Lajme
Veshje, këpucë… në internet! Blerjet online shënojnë rritje
Rishikimi i Tregtisë Elektronike të Ballkanit Perëndimor 2025, i përgatitur nga Shoqata e Tregtisë Elektronike, analizoi të dhënat nga Eurostat, 2024, të cilat tregojnë se 63.2 për qind e përdoruesve të internetit në Maqedoni blejnë online, gjë që e pozicionon vendin më mirë se fqinjët e tjerë ballkanikë përveç Serbisë (65për qind), por ende nën mesataren evropiane prej 76.6 për qind.
Në vitet e fundit, tregtia elektronike po përjeton rritje të vazhdueshme. Në vitin 2025, u realizuan transaksione online me vlerë 950 milionë euro, që përfaqëson një rritje vjetore prej 32për qind. Ky është një tregues i qartë i rritjes së besimit në blerjet online, rritjes së ofertës dhe zhvillimit të pagesave dixhitale, por edhe një nxitje për të vazhduar përmirësimin e kushteve për rritje të mëtejshme.
“Blerësit online maqedonas janë më aktivë në modë dhe në pagesën për abonimet në internet dhe celular, ku blerjet online janë mbi mesataren evropiane. Në kategoritë e tjera, blerjet online janë dukshëm më pak të përhapura, duke treguar hapësirë të qartë për rritje. Për shembull, vetëm 7.7 për qind e blerësve online maqedonas porosisin ilaçe ose shtesa dietike, siç janë vitaminat, krahasuar me 48.3 për qind në Suedi dhe 36.6 për qind në Greqi. Gjithashtu, blerjet online për elektronikë dhe pajisje shtëpiake janë jashtëzakonisht të ulëta, vetëm 2.3 për qind, dhe ushqimet dhe pijet blihen online vetëm nga 7.6 për qind e blerësve. Këto shifra tregojnë se, përveç modës dhe shërbimeve, ekziston një potencial i konsiderueshëm i pashfrytëzuar për zgjerimin e ofertës online në kategori të tjera produktesh”, thekson Nina Angelovska Stankov, Presidente e Shoqatës së Tregtisë Elektronike të Maqedonisë së Veriut.
Megjithatë, blerjet online janë të përqendruara në një numër të kufizuar kategorish, me preferenca të shprehura qartë . Bile 73.9 për qind e blerësve online nga Maqedonia kanë bërë porosi për veshje, këpucë dhe aksesorë mode, duke e bërë modën kategorinë më dominuese deri tani, duke e vendosur Maqedoninë mbi mesataren evropiane. Blerjet e produkteve të tjera mbeten dukshëm të kufizuara. 25.3 për qind blenë pajisje sportive, 21.8 për qind kozmetikë, produkte bukurie ose “vellness”, mobilje, 12.4 për qind produkte për shtëpinë dhe kopshtin, 11.4 për qind blenë kompjuterë, tableta, telefona velularë ose aksesorë, dhe 9.1 për qind lodra për fëmijë dhe produkte për kujdesin ndaj fëmijëve. Përhapja e blerjeve online është veçanërisht e ulët për produktet e pastrimit dhe higjienës personale (7.9 për qind)…. ushqimin dhe pijet (7.6 për qind), dhe elektronikën dhe pajisjet shtëpiake (2.3 për qind).
Me fjalë tjera, vlera mesatare e realizuar për blerjet me karta vendore nga shitësit elektronikë të huaj arriti në 34.6 euro, ndërsa ndaj shitësve elektronikë vendas arriti në 32 euro, dhe kështu në nivel të përgjithshëm vlera mesatare mbetet e njëjtë, pra 33 euro.
