Lajme
Ansambli Muzikor i Tetovës po përballet me rrezikun e mbylljes
Ansambli Muzikor i Tetovës po përballet me rrezikun e mbylljes, si pasojë e mungesës së theksuar të stafit të punësuar. Brenda insitiuticonit, numri i reduktuar i artistëve dhe punonjësve ka vështirësuar ndjeshëm funksionimin normal të ansamblit, duke rrezikuar seriozishtë vazhdimësinë e aktivitetit të tij. Dirigjentja dhe ish anëtarja e bordit gjatë themelimit, Agona Çupi theksoi se ajo që është më në rrezik është mungesa e punësimeve.
AGONA ÇUPI, DIRIGJENTE DHE ISH ANËTARE E BORDIT
“Arsyja kryesore pse shkojnë tani drejt shkrirjes ose mbylljes, është aryesja sepse nuk ka të punësuar. Për momentin në ansambël gjenden vetëm dy të punësuar të cilët janë marrë me transfer, nuk janë të punësuar me konkurs mbrenda ansamblit, thjeshtë janë administratë të cilët janë marrë me transfer dhe sa herë që janë hapur konkurset ku i pari që u hap dështoi, pastaj nuk arriti të realizojë shkaku i zgjedhjeve, pastaj më vonë çdoherë që janë bërë kërkesat për punësim nuk janë miratuar edhe kjo ka rezultuar me mungesë punsimesh”.
Për dirigjenten Cupi ansambli është diçka që ajo bashkë me gjithë kolegët e saj në Tetovë e kanë ëndërruar kur kanë qenë në shkollë të mesme, ku dhe kanë nisur me Orkestrën Kametrale të të rinjëve në vitin 2015, ku dhe kanë pas edhe koncertin e parë.
AGONA ÇUPI, DIRIGJENTE DHE ISH ANËTARE E BORDIT
“Sigurisht neve nuk do të dorëzohemi. Besoj komuniteti artistik nuk është e drejtë të dorëzohet përpara mbylljes të asnjë lloj institucioni kulturor sepse juve për momentin po drejtoheni për ansamblin sepse unë jam pjesë e ansamblit por me projekte dhe në një farë forme në këtë plan strategjik janë paraparë 11 institucione tjera kulturore të cilat rrezikohen të shkrihen ose të mbyllen”.
Çupi u shpreh se për të kjo është një tragjedi sepse sipas saj në një vend ku fillojnë edhe mbyllen institucionet kulturore lë shumë sende për tu menduar dhe për te reflektuar pas. /SHENJA/
Lajme
Tragjedia në Venezuelë, momenti kur dy tërmetet e fuqishme godasin Karakasin. Shpallet gjendja e emergjencës, autoritete: Frikë për shumë viktima
Dy tërmete të fuqishme kanë goditur kryeqytetin e Venezuelës, Karakasin, brenda pak sekondash nga njëri-tjetri.
Lëkundja e dytë, me magnitudë 7.5 ballë, konsiderohet një nga tërmetet më të forta që ka prekur vendin e Amerikës së Jugut në më shumë se një shekull.
Si pasojë e tërmeteve, disa ndërtesa janë shembur në zona të ndryshme të qytetit, ndërsa banorët kanë dalë me nxitim në rrugë për t’u strehuar në vende më të sigurta. Gazetarët në terren kanë regjistruar momentet e lëkundjeve të forta që shkaktuan panik te qytetarët.
Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për të përballuar situatën emergjente.
Sipas deklaratës së saj më të fundit, të paktën 32 persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 700 të tjerë janë plagosur. Këto janë shifrat e para zyrtare të publikuara nga autoritetet lidhur me bilancin e viktimave dhe të lënduarve, ndërsa numri pritet të rritet ndjeshëm.
