Lajme
Granit Osmani: Pas 25 vitesh, shqiptarët më në fund me ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat
Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, Granit Osmani, në konferencë për media e cilësoi miratimin e Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat si një moment historik, duke theksuar se pas dekadash premtimesh, kjo çështje po merr zgjidhje konkrete.
“Pas gati 25 vitesh, shqiptarët më në fund kanë ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat”, deklaroi Osmani, duke shtuar se kjo temë është përdorur për vite me radhë për qëllime politike pa u zgjidhur realisht.
Ai kritikoi qasjen e deritanishme, duke theksuar se “që nga viti 2001 e deri më sot, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është përdorur për propagandë e për mashtrim politik”, ndërsa theksoi se mungesa e vullnetit ka penguar miratimin e një ligji të tillë deri më tani.
Sipas Osmanit, ligji i ri vendos për herë të parë mekanizma konkretë dhe përgjegjësi të qarta institucionale.
“Për herë të parë, kjo çështje nuk mbetet pa zot shtëpie. Themelohet trup koordinues qeveritar që do të monitorojë dhe garantojë zbatimin”, u shpreh ai.
Ai nënvizoi gjithashtu se ligji sjell ndryshime thelbësore në mënyrën e zbatimit, duke eliminuar keqpërdorimet e deritanishme.
“Nuk do të ketë më vetëdeklarime të rreme dhe mashtrime në kurriz të shqiptarëve. Do të ketë metodologji të bazuar në të dhëna reale”, tha Osmani.
Duke folur për hapat e ardhshëm, ai theksoi se brenda gjashtë muajve duhet të harmonizohet i gjithë legjislacioni me këtë ligj, duke shtuar se kjo reformë synon të vendosë rregull dhe standarde të qëndrueshme.
Në fund, Osmani bëri dallimin mes qasjeve politike ndër vite, duke deklaruar se “ata për 25 vite e lanë këtë plagë hapur sepse u duhej për politikë, ndërsa ne po e mbyllim me ligj”, duke përmbyllur me mesazhin: “Shqiptarët nuk janë vegël. Shqiptarët janë ligj.”
Lajme
Nikolloski: Ndërtimi i autostradës Gostivar – Bukojçan si pjesë e Korridorit 8 po zhvillohet me ritëm të përshpejtuar
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, njoftoi se ndërtimi i autostradës Gostivar-Bukojçan në kuadër të Korridorit 8 po zhvillohet me ritëm të intensifikuar.
Përmes një publikimi në rrjetet sociale, ai bëri të ditur se po punohet paralelisht në hapjen e trasesë dhe vendosjen e shtyllave për viaduktet.
Sipas Nikolloskit, aktualisht po ndërtohen katër ura dhe një mbikalim, ndërsa njëra nga urat tashmë është përfunduar plotësisht.
Ai vlerësoi se projekti po përparon sipas planit dhe theksoi se investimet infrastrukturore mbeten prioritet i qeverisë.
https://www.facebook.com/share/p/1Dpt5sokFK/
Lajme
Bilall Kasami: Dibra po transformohet nën udhëheqjen e Fisnik Melës
Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka vizituar sot qytetin e Dibrës së bashku me baahkëkryetarin tjetër të VLEN, Izet Mexhiti, dhe nënkryetaren Mimoza Musën dhe funksionarë të tjerë të VLEN-it.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasami tha se nga afër kanë parë transformimin që po përjeton Dibra nën udhëheqjen e kryetarit të komunës, Fisnik Mela.
Sipas tij, në Dibër po realizohen njëkohësisht disa projekte dhe, megjithëse Mela ka vetëm pak muaj në detyrë, puna dhe përkushtimi i tij tashmë janë të dukshme.
Kasami theksoi se veçanërisht i gëzohet vendimit për kufi të përbashkët me një ndalesë mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, duke vlerësuar se përfituesit më të mëdhenj të këtij vendimi do të jenë banorët e Dibrës dhe rrethinës.
Në fund, ai e përgëzoi kryetarin Fisnik Mela për punën e deritanishme dhe e falënderoi për mikpritjen gjatë vizitës.
Statusi i plotē;
Dibra po transformohet nën udhëheqjen e Fisnik Melës!
Sot, bashkë me Izet Mexhitin dhe Mimoza Musën, si dhe me funksionarë e bashkëpartiakë nga VLEN-i, vizituam qytetin e Dibrës.
E pamë nga afër transformimin e Dibrës nën udhëheqjen e kryetarit Fisnik Mela. Aty po punohet në disa projekte paralelisht. Edhe pse pak muaj në detyrë, tashmë ndjehet puna dhe përkushtimi i Fisnikut!
Jam veçanërisht i lumtur që vendimin për kufi të përbashkët me një ndalesë me Shqipërinë do ta gëzojnë më së shumti banorët e Dibrës me rrethinë.
Kryetarin e Dibrës e përgëzoj për punën dhe e falënderoj për mikpritjen.
Lajme
Mexhiti: Po punohet për jurisprudencën në shqip dhe të gjitha provimet e tjera
Se nuk do të zgjasë edhe 20 vite mbetet e qartë, por sa kohë nevojitet saktësisht për zgjidhjen e çështjes së jurisprudencës mbetet ende e paqartë. Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti tha se po punohet intenzivisht për këtë çështje por edhe për zgjidhjen e provimeve të tjera profesionale që deri më tani janë mbajtur në maqedonisht.
“Besoj se në kuadër të asaj që e kam deklaruar, shumë shpejt do kemi zgjidhje të jurisprudencës”, tha Izet Mexhiti, Bashkëkryetar i VLEN-it .
-Sa shpejt nënkupton?
-Nëse kam thënë 3 muaj, domethënë aq sa kanë mbetur do të kalojë edhe ajo.”
Ndërkohë lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e emrave të disa rrugëve në Tetovë, Mexhiti në intervistën në Alsat fajësoi përbërjet e kaluara qeveritare, ndërsa tha se Gjykata është në shërbim të opozitës.
“Faji është se zgjidhja ka qenë joligjore dhe gjysmake, të kish përfunduar të kishte pasur pëlqim nga Qeveritë BDI-LSDM, ose BDI VMRO, 20 vite, s’do të mundte as kjo gjykatë e instrumentalizuar ta shfuqizonte këtë vendim siç nuk mund ta shfuqizon pllakën te sheshi ‘Skënderbeu’ e cila është legale.
-Por unë prapë thash, vendimet tani po merren, jo atëherë-Sepse është gjykatë në shërbim të opozitës, për të krijuar probleme, për të krijuar marrëdhënie ndëretnike të komplikuar dhe për të poentu opozita”, theksoi Izet Mexhiti, Bashkëkryetar i VLEN-it .
Mexhiti nënvizoi se nëse vendimi do te kishte kaluar në Qeveri, sot kushtetuesja nuk do të kishte pasur as mundësinë dhe as luksin për ta shfuqizuar.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
