Connect with us

Lajme

BDI: Dy timonierë në një anije që po fundoset, VLEN u bashkua që të shpërbëhet!

Komunikata e BDI-së

Akti i djeshëm, ku disa subjekte politike u përpoqën të fshihen pas emrit të një partie, nuk është bashkim, por britma e fundit dëshpëruese për mbijetesë politike. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, sipas të cilës, ironia është e plotë, VLEN zgjodhi dy timonierë për të drejtuar të njëjtën anije që tashmë po fundoset me shpejtësi.

“Kjo udhëheqje e fragmentuar është pranim i drejtpërdrejtë se në atë grupim mbizotëron mosbesim dhe fragmentim total. Në vend të vizionit, ata ofruan treg të egove, sepse askush nuk deshi t’ia lëshojë vendin tjetrit, vendosën të shtiren si parti me dy kryetarë. E vërteta është e qartë: VLEN u bashkua vetëm që bashkërisht të shpërbëhet”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Vendosja e dy liderëve, sipas BDI-së, është dëshmi se partia është e ndarë në fraksione ende pa filluar punën.

“Ndërkohë që liderët vetëshpallen, ministra dhe funksionarë kyç nga radhët e tyre tashmë e kanë braktisur anijen, duke refuzuar të jenë pjesë e këtij projekti të dështuar, të destinuar vetëm për shpëtimin e disa karrierave politike. Shqiptarët nuk meritojnë eksperimente politike. Dita e djeshme duhet të mbahet mend vetëm si fillimi i fundit të një grupimi që sakrifikoi të ardhmen e popullit të vet për të ruajtur kolltukët”.

Koalicioni VLEN po përballet me një debakël të vërtetë kadrovik, vijon më tej BDI.

“Ndërsa po shpërbëhen nga brenda, vazhdojnë të dërgojnë mesazhe të rreme për “zero korrupsion”, ndërkohë që realiteti i përgënjeshtron në çdo hap. Nuk mund të luftojë korrupsionin një parti e krijuar artificialisht, kur vetë e praktikon atë në vepër”.

Pothuajse dy vite janë në pushtet, thotë BDI, ndërsa bilanci i premtimeve të tyre kyçe është zero.

“Ndryshimet kushtetuese: Shtylla kryesore e zgjedhjeve të vitit 2024 – premtimi se ska qeveri pa ndryshime, apo për ndryshime për 3 muaj apo për ndryshime brenda 6 muajve – është braktisur zyrtarisht.
Decentralizimi dhe infrastruktura: Nuk pamë asnjë decentralizim të komunave, përkundrazi është thelluar cebtralizimi, si dhe as përmirësim të infrastrukturës lokale në vendbanimet me shumicë shqiptare.
Akademia Shqiptare: Akademia e premtuar e shkencave dhe arteve përfundoi edhe më keq se ndonjë shoqatë lokale dhe e padukshme.
‘Banka Shqiptare’: Në vend të mbështetjes për bizneset shqiptare, mashtruan votuesit dhe lejuan hyrjen e kapitalit serb përmes Alta Bankës.
Bixhozi dhe kazinotë: Të rreme dolën premtimet për mbylljen e tyre. Ligji u tërhoq nga Kuvendi, ndërsa Izet Mexhiti vazhdoi të përfitojë nga monopoli “Megavin”, për të cilin vetë kishte deklaruar se do të mbyllej.
Marrëveshja e Ohrit dhe gjuha: Në vend të forcimit të Inspektoratit të Gjuhëve dhe trajtimit dinjitoz të gjuhës shqipe, po përparojnë vetëm interesat biznesore të liderëve të tyre.
Qytetarët si aksionarë: Premtuan se populli do të kishte pjesë në të mirat publike dhe pronën shtetërore. Në realitet, “aksionarë” në bizneset fitimprurëse (kazinotë dhe bankat) u bënë vetëm njerëzit e afërt me udhëheqjen.
Dhe shumë premtime të tjera me të cilat i mashtruan shqiptarët”.

Shumë shpejt, sipas BDI-së, do ti nënshtrohen vetingut urgjent ndërkombëtar për pasurinë e funksionarëve, si dhe me një revizion të plotë të pasurisë kriminale të klanit rreth Mexhitit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Prej nesër rriten temperaturat, deri të enjten arrijnë në 23 gradë

DPHM paralajmëron se vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm.

Prej nesër, nën ndikimin e rrymës ajrore jugore, temperaturat do të rriten gradualisht dhe përsëri do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme, ndërsa nga e mërkura erë përkohësisht e fuqishme nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h), veçanërisht në pjesët perëndimore.

Nesër pasdite dhe në fundit të ditës do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu kudo. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalet ditore nga 8 deri në 16 gradë. Në Shkup do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të kohëpaskohshme me diell, me reshje shiu pasdite dhe drejt fundit të ditës. Do të fryjë edhe erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura do të lëvizë nga 6 deri në 14 gradë.

