Connect with us

Lajme

Sa ka borxh Maqedonia e Veriut?

Borxhi shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut në fund të vitit 2024 arriti në 8,298.0 milionë euro, ose 53.8% e (Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), që paraqet një rritje prej 4.1 pikë përqind krahasuar me vitin e kaluar.

Me këtë nivel të borxhit shtetëror, Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet një vend me borxh mesatar që është më i ulët se niveli mesatar i borxhit të 27 vendeve të BE-së,  i cili në fund të vitit 2024 arriti në 81.0%, analizon “Zhurnal.mk” nga të dhënat që ka publikuar Ministria e financave, që është përgjegjëse për përcjelljen e borxhit të vendit.

Borxhi publik është 9.6 miliardë euro

Nga ana tjetër, borxhi publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut në fund të vitit 2024 arriti në 9,619.4 milionë euro, ose 62.4% të PBB-së, që paraqet një rritje prej 4.3 pikë përqindjeje krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Dallimi i borxhit shtetëror dhe atij publik është se në borxhin publik nga maji i vitit 2019, përfshihet edhe borxhi i pagarantuar i ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare të themeluara nga shteti ose nga komunat. Borxhi i pagarantuar është ulur me 0.1 pikë përqindjeje krahasuar me vitin e kaluar.

Borxhi publik i jashtëm arrin në 5,825.1 milionë euro, ndërsa borxhi publik i brendshëm arrin në 3,794.3 milionë euro.

Borxhi publik i jashtëm në fund të vitit 2024 arrin në 4,617.7 milionë euro dhe krahasuar me vitin 2023 është rritur me 446.7 milionë euro, ndërsa borxhi publik i brendshëm arrin në 3,680.3 milionë euro, që është një rritje prej 595.2 milionë eurosh krahasuar me vitin e kaluar.

Nëse borxhi publik prej 9,619.4 milionë euro ndahet për 1.8 milionë banorë, kjo i bie që ;do shtetas i Maqedonisë së Veriut ka borxh nga 5.344 euro, shkruan “Zhurnal.mk”.

Borxhi publik e tejkaloi limit në fund të vtit 2024!

Nga perspektiva e strukturës valutore të borxhit shtetëror, në fund të vitit 2024, pjesën dominuese e zë borxhi i denominuar në euro, i cili përbën 61.4% të portofolit total dhe ulet me 4.2 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2023.

Borxhi në monedhë vendase në të njëjtën periudhë rritet me 4.2 pikë përqindjeje, pra nga 29.1% në vitin 2023 në 33.3% në fund të vitit 2024. Borxhi me normë interesi fikse në strukturën e interesit të borxhit shtetëror rritet me 3.6% pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2023, dhe në fund të vitit 2024 është 77.5%, që është kryesisht rezultat i huamarrjes për nevojat buxhetore nga Banka Hungareze e Eksport-Importit me një kredi në shumën prej 500 milionë eurosh me normë interesi fikse.

Lidhur me zbatimin e kufizimeve të përcaktuara në Strategjinë e Rishikuar të Menaxhimit të Borxhit Publik për vitet 2024-2026 (me perspektivë deri në vitin 2028), mund të konkludohet se ai është brenda kuadrit të “Strategjisë së Menaxhimit të Borxhit Publik për vitet 2024-2026 (me perspektivë deri në vitin 2028)”, niveli maksimal i borxhit publik u përcaktua në 60% të PBB-së në afat të mesëm dhe të gjatë, dhe niveli maksimal i borxhit publik të garantuar u përcaktua gjithashtu në 15% të PBB-së.

Borxhi publik në fund të vitit 2024 arriti në 62.4% të PBB-së, duke tejkaluar me 2.4% pikë përqindjeje kufizimet e përcaktuara në “Strategjinë e Rishikuar të Menaxhimit të Borxhit Publik për vitet 2024-2026 (me perspektivë deri në vitin 2028)”.

Nga ana tjetër, borxhi i garantuar në fund të vitit 2024 arriti në 8.2% të PBB-së dhe është brenda kufijve të përcaktuar në “Strategjinë e Rishikuar të Menaxhimit të Borxhit Publik për vitet 2024-2026 (me perspektivë deri në vitin 2028)”.

Për më tepër, në përputhje me limitin për strukturën valutore të borxhit shtetëror, borxhi në euro në portofolin e borxhit në valutë të huaj duhet të përfaqësohet me të paktën 80%. Që nga 31 dhjetori 2024, pjesa e borxhit në euro ishte 91.6%, që është në përputhje me limitin e vendosur.

