Lajme
Qeveria vazhdon masën për uljen e akcizës së naftës deri më 4 maj
Duke shqyrtuar gjendjen aktuale ekonomike dhe ndikimin e çmimeve globale në tregun vendor, Qeveria në seancën e sotme solli vendim për vazhdimin e masës për uljen e akcizave të derivateve të naftës me kohëzgjatje deri më 4 maj. Siç njoftojnë nga Qeveria, me këtë vendim mbahet ulja e akcizës së dizelit në vlerë prej 4 denarë për litër si dhe ulja e akcizës për benzinën 95 dhe 98 oktan, në vlerë prej 2 denarë për litër. Njëkohësisht, mbetet në fuqi edhe mekanizmi i dakorduar paraprakisht me kompanitë e naftës, sipas të cilit sigurohet ulje shtesë prej 3 denarësh për litër për naftën dhe 2 denarësh për litër për benzinat. Gjithashtu, duke pasur parasysh efektet stabilizuese të masave të deritanishme dhe lëvizjet aktuale të çmimeve, Qeveria mori vendim për ndryshimin e Vendimit për zbatimin e normës preferenciale të tatimit mbi vlerën e shtuar. Sipas këtij ndryshimi, norma preferenciale prej 10% do të vazhdojë të zbatohet për benzinat, ndërsa për produktet e tjera kthehet norma e rregullt prej 18%./Alsat.mk.
Lajme
Gjatë 24 orëve të fundit, tre denoncime për dhunë familjare
Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë privuar nga liria tre persona, ndërsa me katër të tjerë janë zhvilluar biseda zyrtare për dhunë familjare.
“Më 17.04.2026 në orën 06:35 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria M.Zh. (22) nga Shkupi, duke vepruar sipas kallëzimit paraprak se rreth orës 05:30 para një ndërtese banimi në zonën e Kisella Vodës, si dhe gjatë disa ditëve të kaluara, i kishte bërë kërcënime babait të tij 64-vjeçar, duke përdorur edhe thikë. Gjatë kontrollit, tek ai është gjetur thika, si dhe thërrmuese me mbetje marihuane”, njoftuan nga MPB.
Lajme
VLEN: Në çfarë gjuhe djali Talat Xhaferit e kaloi provimin e jurisprudencës?!
Me votën dhe nënshkrimin e tyre, Talat Xhaferi dhe BDI e lanë gjuhën shqipe jashtë provimit të jurisprudencës. Pra, jo vetëm që nuk e mbrojtën shqipen, por me vetëdije e përjashtuan atë, në dëm të shumë studentëve shqiptarë, reagon VLEN.
“Dokumenti i datës 27 gusht 2019, i nënshkruar nga Talat Xhaferi, e nxjerr të vërtetën në shesh. Problemi me provimin e jurisprudencës dhe përjashtimin e gjuhës shqipe mban vulë të pastër politike”, thuhet në reagim.
Sipas VLEN, në kohën kur Ligji për përdorimin e gjuhëve ishte tashmë në fuqi, Talat Xhaferi, si kryeparlamentar, jo vetëm që nuk kërkoi harmonizimin e ligjit për provimin e jurisprudencës me dispozitat që buronin nga ai ligj, por përkundrazi i dha dritë jeshile një teksti ligjor që e linte gjuhën shqipe jashtë.
“Pyesim publikisht, kur djali i Talat Xhaferit e ka kaluar provimin e jurisprudencës, në çfarë gjuhe është përgjigjur?
Kjo është fytyra e vërtetë e BDI-së. Në opinion e luajnë rolin e patriotit, ndërsa në institucione firmosin kundër interesit shqiptar. Për 20 vjet kanë pasur gjithçka në dorë, pushtet, ministra, poste, shumicë dhe ndikim. Nuk u ka munguar as forca, as mundësia. U ka munguar vetëm ndershmëria dhe vullneti. Sepse për BDI-në, shqiptari ka vlejtur vetëm si votë, si numër dhe si mjet për ta mbajtur klikën e tyre në pushtet”, vlerëson VLEN.
VLEN poashtu zotohet se do ta korrigjojë edhe këtë padrejtësi. Një nga një, do t’i zgjidhim të gjitha dëmet që kjo parti ua ka lënë shqiptarëve si trashëgimi të turpshme.
Lajme
Denoncimet për bomba në “East Gate” dhe “Diamond”, MPB jep detaje
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se kërcënimet për vendosje të mjeteve shpërthyese në qendrat tregtare në Shkup kanë rezultuar të rreme.
Sipas MPB-së, sot (19.04.2026) në adresën elektronike të institucionit është pranuar një mesazh me kërcënim se në qendrat tregtare “East Gate” dhe “Diamond” janë vendosur mjete shpërthyese.
Menjëherë pas pranimit të denoncimit, forcat policore kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse brenda dhe përreth objekteve. Pas kontrolleve të kryera, është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rreme për bomba.
-
Lajme5 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