Të martën temperatura në vend do të arrijë deri 20 gradë, të mërkurën 21, ndërsa të enjten 23 gradë.

Continue Reading

Lajme

Bilall Kasami viziton Xhaminë e Zagrebit: Ajo është bërë shtëpi edhe për shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë vizitës së tij në Kroaci ka qëndruar edhe në Xhaminë e Zagrebit, ku është pritur nga Myftiu i Kroacisë, akademik dr. Aziz ef. Hasanoviq, dhe zëvendësmyftiu Mevludi ef. Arslani.

Gjatë kësaj vizite, Kasami pati mundësinë të njihet nga afër edhe me Gjimnazin Islam “Dr. Ahmed Smajloviq”, i cili funksionon brenda kompleksit të xhamisë.

Në postimin e tij, Kasami theksoi veçanërisht rolin që luan kjo xhami për komunitetin shqiptar në Kroaci, duke e cilësuar atë si një vend ku shqiptarët jo vetëm kryejnë ritet fetare, por edhe takohen, bashkohen dhe ruajnë kulturën e tyre kombëtare.

Ai falënderoi nikoqirët për mikpritjen gjatë vizitës.

Continue Reading

Lajme

Përshefca në zi, qytetarë të shumtë i japin lamtumirën e fundit Agron Memedit

Sot, të gjitha rrugët çonin drejt Përshefcës së Tetovës, ku u zhvillua ceremonia mortore e ish-futbollistit Agron Memedi, i cili u nda nga jeta duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim te familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë ata që e njohën.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë qytetarë nga të gjitha anët e vendit, përfaqësues të klubit futbollistik Shkëndija, pjesëtarë të Tifo Grupit “Ballistët”, si dhe bashkëluftëtarë të të ndjerit, të cilët u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Përshhefca sot ishte e mbuluar nga zija. Në një atmosferë të rëndë emocionale, të pranishmit shprehën respektin dhe nderimin për Agron Memedin, ndërsa kurora me lule u vendosën mbi varrin e tij në shenjë kujtimi dhe respekti.
Agron Memedi u përcoll për në banesën e fundit mes dhimbjes, lotëve dhe nderimeve të shumta, duke lënë pas kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat e atyre që e njohën.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme11 hours ago

Prej nesër rriten temperaturat, deri të enjten arrijnë në 23 gradë

DPHM paralajmëron se vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të...

Lajme11 hours ago

Bilall Kasami viziton Xhaminë e Zagrebit: Ajo është bërë shtëpi edhe për shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë vizitës së tij në Kroaci ka qëndruar edhe në Xhaminë e Zagrebit,...

Lajme11 hours ago

Përshefca në zi, qytetarë të shumtë i japin lamtumirën e fundit Agron Memedit

Sot, të gjitha rrugët çonin drejt Përshefcës së Tetovës, ku u zhvillua ceremonia mortore e ish-futbollistit Agron Memedi, i cili...

Lajme14 hours ago

Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të Rajonit të Shkupit

Analisti Faruk Nevzati ka publikuar një analizë historike dhe demografike për pozitën e shqiptarëve në Rajonin e Shkupit, duke vënë...

Lajme14 hours ago

Përleshje e përgjakshme në një kazino në Tetovë, 2 persona përfundojnë spital

Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka përfunduar me dy persona të lënduar rëndë nga një mjet i...

Lajme14 hours ago

Ankohet Vuçiq: Prej vitesh nuk mund të hyjë në Kosovë, Kurti s’lejon!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke komentuar paralajmërimet për ndarjen e 5% të Bruto Produktit Vendor (BPV) për mbrojtjen, ka...

Lajme14 hours ago

BDI i përgjigjet VLEN-it: Alta Banka është kopili juaj dhe kopilin tuaj nuk mund ta lini në derë të huaj!

BDI ka reaguar ndaj akuzave të partisë VLEN lidhur me shitjen e aksioneve shtetërore në “Stopanska Banka” të Manastirit, duke...

Lajme14 hours ago

VLEN: Artan Grubi personalisht e ka nënshkruar shitjen e aksioneve shtetërore që përfunduan te Davor Macura

VLEN ka publikuar dokumente që, sipas saj, dëshmojnë përfshirjen e ish-funksionarëve të BDI-së në procesin e shitjes së aksioneve shtetërore...

Sport1 day ago

Mexhit Hysenaj shkëlqen në Europianin WAKO 2026, siguron finalen dhe medaljen për Shqipërinë

Kickboksieri shqiptar Mexhit Hysenaj ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në karrierën e tij sportive, duke siguruar një vend...

Lajme2 days ago

Profesori universitar Festim Halili në Tiranë, ligjëron në Western Balkans University për teknologjinë që po ndryshon botën

Profesori i Universitetit të Tetovës, Festim Halili, ka qenë i ftuar në Western Balkans University në Tiranë, ku ka mbajtur...

Trending