Connect with us

Lajme

“Bomani hallall”: Mulla Osmani mban ligjeratën e fundit në xhami, përshëndetet me xhematin

Osman Musliu, hoxhë i njohur nga Drenica, është përshëndetur me xhematin e tij, pasi tashmë është zyrtarizuar si kandidat i VV-së për deputet.

Mulla Osmani ka pasur një fjalim emocional, duke ia kërkuar “hallallin” xhematit të tij.

Përndryshe Musliu i’u është bashkuar zyrtarisht Lëvizjes Vetëvendosje ku në zgjedhjet e 7 qershorit do të kandidojë për deputet

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Shvercerat” Shkup thirrje për mbështetje të studentëve

Grupi i tifozëve “Shvercerat Shkup” ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën që do të mbahet të hënën, më 18 maj, në mbështetje të studentëve për mbrojtjen e gjuhës shqipe, raporton Zyrtare.net

Protesta është paralajmëruar të nisë në ora 16:30, te Ura e Gurit në Shkup, ndërsa nga grupi theksojnë se do t’i bashkohen çdo qytetari që, sipas tyre, beson në arsim cilësor, barazi, dinjitet dhe të drejta të garantuara për të gjithë.

“Në çështjet kombëtare gjithmonë do të jemi aty”, thuhet në reagimin e tyre, ku nënvizohet se protesta nuk u takon vetëm studentëve, por përfaqëson zërin e të gjithë atyre që mbrojnë identitetin, gjuhën dhe të drejtat e shqiptarëve.

Nga “Shvercerat Shkup” porositin se “gjuha shqipe nuk negociohet”, duke shprehur mbështetje të plotë për nismat që lidhen me çështjet kombëtare./Zyrtare.net/

Continue Reading

Lajme

Çmimi i Haxhit këtë vit kalon 6.700 euro – Rritje prej rreth 250 euro krahasuar me vitin e kaluar

Gazetar: Avni Tahiri – ALSAT

Çmimi për të kryer obligimin fetar të Haxhit për një person, këtë vit ka arritur në 6.700 euro, që është rreth 250 euro më shtrenjtë nëse e krahasojmë me vitin e kaluar.

Por edhe përkundër rritjes së çmimeve për haxh, 2020 besimtarë nga vendi ynë, këtë vit vizitojnë vendin e shenjtë dhe sipas Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, është numër identik me vitin e kaluar.

Përveç rritjes së çmimeve për Haxh, çdo vit e më shumë kemi rritje edhe të çmimit të kurbanit por edhe të produkteve tjera ushqimore para festës së Kurban Bajramit. Lidhur me këtë, ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi paralajmëroi kontrolle të shtuara ndaj tregtarëve në prag të festës, duke theksuar se institucionet do të reagojnë ndaj çdo rritjeje të pajustifikuar të çmimeve dhe marzhave të fitimit.

“Jemi në prag të festave dhe e dimë se cilat produkte harxhohen gjatë festës së Kurban Bajramit, do të bëhen kontrolle dhe ato kontrolle do të shpërndahen edhe për opinionin. Nëse do të ketë rritje të marzhës së fitimit pa mos u bazuar në parametrat ekonomik të shpenzimeve apo do të ketë rritje në 15 apo 20 % e them me plot përgjegjësi se do të veprojmë edhe në kohen e ardhshme.” tha Besar Durmishi, Ministri i Ekonomisë.

Vitin e kaluar, çmimi për një kurban varësisht nga pesha dhe lloji i bagëtisë fillonte nga 300 euro ndërsa Festa e Kurban Bajramit këtë vit është më 27 maj./Alsat.mk.

Continue Reading

Lajme

Toshkovski: Do t’i “djegim” motoçiklistët që shkelin rregullat në trafik

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se në periudhën që vijon, Policia do të jetë e fokusuar te motoçiklistët që shkelin rregullat, posaçërisht në ambientet e qyteteve, përcjell TV21. Toshkovski tha se ata që sillen në mënyrë devijante, duke menduar se nuk i kap sistemi Safe City, do të jenë në fokus të Policisë.

“Paralajmëroj, për të gjithë ata që aktrojnë se janë motoçiklistë. Ashtu thonë motoçiklistët. Për të gjithë ata që, do ta përsëris, që aktrojnë se janë motoçiklistë, respektivisht, vozisin motoçikletë pa kokore, me shpejtësi shumë më të lartë, e ngrenë me një rrotë në mes të qytetit, vozisin në semafor të kuq, etj…dhe mendojnë se Safe City nuk do t’i detektojë, ja t’iu përcjell mesazh publik deri te të gjithë që aktrojnë se janë motoçiklistë, se MPB-ja, në periudhën e ardhshme, dhe si do të fokusohet te ata! Posaçërisht në ambientet e qyteteve. Dhe ja, lirisht mund ta them, do t’i djegim. Do të mbeten edhe pa motoçikleta edhe pa mundësinë për të aktruar se janë motoçiklistë”, tha Toshkovski./tv21.tv

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme3 hours ago

“Shvercerat” Shkup thirrje për mbështetje të studentëve

Grupi i tifozëve “Shvercerat Shkup” ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën që do të mbahet të hënën, më 18...

Lajme3 hours ago

“Bomani hallall”: Mulla Osmani mban ligjeratën e fundit në xhami, përshëndetet me xhematin

Osman Musliu, hoxhë i njohur nga Drenica, është përshëndetur me xhematin e tij, pasi tashmë është zyrtarizuar si kandidat i...

Lajme3 hours ago

Çmimi i Haxhit këtë vit kalon 6.700 euro – Rritje prej rreth 250 euro krahasuar me vitin e kaluar

Gazetar: Avni Tahiri – ALSAT Çmimi për të kryer obligimin fetar të Haxhit për një person, këtë vit ka arritur...

Lajme3 hours ago

Toshkovski: Do t’i “djegim” motoçiklistët që shkelin rregullat në trafik

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se në periudhën që vijon, Policia do të jetë e fokusuar te...

Lajme3 hours ago

Ademi: BDI nuk e politizon protestën, ftesa është e hapur për të gjithë

Bashkimi Demokratik për Integrim, mohon kategorikishtë disa zëra në opinion, se protesta e studentëve e paralajmëruar më 18 nëntor, që...

Lajme3 hours ago

Lirohet Sami Lushtaku, rasti shkon në procedurë të rregullt

Sami Lushtaku është liruar në procedurë të rregullt, pas intervistimit të tij nga organet e drejtësisë. Lajmin e ka konfirmuar...

Lajme3 hours ago

OVL-UÇK për qytetarët në përkrahje të Sami Lushtakut

Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e sinqertë për të gjithë ata që iu përgjigjën...

Lajme3 hours ago

Flet Hysni Mehani, i sulmuar nga Lushtaku: Sulmet me banda nuk më ndalin

Hysni Mehani dje është sulmuar nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku. Ky i fundit është intervistuar pak kohë më parë...

Lajme1 day ago

Rikonstruimi i qeverisë pritet nga mesi i qershorit

Edhe pas shkrirjes së pesë subjekteve politike në një parti VLEN, mbeten të ngrira raportet me dy funksionarët Arben Fetai...

Lajme1 day ago

Krisin grushtat ende pa nisur fushata në Kosovë/ Sami Lushtaku e bën për spital kryetarin e VV-së në Skenderaj

Është sulmuar kryetari i Lëvizja Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, i cili është edhe kandidat për deputet nga kjo parti....

Trending