇK-së në Haraçinë

Shkruan: Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha U mor vendimi në shtabin e Ustrisë Çlirimtare Kombëtare – UÇK-së që njësitet tona...

Lajme12 hours ago

Ali Ahmeti: BDI forcon strukturat në Vrapçisht, unitet dhe organizim përballë sfidave politike

Ali Ahmeti ka përcjellë një mesazh pas mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në...

Lajme14 hours ago

Hetim për keqpërdorimet financiare në FFM, flet prokurori publik Faton Azizi

Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur hetim ndaj 18 personave fizikë dhe 8 personave...

Lajme15 hours ago

Hoxha në Top Tema: Leja për USJE-n do të jetë sipas standardeve të reja, më të rrepta mjedisore, njësoj si për të gjithë operatorët me leje A të integruar

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, në intervistën e sotme në emisionin \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”Top Tema\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\” në Televizionin Tellma,...

Lajme15 hours ago

Ministri i Kulturës Zoran Lutkov largohet i pari nga Qeveria

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, pritet të jetë emri i parë që do të largohet nga kabineti qeveritar...

Lajme15 hours ago

Tensione mes BDI-së dhe Lidhjes Shqiptare, replika të ashpra në Kuvend

Një debat i ashpër është zhvilluar në seancën e sotme të Kuvendit mes deputetit të BDI-së, Musa Xhaferi, dhe deputetëve...

Lajme1 day ago

Ky do të jetë propozimi i Kurtit për President?!

Në disa portale të afërta me partitë e koalicionit me VV bëjnë të ditur se brenda rrethit të ngushtë të...

Lajme1 day ago

Numri i të vdekurve nga Ebola në Kongo shkon në 200, rritet frika për një epidemi masive

Numri i të vdekurve nga virusi Ebola kaloi shifrën 200 të enjten, ndërsa infeksionet u rritën në shpërthimin në Republikën...

Lajme1 day ago

Voziste me 188 km/h në austostradën Kumanovë-Shkup, policia ndalon shtetasin serb

Mbrëmë, oficerët e policisë ndaluan një shtetas serb i cili po drejtonte një Porsche me 188 kilometra në orë në...

Trending