Connect with us

Lajme

Mevlan Ademi i përgjigjet Siljanovskës: Mos dezinformo, në plot shtete provimi i jurisprudencës jepet në dy gjuhë

Studenti Mevlan Ademi, i cili ishte ndër organizatorët e protestave më 6 prill, i është përgjigjur presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, e cila mbrëmë në një emision duke folur për provimin e Jurisprudencës, tha se në gjyqësi dhe drejtësi është thelbësore saktësia e gjuhës dhe qartësia e shprehjes, duke aluduar se është më mirë që e gjithë gjyqësia të jetë vetëm në gjuhën maqedonase.

Studenti Ademi i ka reaguar Siljanovskës, duke thënë se e drejta nuk mund të kufizohet në një gjuhë të vetme dhe se praktika ndërkombëtar këtë e dëshmon qartë.

“Në Finlandë, provimi i jurisprudencës zhvillohet në dy gjuhë: finlandisht dhe suedisht. Në Zvicër, kandidati zgjedh vetë gjuhën në të cilën testohet. Në Belgjikë, sistemi funksionon me procedura të ndara sipas gjuhës: flamane ose frënge”.

“Nëse argumentohet se përkthimi në maqedonisht mund të shtrembërojë kuptimin, atëherë ky rrezik është i njëjtë për çdo gjuhë. Po qytetari shqiptar që nuk e zotëron maqedonishten, a nuk vendoset në disavantazh? Nëse shqetësimi është cilësia e përkthimit, zgjidhja nuk është kufizimi, por funksionimi i plotë i sistemit edhe në gjuhën shqipe, nga provimi i jurisprudencës deri te procedurat gjyqësore”, ka shkruar Ademi.

Ai gjithashtu thekson se Maqedonia e Veriut nuk është përjashtim nga këto praktike dhe se shtetet shumëgjuhëshe funksionojnë mbi parimin e barazisë reale, jo të kufizimit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Nikolloski: Ndërtimi i autostradës Gostivar – Bukojçan si pjesë e Korridorit 8 po zhvillohet me ritëm të përshpejtuar

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, njoftoi se ndërtimi i autostradës Gostivar-Bukojçan në kuadër të Korridorit 8 po zhvillohet me ritëm të intensifikuar.

Përmes një publikimi në rrjetet sociale, ai bëri të ditur se po punohet paralelisht në hapjen e trasesë dhe vendosjen e shtyllave për viaduktet.

Sipas Nikolloskit, aktualisht po ndërtohen katër ura dhe një mbikalim, ndërsa njëra nga urat tashmë është përfunduar plotësisht.

Ai vlerësoi se projekti po përparon sipas planit dhe theksoi se investimet infrastrukturore mbeten prioritet i qeverisë.

https://www.facebook.com/share/p/1Dpt5sokFK/

Continue Reading

Lajme

Bilall Kasami: Dibra po transformohet nën udhëheqjen e Fisnik Melës

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka vizituar sot qytetin e Dibrës së bashku me baahkëkryetarin tjetër të VLEN, Izet Mexhiti, dhe nënkryetaren Mimoza Musën dhe funksionarë të tjerë të VLEN-it.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasami tha se nga afër kanë parë transformimin që po përjeton Dibra nën udhëheqjen e kryetarit të komunës, Fisnik Mela.

Sipas tij, në Dibër po realizohen njëkohësisht disa projekte dhe, megjithëse Mela ka vetëm pak muaj në detyrë, puna dhe përkushtimi i tij tashmë janë të dukshme.

Kasami theksoi se veçanërisht i gëzohet vendimit për kufi të përbashkët me një ndalesë mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, duke vlerësuar se përfituesit më të mëdhenj të këtij vendimi do të jenë banorët e Dibrës dhe rrethinës.

Në fund, ai e përgëzoi kryetarin Fisnik Mela për punën e deritanishme dhe e falënderoi për mikpritjen gjatë vizitës.

Statusi i plotē;

Dibra po transformohet nën udhëheqjen e Fisnik Melës!

Sot, bashkë me Izet Mexhitin dhe Mimoza Musën, si dhe me funksionarë e bashkëpartiakë nga VLEN-i, vizituam qytetin e Dibrës.

E pamë nga afër transformimin e Dibrës nën udhëheqjen e kryetarit Fisnik Mela. Aty po punohet në disa projekte paralelisht. Edhe pse pak muaj në detyrë, tashmë ndjehet puna dhe përkushtimi i Fisnikut!

Jam veçanërisht i lumtur që vendimin për kufi të përbashkët me një ndalesë me Shqipërinë do ta gëzojnë më së shumti banorët e Dibrës me rrethinë.

Kryetarin e Dibrës e përgëzoj për punën dhe e falënderoj për mikpritjen.

