Lajme
Kapan Hani në harresë, kontesti pronësor po e shuan trashëgiminë e Çarshisë së Shkupit
Kontesti pronësor i pazgjidhur me vite me radhë midis Bashkësisë Fetare Islame (BFI) dhe shtetit e ka lënë në harresë objektin e Kapan Hanit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, pa mirëmbajtje dhe investime. Në ndërkohë, Komuna e Çairit edhe pse ka premtuar se do të investojë në këtë objekt, në terren nuk ka lëvizur asgjë, shkruan Portalb.mk
Relacionet e tejzagjatura të kthimit të pronave në Maqedoninë e Veriut po dëmtojnë edhe objektet e trashëgimisë kulturore me rëndësi të veçantë. Fatin e tillë e ka edhe objekti Kapan Hani, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Gjendja e objektit të Kapan Hanit nuk i ngjan një objekti të trashëgimisë kulturore, kullosa të pakositura, zona përreth është e mbushur me mbeturina ndërsa pluhuri ka pushtuar çdo cep.
Rrobaqepësi Jonuz, i cili ka punëtorinë brenda Kapan Hanit, për Protalb.mk tha se ka kaluar një kohë e gjatë nga koha kur është investuar në Kapan Han dhe nuk ka parë ndryshime për vite me radhë.
“Përveç turistëve, problemi është se edhe klientët e mundshëm nuk e frekuentojnë për shkak papasërtisë për rreth Kapan Hanit. Kishte qenë mirë nëse mirëmbahet vazhdimisht pasi është një monument tërheqës për turistët dhe me një investim të vogël mund të tërheqim edhe më shumë turistë”, tha rrobaqepësi Jonuz.
Esnafi i Çarshisë, Bujar Dullovi, për Portalb.mk thekson se Kapan Hani, është në pronë shtetërore dhe Bashkësia Fetare Islame është në proces gjyqësor për ta rikthyer pronën e saj. Ai tha se Kapan Hani, është në projekt për ta rinovuar dhe për t’ia rikthyer shkëlqimin që e ka pasur dikur, por deri sa të zgjidhet çështja e pronësisë, nuk mund të investohet asgjë.
“Pa përfunduar çështja e pronësisë në procesin gjyqësor, nuk kemi kompetenca për të ndërhyrë në këtë objekt. Ne kemi marrë disa iniciativa për ta pastruar hapësirën pasi shpeshherë është në gjendje shumë të keqe dhe qytetar të pa ndërgjegjshëm hedhin mbeturina dhe ka qenë një pasqyrë e keqe e Çarshisë ndaj turistëve që vijnë të vizitojnë këtë monument. Ne kemi pasur edhe një takim me BFI-në, që të na mundësojnë t’i rinovojmë dhe t’i rifunksionalizojmë dy tualete publike që t’ju shërbejë qytetarëve dhe turistëve. Por një gjë e tillë nuk na është lejuar, pasi gjykata ka ngrirë aktivitetet shtesë dhe ka vendosur që vetëm veprimtaritë që janë aktive momentalisht të vazhdojnë punën por nuk guxojnë të shtojnë veprimtari shtesë”, tha Dullovi.
Ai shtoi se për momentin Ministria e Kulturës, është fajtori numër një, e cila nuk ka përfshirë ndër vite në projekt renovim apo investim në Kapan Hani, dhe as në pjesë të tjera të Çarshisë.
Nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit për Portalb.mk, deklaruan se duke marrë parasysh rëndësinë e këtij objekti, si pjesë e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, përveç Ligjit bazë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, ai i nënshtrohet edhe Ligjit të veçantë për Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
“Duhet theksuar se si hap i parë në sigurimin e mbrojtjes, promovimit dhe prezantimit të duhur të Kapan Hanit, është duke u zhvilluar një procedurë për miratimin e një Akti për Shpalljen e Monumentit – Kapan Han në Shkup, në Ansamblin Monumental – Çarshia e Vjetër e Shkupit, si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, nënkategoria – rëndësi e madhe. Në përputhje me rregulloret aktuale ligjore, kjo është kategoria më e lartë e trashëgimisë kulturore dhe ky akt specifikon të gjitha aspektet e mbrojtjes dhe përdorimit të kësaj të mire kulturore”, thonë nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.
Nga Ministria shtuan se në bashkëpunim me institucionin ligjor kompetent, Qendrën e Konservimit – Shkup, Ministria e Kulturës dhe Turizmit do të sigurojë kushte për trajtimin, promovimin dhe prezantimin e tij të duhur.