Të dhënat e tregtisë elektronike të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, tregojnë se në tre tremujorët e parë të vitit 2025 vlera e transaksioneve totale të kryera në pikat e shitjes së tregtisë elektronike nga blerësit nga Maqedonia brenda dhe jashtë vendit, si dhe nga mbajtësit e kartave të huaja arriti në 42.626.6 milionë denarë ose 693.1 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 30për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur arriti në 533 milionë euro. Pjesën më të madhe absolute të rritjes vazhdojnë ta mbajnë kartat vendase të përdorura për blerje nga shitësit vendas me pakicë elektronikë, ku vlera e transaksioneve u rrit nga 286.9 në 338.5 milionë euro, ose me 18për qind. Megjithatë, rritja më dinamike vërehet në vlerën që blerësit vendor realizuan me kartat e tyre te tregtarët e huaj elektronikë në shumën prej 19.461.2 milionë denarë ose 316.4 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 45për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe pse në terma absolutë vlera e transaksioneve me karta të huaja te tregtarët vendas elektronikë është e vogël, një sinjal pozitiv për ekonominë maqedonase është rritja prej 38për qind, që e rrit vlerën nga 27.7 në 38.2 milionë euro. (koha.mk)
Lajme
Mexhiti: Kapitulli me BDI-në është i mbyllur, nuk jam bërë pishman
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka deklaruar se nuk është bërë pishman për largimin e tij nga BDI-ja, duke theksuar se kjo është një çështje e mbyllur për të.
Duke folur në emisionin “N’Dritë” në Alsat-M, Mexhiti tha se dalja nga BDI-ja nuk ka qenë një vendim i momentit, por rezultat i një përplasjeje të gjatë të brendshme.
“Assesi, e para nuk kam dal ad-hok, për shkak të një çështjeje, por ka qenë një luftë e brendshme 7-8 vite. Nuk ka qenë e lehtë, por në momentin që kam dalë jashtë, është kapitull i mbyllur dhe kam vazhduar me opozitën shqiptare e cila tani qeverisë me shqiptarët, ndërsa BDI është në opozitë”, deklaroi Mexhiti.
Ai theksoi se tashmë është i fokusuar në angazhimin e tij brenda VLEN-it.
“Këtë kapitull e kam mbyllur. Jam pjesë e VLEN-it dhe bashkëkryetar i VLEN-it”, tha Mexhiti.
Megjithatë, Mexhiti nuk e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit të VLEN-it me subjektet tjera politike shqiptare, përfshirë edhe opozitën për çështje të caktuara.
“Sepse fundja jemi subjekte shqiptare dhe ka momente ku duhet të jemi bashkë, por në parim jemi konkurrentë politikë”, u shpreh Mexhiti.
Lajme
Videot intime të artisteve, reagon Aurela Gaçe: Do të ndërmarr …
Ditët e fundit, rrjetet sociale dhe portalet online janë përfshirë nga një valë aludimesh dhe diskutimesh lidhur me disa video intime që pretendohet se u përkasin personazheve të njohura publike.
Në mesin e emrave të përmendur në këto aludime është edhe këngëtarja Aurela Gaçe, e cila ka reaguar publikisht përmes një deklarate të gjatë, duke mohuar kategorikisht çdo lidhje të saj me këto materiale.
Këngëtarja shprehet se emri i saj është përfshirë në lajme dhe pretendime që, sipas saj, janë të pabazuara dhe cenojnë drejtpërdrejt dinjitetin dhe imazhin e saj publik. Gaçe thekson se nuk është pjesë e asnjë prej videove për të cilat po aludohet dhe se bashkëpunimet e saj profesionale me persona të industrisë muzikore nuk mund të përdoren si bazë për të sajuar histori mbi jetën e saj private.
Përballë përhapjes së këtyre pretendimeve, artistja ka bërë të ditur se nuk do të qëndrojë në heshtje dhe se do të ndjekë rrugën ligjore ndaj çdo publikimi apo pretendimi që, sipas saj, cenon emrin dhe dinjitetin e saj.
“Ditët e fundit po shoh emrin tim të përfshihet në lajme e aludime të pabazuara. Përballë shpifjeve që cenojnë dinjitetin tim, nuk mund të hesht”, shprehet ajo.