Ekipet e shpëtimit dhe emergjencave vijojnë operacionet në zonat e prekura, ndërsa autoritetet po vlerësojnë dëmet materiale dhe rrezikun e pasgoditjeve. Situata mbetet në zhvillim dhe pritet që numri i viktimave dhe të plagosurve të ndryshojë në orët në vijim.
https://x.com/californiapost/status/2069955064202919952?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2069955064202919952%7Ctwgr%5E1fc806654af336c61a0029f6da8640df1f676491%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv%2F2026%2F06%2F25%2Fvideo-tragjedia-ne-venezuele-momenti-kur-dy-termetet-e-fuqishme-godasin-karakasin-shpallet-gjendja-e-emergjences-autoritete-frike-per-shume-viktima%2F
Lajme
Elezi: VLEN po e kthen përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në ligj
Përfaqësuesi i VLEN-it, Afan Elezi, ka deklaruar se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk është dhuratë politike, por parim kushtetues që buron nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe një nga shtyllat kryesore të karakterit multietnik të shtetit.
Sipas tij, për më shumë se dy dekada kjo çështje ka mbetur pa një zgjidhje ligjore të qëndrueshme, duke u trajtuar përmes mekanizmave të përkohshëm dhe interpretimeve të ndryshme, por pa një ligj të veçantë.
“Për gati 23 vite kjo çështje mbeti pa ligj të veçantë. Arsyet i dimë, kishim arnime, mekanizma të përkohshëm dhe interpretime të ndryshme, por asnjëherë ligj”, ka theksuar Elezi.
Ai ka vlerësuar se me ardhjen e VLEN-it në përfaqësimin e shqiptarëve janë hapur procese që, sipas tij, nuk janë iniciuar gjatë dy dekadave të kaluara.
“Për vetëm 24 muaj ne sollëm ligj dhe po e avancojmë Marrëveshjen e Ohrit. Ky është një hap historik dhe një përgjigje serioze ndaj boshllëkut institucional që u krijua pas shfuqizimit të balancuesit”, ka deklaruar Elezi.
Në fund, ai ka bërë thirrje që të gjitha subjektet politike të mbështesin këtë proces, duke theksuar se tashmë është koha për vendime konkrete dhe jo për retorikë politike.
“Ky është momenti kur secili duhet të tregojë nëse është në anën e historisë. Nuk ka më vend për patriotizëm të rrejshëm. VLEN nuk bën zhurmë për të drejtat e shqiptarëve, por i kthen ato në ligj. VLEN shqiptarët po i bën ligj”, ka përfunduar Elezi.
Lajme
Deputetja e VLEN Mimoza Musa merr pjesë në Konferencën e 5-të në Parlamentin Evropian në Bruksel
Deputetja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga koalicioni VLEN, Mimoza Musa, mori pjesë më 23 dhe 24 qershor në Konferencën e 5-të me temë “Kapërcimi i hendekut ndërmjet pjesëmarrjes politike të të rinjve dhe politikave rinore”, e mbajtur në Parlamentin Evropian në Bruksel.
Në këtë aktivitet, së bashku me deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga vendet e Ballkanit Perëndimor, u diskutuan tema të rëndësishme që lidhen me politikat rinore dhe përfshirjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse.
Gjatë punimeve të konferencës, u trajtuan çështje si avancimi i politikave për të rinjtë, sfidat e shëndetit mendor te gjeneratat e reja, si dhe nevoja për rritjen e pjesëmarrjes së tyre në jetën publike dhe politike. Po ashtu, u theksua rëndësia e perspektivës evropiane për vendet e rajonit dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Pjesëmarrësit shkëmbyen përvoja dhe ide mbi mënyrat se si mund të krijohen më shumë mundësi për të rinjtë, duke synuar politika më gjithëpërfshirëse dhe më afër nevojave të tyre.
Deputetja Musa vlerësoi rëndësinë e këtyre forumeve ndërkombëtare si hapësira ku ndërtohen ura bashkëpunimi dhe ku forcohet dialogu për të ardhmen e gjeneratave të reja në rajon.
https://www.facebook.com/share/p/1HGPU1rqzd/
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