Zbatimi i limitit të normës së interesit ka qenë gjithashtu i suksesshëm. Konkretisht, me “Strategjinë e Rishikuar për Menaxhimin e Borxhit Publik për vitet 2024-2026 (me perspektivë deri në vitin 2028)” u vendos një kufi për strukturën e normës së interesit të borxhit shtetëror, sipas të cilit borxhi me normë fikse interesi duhet të përfaqësohet me të paktën 60% në portofolin total të borxhit, dhe në fund të vitit 2024 borxhi me normë fikse interesi merr pjesë me 77.5% në strukturën e borxhit shtetëror, shkruan “Zhurnal.mk”.

Në vitin 2024 u morën borxh 1.041 miliardë euro!

Në përputhje me objektivat për përcaktimin e nivelit dhe strukturës optimale të portofolit të borxhit publik, me “Strategjinë e Rishikuar për Menaxhimin e Borxhit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitet 2024-2026 (me perspektivë deri në vitin 2028)” u përcaktuan edhe kufij afatshkurtër që vlejnë vetëm për vitin 2024. Kështu, kufiri maksimal afatshkurtër për huamarrjen neto (të brendshme dhe të jashtme) në bazë të borxhit shtetëror në vitin 2024 u vendos në 1,100 milionë euro.

Gjatë vitit, u realizuan huamarrje neto në shumën prej 1,041.8 milionë eurosh, që do të thotë se huamarrja neto për vitin 2024 është nën limitin maksimal të parashikuar në Strategjinë e Rishikuar të Menaxhimit të Borxhit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitet 2024-2026 (me perspektivë deri në vitin 2028).

Të gjitha detyrimet në bazë të borxhit shtetëror që u skaduan në vitin 2024 u shërbyen rregullisht dhe në kohë nga Ministria e Financave, si dhe nga mbajtësit e tjerë të borxhit publik. Një total prej 933.1 milionë eurosh u shpenzuan për shlyerjen e detyrimeve në bazë të borxhit shtetëror për vitin 2024, nga të cilat 641.9 milionë euro ishin për shlyerjen e kryegjësë dhe 291.2 milionë euro për shlyerjen e interesit, shkruan “Zhurnal.mk”.

Ku mori borxh Maqedonia e Veriut?

Maqedonia e Veriut gjatë vitit 2024, ose më saktësisht në  18.01.2024, nënshkroi Marrëveshje të Huasë me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore për të financuar Projektin e Dytë të Përmirësimit të Shërbimeve Sociale.

Shuma e kësaj huamarrje ishte 27,5 milionë euro, norma e interesit isshte sipas EURIBOR gjashtëmujor me një diferencë të ndryshueshme. Periudha e shlyerjes ishte për 11 vjet duke përfshirë një periudhë mospagimi prej 3 vjetësh, ndërsa metoda e shlyerjes është çdo gjashtë muaj.

Gjithashtu më 08.10.2024, u nënshkrua Marrëveshja e Kredisë me Bankën Hungareze të Eksport-Importit, një shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar për financim buxhetor dhe financim për qëllime të përgjithshme.

Shuma e huamarrjes ishte 500 milionë euro, me norma fikse të interesit prej 3.25% dhe me një periudhë të ripagimit prej 15 viteve duke përfshirë një periudhë mospagimi prej 3 vjetësh.

Vetëm dy javë më vonë, më 20.12.2024, u nënshkrua Marrëveshja e dytë e Huasë me Bankën Hungareze të Eksport-Importit.

Shuma sërish ishte 500 milionë euro dhe norma e interesit fikse ishte në 3.25%, ndërkaq periudha e shlyerjes është 15 vjet duke përfshirë një periudhë mospagimi prej 3 vjetësh.

Raporti i publikuar është për vititn 2024 dhe të dhënat për vititn 2025 ende nuk janë publikuar.  Duhet pasur parasysh se Maqedonia e Veriut në vititn 2025 ka nënshkruar një Marrëveshje për partneritet strategjik me Britaninë e Madhe që do të mundësojë një cikël investimesh prej 6 miliardë eurosh në infrastrukturë, hekurudha, transport dhe kujdes shëndetësor. Në Raportin e ri do të pasqyrohet edhe ky borxh, i cili pritet ta rritë dukshëm borxhin e Maqedonisë së Veriut, shkruan “Zhurnal.mk”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Kapet duke vozitur me 203 km/h në Maqedoni, arrestohet shtetasi i Gjermanisë

Policia ka arrestuar sot një shtetas të Gjermanisë, i cili po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 203 kilometra në orë në autostradën A1, në afërsi të Gjevgjelisë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB-së, sot në orën 08:00, në autostradën “Miqësia”, te fshati Miletkovë, policia nga SPB Strumicë – DPB Gjevgjeli e ka privuar nga liria M.F. (46) nga Gjermania. Gjatë kontrollit të trafikut me radar, është konstatuar se ai po drejtonte një automjet të markës BMW, me targa gjermane, me shpejtësi prej 203 km/h, në një pjesë ku shpejtësia e lejuar është 120 km/h.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli, ndërsa ndaj personit do të ngritet kallëzim përkatës.