Gaçe ka theksuar gjithashtu se nuk dëshiron të gjykojë jetën private të personave të tjerë të përfshirë në diskutimet e ditëve të fundit, duke deklaruar se qëndrimi i saj lidhet vetëm me mbrojtjen e emrit, privatësisë dhe dinjitetit të saj.
Ajo ka zgjedhur ta vendosë reagimin e saj edhe në një kontekst më të gjerë, duke shprehur solidaritet me vajzat dhe gratë që përballen me shpifje, poshtërim apo cenim të privatësisë në hapësirën publike dhe online.
Në fund të deklaratës, këngëtarja paralajmëron se do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj pretendimeve që i konsideron shpifëse, duke nënvizuar se liria e shprehjes nuk duhet të përdoret si justifikim për shpifje apo cenim të dinjitetit personal.
Reagimi i plotë:
Përshëndetje!
Ditët e fundit po shoh emrin tim të përfshihet në lajme e aludime të pabazuara. Përballë shpifjeve që cenojnë dinjitetin tim, nuk mund të hesht.
Bashkëpunimet e mia muzikore me autorë të kësaj industrie janë marrëdhënie profesionale. Ato nuk i japin askujt të drejtën të sajojë histori për jetën time apo ta përdorë emrin tim për të nxitur thashetheme.
Dua të jem e qartë:
Nuk jam pjesë e asnjë videoje të natyrës që po aludohet. Çdo pretendim që më lidh me të tilla përmbajtje është i pavërtetë.
Jam bijë, nënë dhe bashkëshortе. Dinjiteti i askujt nuk duhet të bëhet objekt përbaltjeje apo argëtimi publik. Dinjitetin tim e kam shumë të shtrenjtë dhe nuk lejoj askënd t’a përdorë.
Nuk marr përsipër të gjykoj jetën private të të tjerëve.
Jam në krah të çdo vajze e gruaje që përballet me shpifje, poshtërim apo cenim të privatësisë.
Nuk do të toleroj përdorimin e emrit tim në histori të sajuara. Për çdo shpifje që cenon emrin dhe dinjitetin tim, do të ndërmarr hapat e nevojshëm ligjorë.
Liria e fjalës nuk është liri për të shpifur.
Lajme
Videot intime, zbardhet dëshmia e Hilës në Polici: Kamerat i vura për të siguruar banesën, nuk kam shkarkuar asgjë
Është zbardhur dëshmia e kompozitorit Adrian Hila në Policinë e Tiranës, lidhur me publikimin e disa videove intime, në të cilat ai shfaqet në shoqërinë e disa personazheve publike.
Gjatë dëshmisë së tij, Hila ka shpjeguar se në banesën e tij kishte instaluar kamera sigurie, si brenda ashtu edhe jashtë saj, që prej vitit 2023.
“I kam vendosur kamerat rreth vitit 2023, pasi një komshiu tim i kanë hyrë brenda në shtëpi dhe e kanë grabitur dhe nuk kanë mundur të identifikohen hajdutët”, ka deklaruar Hila, sipas dëshmisë së bërë publike.
Kompozitori ka theksuar se instalimi i kamerave është bërë për arsye sigurie dhe se bëhet fjalë për pajisje të zakonshme, të cilat regjistrojnë pamjet dhe më pas i fshijnë ato.
“Për këtë arsye i vendosa dhe unë kamerat brenda dhe jashtë banesës, për arsye sigurie. Janë kamera të thjeshta, të cilat regjistrojnë dhe fshihen. Nuk kam pasur dijeni për pamjet e publikuara”, mësohet të ketë deklaruar Hila.
Në dëshminë e tij, kompozitori ka mohuar gjithashtu se ka shkarkuar materialet që janë publikuar në rrjetet sociale.
“Nuk kam shkarkuar asgjë”, është shprehur Hila para efektivëve.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
