Lajme
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që kërcënoi Ramush Haradinajn
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për një person që dyshohet se ka kërcënuar ish-kryeun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Sipas zëdhënësit të Prokurorisë, Shkodran Nikçi, personi ka çrregullime mendore, gjë që është marrë parasysh gjatë procedurave:
“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për persona me ç’rregullime mendore.”
Rasti është duke u hetuar dhe masat e mëtejshme do të vendosen në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Sipas informacioneve, i dyshuari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi paraprakisht kishte publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku dyshohet se kishte bërë kërcënime të drejtpërdrejta ndaj Haradinajt dhe familjes së tij. /Telegrafi/
Lajme
Në fund të muajit nis ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë
Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi aktivitet të intensifikuar ndërtimor, duke paralajmëruar ndërtimin e gjashtë segmenteve të autostradave në të gjithë vendin në periudhën e ardhshme
Drejt fundit të këtij muaji, ndoshta më 26 gusht, tregoi Mickoski, do të fillojë ndërtimi i segmentit të autostradës Bllacë – Shkup, për të cilin, tha ai, kanë përfunduar të gjitha procedurat formale.
“Më në fund, për këtë projekt dhjetëvjeçar që u paralajmërua, kemi një kontraktor, është një kompani vendase, kemi mbikëqyrje, janë plotësuar të gjitha kushtet për të filluar ndërtimin e kësaj autostrade. Në shtator pres që të fillojë edhe një segment autostrade, pra Bukojçan – Kërçovë, dhe me dinamikë të shtuar të përfundojë autostrada Kërçovë – Ohër. Pres që segmenti nga Izvor deri në Vrbjan të fillojë në gjysmën e dytë të tetorit, ndërsa i gjithë segmenti të jetë në tremujorin e parë të vitit 2027”, tha Mickoski pasi inspektoi aktivitetet ndërtimore të fazës së parë të ndërtimit të sistemit të kanalizimit në Idrizovë në komunën e Gazi Babës.
Lajme
Hidhet bombë drejt një shtëpie në ‘fshatin e milionerave’ në Shkup
Një mjet shpërthyes është hedhur drejt një shtëpie në fshatin Bardovcë të Shkupit dhe ka shkaktuar dëme material.
Siç njoftoi policia, më 16.08.2026 rreth orës 02:35, K.B. (70) nga Shkupi ka raportuar se në fshatin Bardovcë të Shkupit, drejt shtëpisë së tij është hedhur një send që ka shkaktuar shpërthim dhe ka dëmtuar shkallët e hyrjes së shtëpisë.
Është thyer një dritare, si dhe është dëmtuar një automjet udhëtarësh, dera dhe sende të tjera, transmeton Lideri.mk. Fshati Bardovcë është i njohur për shtëpitë dhe rezidencat luksoze, si dhe banorët e saj të pasur./Lideri
Lajme
Nxënësit shqiptarë të Idrizovës pa mësim në shqip nga klasa e gjashtë
Në shkollën fillore “Njegosh” në Idrizovë të Komunës Gazi Babë, nxënësit shqiptarë edhe këtë vit mund të mësojnë në gjuhën shqipe deri në klasën e pestë. Nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, ata duhet të vazhdojnë arsimin në shkolla të komunave të tjera. Pavarësisht që problemi është i kahmotshëm, edhe këtë vit nuk parashihet një zgjidhje konkrete. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska tha për Alsat se është mirë që fëmijët të mësojnë në gjuhën e tyre amtare. Mirëpo, për këtë rast ministrja Janevska nuk tha që dikasteri që ajo drejton nuk ka marrë ndonjë vendim për hapjen e paraleleve në shqip në Idrizovë.
“Në këtë moment nuk mund t’ju them saktësisht nëse dhe sa kërkesa eventualisht kemi, por dua të them se në këtë moment, ndoshta, nuk mund të pohoj me siguri, bëhet fjalë për punësime të reja. Dhe duke qenë se kemi të paktën 2.500 mësues që nuk kanë fond të plotë të orëve mësimore, ndërsa ne u paguajmë pagat, çdo punësim i ri përbën problem”,tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit.
Ministrja Janevska çështjen e mësimit shqip në Idrizovë e lidh edhe me mungesën e nxënësve dhe me numrin e madh të mësuesve që aktualisht nuk kanë fond të plotë të orëve. Sipas saj, nëse në Idrizovë vërtetohet se nevojiten paralele në gjuhën shqipe, atëherë do të shqyrtohet edhe mundësia e angazhimit të mësuesve që tashmë janë në sistem. Janevska thotë se aktualisht nuk mund të konfirmojë nëse kërkesa për mësim në shqip do të nënkuptonte punësime të reja. Ajo thekson se Ministria nuk lejon punësime të reja përveç rasteve kur ato janë të domosdoshme.
“Optimizimin më intensiv e fillojmë këtë vit. Vitin e kaluar ishte shumë minimal, këtë vit gjithashtu minimal, duke pasur parasysh stafin dhe duke u kujdesur që racionalizimin ta bëjmë vetëm përmes pensionimeve. Mendoj se kemi filluar t’i afrohemi një gjendjeje normale, ose një numri normal të mësuesve që duhet të jenë të punësuar.Është e saktë se nuk lejojmë punësime, përveç rasteve kur ato janë të domosdoshme. Nëse konstatohet se edhe këtu është e domosdoshme, Ministria do të veprojë në përputhje me ligjin”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit.
Ndërkohë, nga Komuna e Gazi Babës nuk japin një përgjigje konkrete nëse nga shtatori nxënësit shqiptarë të klasave të gjashta deri në të nëntat do të mund të mësojnë në shqip në Idrizovë. Nga komuna thonë se aktualisht po punohet për gjetjen e një lokacioni të përshtatshëm për ndërtimin e një shkolle të re fillore në Idrizovë.
“Bëhet fjalë për një projekt të rëndësishëm për banorët e Idrizovës nga të gjitha komunitetet etnike, veçanërisht për fëmijët dhe familjet e tyre. Prandaj, qëllimi ynë është që të gjitha procedurat e nevojshme të zhvillohen në mënyrë të plotë dhe në përputhje me procedurat ligjore”, theksojnë nga Komuna Gazi Babë.
Nga Komuna e Gazi Babës thanë se mbeten të përkushtuar për realizimin e këtij projekti dhe, pas përfundimit të procedurave përgatitore dhe administrative, do të mund të kalohet në fazat e ardhshme për ndërtimin e shkollës së re. /Alsat.mk
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