Continue Reading

Lajme

Mexhiti: Po punohet për jurisprudencën në shqip dhe të gjitha provimet e tjera

Se nuk do të zgjasë edhe 20 vite mbetet e qartë, por sa kohë nevojitet saktësisht për zgjidhjen e çështjes së jurisprudencës mbetet ende e paqartë. Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti tha se po punohet intenzivisht për këtë çështje por edhe për zgjidhjen e provimeve të tjera profesionale që deri më tani janë mbajtur në maqedonisht.

“Besoj se në kuadër të asaj që e kam deklaruar, shumë shpejt do kemi zgjidhje të jurisprudencës”, tha Izet Mexhiti, Bashkëkryetar i VLEN-it .
-Sa shpejt nënkupton?
-Nëse kam thënë 3 muaj, domethënë aq sa kanë mbetur do të kalojë edhe ajo.”

Ndërkohë lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e emrave të disa rrugëve në Tetovë, Mexhiti në intervistën në Alsat fajësoi përbërjet e kaluara qeveritare, ndërsa tha se Gjykata është në shërbim të opozitës.

“Faji është se zgjidhja ka qenë joligjore dhe gjysmake, të kish përfunduar të kishte pasur pëlqim nga Qeveritë BDI-LSDM, ose BDI VMRO, 20 vite, s’do të mundte as kjo gjykatë e instrumentalizuar ta shfuqizonte këtë vendim siç nuk mund ta shfuqizon pllakën te sheshi ‘Skënderbeu’ e cila është legale.

-Por unë prapë thash, vendimet tani po merren, jo atëherë-Sepse është gjykatë në shërbim të opozitës, për të krijuar probleme, për të krijuar marrëdhënie ndëretnike të komplikuar dhe për të poentu opozita”, theksoi Izet Mexhiti, Bashkëkryetar i VLEN-it .

Mexhiti nënvizoi se nëse vendimi do te kishte kaluar në Qeveri, sot kushtetuesja nuk do të kishte pasur as mundësinë dhe as luksin për ta shfuqizuar.

Continue Reading

TË FUNDIT

Sport2 hours ago

Afet Fetai, talenti shqiptar i MMA-së nga Gostivari po shkëlqen në Austri

Luftëtari i arteve marciale të përziera (MMA), **Afet Fetai**, 24 vjeç nga Gostivari, po vazhdon të ndërtojë me sukses karrierën...

Lajme1 hour ago

Nikolloski: Ndërtimi i autostradës Gostivar – Bukojçan si pjesë e Korridorit 8 po zhvillohet me ritëm të përshpejtuar

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, njoftoi se ndërtimi i autostradës Gostivar-Bukojçan në kuadër të Korridorit 8 po zhvillohet...

Lifestyle35 minutes ago

Dikur ishte “fshati i milionerëve”, kurse sot ka vetëm 20 banorë

Fshati kroat Velo Grablje në ishullin e Hvarit, i njohur dikur si “fshati i milionerëve” për shkak të prodhimit fitimprurës...

Lajme8 minutes ago

Bilall Kasami: Dibra po transformohet nën udhëheqjen e Fisnik Melës

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka vizituar sot qytetin e Dibrës së bashku me baahkëkryetarin tjetër...

Lajme41 seconds ago

Mexhiti: Po punohet për jurisprudencën në shqip dhe të gjitha provimet e tjera

Se nuk do të zgjasë edhe 20 vite mbetet e qartë, por sa kohë nevojitet saktësisht për zgjidhjen e çështjes...

Lajme1 hour ago

Dërgohet për gjykim gruaja e Sanchez, i sekuestrohet pasaporta

Gruaja e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, Begona Gomez, është vënë nën akuzë për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm. Në një...

Lajme1 hour ago

Të shtëna me armë drejt një turme në Çikago, plagosen 12 persona

Të paktën 12 persona u plagosën pasi u hap zjarr ndaj një turmë në Çikago. Policia tha në një njoftim...

Lajme5 hours ago

Hoxha: 5 vjet Parku Nacional Mali Sharr – zhvillim, por në harmoni me natyrën

Me rastin e jubileut pesëvjeçar nga shpallja e Malit Sharr si Park Nacional, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor,...

Lajme7 hours ago

Punë edhe në fundjavë, Daut Memishi nis asfaltimin e rrugës në Dobrosht

Punimet infrastrukturore në Komunën e Tearcës po vazhdojnë pa ndërprerje edhe gjatë fundjavës. Kryetari i komunës, Daut Memishi, ka njoftuar...

Sport7 hours ago

Pushimet për hidratim ndezin polemika: mbrojtje për lojtarët apo reklamë për televizionet?

Dhjetorin e kaluar, FIFA njoftoi se pushimet për hidratim do të ishin të detyrueshme në të gjitha ndeshjet e Kupës...

Trending