MPB-ja apelon te të gjithë drejtuesit e automjeteve që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, veçanërisht kufizimet e shpejtësisë, dhe të mos rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Continue Reading

Lajme

“Jetimat e Ballkanit” hapin kuzhinë humanitare në Shkup

Në Shkup është hapur Kuzhina Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, e cila do të ofrojë ushqim falas për familjet dhe personat në nevojë, përcjell TV21. Sipas organizatorëve, kjo nismë synon t’u ofrojë ndihmë qytetarëve në nevojë, duke u mundësuar atyre të marrin ushqim në kushte dinjitoze.

“Në qytetin e Shkupit, hapëm Kuzhinën Humanitare ” Jetimat e Ballkanit”, një vend ku familjet në nevojë do të mund të marrin ushqim falas, me dinjitet dhe dashuri. Kjo kuzhinë është një tjetër hap drejt misionit tonë për të qenë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë. Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që kontribuan, ndihmuan dhe e bënë të mundur hapjen e kësaj kuzhine. Zoti ua shpërbleftë çdo kontribut dhe çdo dorë të shtrirë për të mirën! Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajme

Privohet nga liria 35 vjeçari, kapet me 14,440 euro pa dëshmi prejardhjeje

Një 35-vjeçar nga fshati Buçim i Radovishit është ndaluar nga policia pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij janë gjetur 14.440 euro në valuta të ndryshme, për të cilat nuk ka paraqitur dëshmi për prejardhjen.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 13 gusht policia ka ndaluar një automjet të tipit “Audi” në rrugën magjistrale Radovish–Shtip, pranë kryqëzimit për fshatin Buçim.

Automjeti drejtohej nga M.V., ndaj të cilit më herët ishte caktuar masa e kujdesit – ndalim për largim nga shtëpia, nën dyshimin për veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogës.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur 14.440 euro, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik.

“M.V. nuk ka paraqitur dëshmi për prejardhjen e parave të gjetura”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Më 14 gusht, 35-vjeçari është nxjerrë para gjykatësit në Gjykatën Themelore në Gjevgjeli, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Pas vendimit, ai është dërguar në Burgun e Shkupit.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme11 hours ago

Kapet duke vozitur me 203 km/h në Maqedoni, arrestohet shtetasi i Gjermanisë

Policia ka arrestuar sot një shtetas të Gjermanisë, i cili po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 203 kilometra në orë...

Lajme11 hours ago

“Jetimat e Ballkanit” hapin kuzhinë humanitare në Shkup

Në Shkup është hapur Kuzhina Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, e cila do të ofrojë ushqim falas për familjet dhe personat...

Lajme15 hours ago

Privohet nga liria 35 vjeçari, kapet me 14,440 euro pa dëshmi prejardhjeje

Një 35-vjeçar nga fshati Buçim i Radovishit është ndaluar nga policia pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij janë gjetur...

Lajme15 hours ago

Kasami del në terren: Punimet në rrugën Tetovë–Prizren po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen në trasenë e rrugës Tetovë–Prizren,...

Lajme15 hours ago

Shasivari kujton Arbën Xhaferin: Trashëgimia e tij mbetet udhërrëfyes për lirinë dhe barazinë

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka kujtuar Arbën Xhaferin në 14 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, duke e...

Lajme15 hours ago

Thaçi: Nuk ka pasur dokument për ndarjen e Maqedonisë, Ali Ahmeti flet palidhje

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi pas homazheve në përvjetorin e vdekjes së Arben Xhaferit ka reaguar ndaj deklaratave të Ali...

Lajme1 day ago

Ministri Agon Ferati bashkon diplomacinë ndërkombëtare në 25-vjetorin e Ohrit/ Ambasadorja amerikane mes të pranishmëve

Dy ditë, dy ngjarje të mëdha dhe një mesazh i përbashkët: 25 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit,...

Lajme2 days ago

Ahmeti: E dua Maqedoninë po aq sa e duan Mickoski e Cërvenkovski! Është vendi im, këtu kam gjyshërit dhe varret

Në 25 vjetorin e marrëveshjes së Ohrit, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se nuk duhet thirrur në folklorizma dhe...

Lajme2 days ago

BDI: Më pak se 40 shqiptarë në mesin e 549 policëve të rinj

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kanë reaguar ndaj të dhënave të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB),...

Lajme2 days ago

VLEN: Çfarë lidhje ka Grubi me paralajmërimet e Ahmetit për tërheqje nga politika?

VLEN ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), duke e lidhur aktakuzën ndaj ish-zëvendëskryeministrit Artan...

Trending