Portalb.mk iu drejtua me pyetje Bashkësisë Fetare Islame për çështjen e pronësisë, por deri në publikimin e këtij teksti nuk morëm përgjigje.
Në ndërkohë, kryetari aktual i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, pjesë të planprogramit zgjedhor e ka edhe investimin në monumentet e trashëgimisë kulturore brenda Çarshisë së Vjetër, duke përfshirë edhe Kapan Hanin. Por, deri më tani ende asnjë hap nuk është ndërmarrë për të investuar në këtë monument të trashëgimisë kulturore.
E pyetëm Komunën e Çairit se pse nuk është ndërmarrë asgjë në këtë drejtim, nga ky institucion nuk na u përgjigjën.
Ndërkohë, as Ministria e Kulturës dhe Turizmit në “Programin për vitin 2026 për ndërtimin e objekteve të reja dhe për rindërtimin, rehabilitimin dhe përshtatjen e objekteve ekzistuese të përdorura nga institucionet publike në fushën e kulturës”, nuk ka përfshirë asnjë objekt të trashëgimisë kulturore me rëndësi të veçantë nga Çarshia e Vjetër.
Çarshia e Vjetër e Shkupit si lokacion biznesi daton që nga shekulli XII. Me ardhjen e Perandorisë Osmane në Ballkan, u shndërrua në qendër kryesore të tregtisë së qytetit. Në të ndodheshin xhami, karvansaraje dhe hane.
Gjatë periudhave të ndryshme historike e njëjta u godit nga fatkeqësi natyrore dhe dy luftërat botërore, por me iniciativë të sipërmarrësve që kanë bizneset aty pranë, u rindërtua duke ruajtur autenticitetin, deri në ditët e sotme.
Më 13 tetor të vitit 2008 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u miratua ligj i posaçëm për Çarshinë e Vjetër të Shkupit, si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë.
Lajme
Arenë “lufte” edhe sot në protestë, i vihet flaka institucionit financiar dhe Ministrisë së Arsimit
Sot mbahet dita e dytë e protestës studentore në Tiranë.
Studentët e shumë Universitetit të Mjekësisë, UBT-së, Politeknikut, fakultetit të Drejtësisë etj. janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit, ndërsa ka nisur hedhja e sendeve piroteknike drejt godinës, teksa para saj u pozicionua dhe policia.
Tensione ka pasur edhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ndërsa disa protestues kanë thyer derën kryesore dhe janë futur në ambientet e brendshme të fakultetit.
Gjimnazistët e shkollës “Partizani” i janë bashkuar studentëve dhe të rinjve në revoltë.
Gjithashtu, edhe në universitetet e Elbasanit dhe Shkodrës kanë nisur bojkotimi i mësimit, në shenjë solidariteti me studentët në Tiranë, ndërsa në Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër çdo gjë vijon normalisht. /Topchannel
Lajme
Gani Geci do të qëndrojë 30 ditë në paraburgim
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ish-deputetit Gani Geci, i dyshuar për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.
Geci po përballet me akuzën për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se më 11 tetor 2026, rreth orës 19:27, në zyrat e portalit “VOX Kosova” në Prishtinë, për shkak të një postimi të publikuar nga gazetari Lirim Mehmetaj në rrjetin social Facebook lidhur me deputetin Fatos Geci, me qëllim që ta detyrojë të dëmtuarin ta largojë ose ta ndryshojë përmbajtjen e postimit, pasi ky i fundit kishte refuzuar kërkesën e tij, thuhet se ka kanosur drejtpërdrejt me fjalët: “Nëse nuk e hek postimin ose nuk e ndryshon, kena me u vra“.
Lajme
“Merimanga” në aksion, largohen 135 makina në Qendër të Shkupit
135 makina të parkuara në mënyrë të parregullt janë larguar me automjetet speciale “Merimanga” në territorin e Komunës Qendër të Shkupit, gjatë javës së kaluar. Sipas Ndërmarrjes Publike “Parkingjet e Komunës Qendër”, automjetet janë larguar në periudhën nga 5 deri më 11 tetor, pasi pengonin zhvillimin normal dhe të sigurt të komunikacionit. Nga ndërmarrja njoftojnë se aksionet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe ndërgjegjësimin e shoferëve për parkimin e duhur.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë




