Lajme
Çmimi i Haxhit këtë vit kalon 6.700 euro – Rritje prej rreth 250 euro krahasuar me vitin e kaluar
Gazetar: Avni Tahiri – ALSAT
Çmimi për të kryer obligimin fetar të Haxhit për një person, këtë vit ka arritur në 6.700 euro, që është rreth 250 euro më shtrenjtë nëse e krahasojmë me vitin e kaluar.
Por edhe përkundër rritjes së çmimeve për haxh, 2020 besimtarë nga vendi ynë, këtë vit vizitojnë vendin e shenjtë dhe sipas Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, është numër identik me vitin e kaluar.
Përveç rritjes së çmimeve për Haxh, çdo vit e më shumë kemi rritje edhe të çmimit të kurbanit por edhe të produkteve tjera ushqimore para festës së Kurban Bajramit. Lidhur me këtë, ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi paralajmëroi kontrolle të shtuara ndaj tregtarëve në prag të festës, duke theksuar se institucionet do të reagojnë ndaj çdo rritjeje të pajustifikuar të çmimeve dhe marzhave të fitimit.
“Jemi në prag të festave dhe e dimë se cilat produkte harxhohen gjatë festës së Kurban Bajramit, do të bëhen kontrolle dhe ato kontrolle do të shpërndahen edhe për opinionin. Nëse do të ketë rritje të marzhës së fitimit pa mos u bazuar në parametrat ekonomik të shpenzimeve apo do të ketë rritje në 15 apo 20 % e them me plot përgjegjësi se do të veprojmë edhe në kohen e ardhshme.” tha Besar Durmishi, Ministri i Ekonomisë.
Vitin e kaluar, çmimi për një kurban varësisht nga pesha dhe lloji i bagëtisë fillonte nga 300 euro ndërsa Festa e Kurban Bajramit këtë vit është më 27 maj./Alsat.mk.
Lajme
Filipçe tregon se me cilën parti politike shqiptare do të bashkëpunojë në të ardhmen
Në emisionin “IMPAKT” në TV Shenja, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, foli edhe për mënyrën se si partia e tij do t’i ndërtojë koalicionet e ardhshme politike.
“Çdo koalicion që do ta bëjmë më tej do të bazohet në vlera politike dhe në atë se cila parti politike do të pajtohet që të realizojmë bashkarisht, normalisht sugjerimet që do t’i pranojmë bashkarisht, nuk është ajo beton që nuk mund të ndryshohet, por ky është skeleti ynë i atij programi. Çdo sugjerim qëllim mirë dhe në kontekst të politikave me vlerë do të jetë i mirëseardhur por vetëm me parti politike dhe individë të cilët, organizata qytetare, intelektualë të shquar, aktivistë qytetarë e kështu me radhë do të duan ta zbatojnë programin dhe ai zbatim i programit do të kontrollohet nga ana e qytetarëve, është mënyra se si ne do t’i bëjmë koalicionet tona të ardhshme. Do të zgjedhim njerëz siç jemi tani që i dëgjojnë”, deklaroi Filipçe.
Lajme
Burri dhe gruaja dogjën vilën duke përgaditur hajvarin
Burri dhe gruaja shkaktuan zjarr në fshatin Gorno Sonje ndërsa po bënin ajvar, pasi hirit nga soba me thëngjill e derdhën pranë shtëpisë. Policia intervenoi dhe zjarri u shua pa të lënduar.
Sipas informacioneve të MPB-së, dje rreth orës 19:50 në polici u raportua se në fshatin Gorno Sonje, pranë Shkupit, kishte filluar zjarr, ku ishte djegur një vilë dhe bari.
“Policët e SPB Shkup dolën në vendngjarje dhe biseduan me D.M. (74), pronarin e vilës, i cili shpjegoi se me bashkëshorten po bënin dimërishte dhe pranë shtëpisë kishin derdhur hirin nga soba, në të cilën ka të ngjarë të kishte thëngjill, dhe ishin larguar, pas së cilës kishte filluar zjarri», thonë nga MBP-ja.
Nuk pati të lënduar, ndërsa ekipi i Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri Shkup e shoi zjarrrin.
Lajme
VLEN merr dy poste të tjera të zëvendësministrave: Priten rokada në eshallonin e dytë qeveritar
Koalicioni VLEN pritet të marrë pozicionet e zëvendësministrave në dikasteret e Shëndetësisë dhe të Politikës Sociale, pas bisedimeve dhe marrëveshjes së arritur me kryeministrin Hristijan Mickoski.
Burime nga koalicioni konfirmojnë se propozimet konkrete me emrat e kandidatëve i janë dorëzuar tashmë kryeministrit për konfirmim përfundimtar, përcjell INA.
Ndryshimet në eshallonin e dytë vijnë si rrjedhojë e riorganizimit të kabinetit qeveritar në korrik, gjatë të cilit VLEN mbeti pa drejtimin e këtyre dy ministrive. Argumenti kryesor i koalicionit është ruajtja e balancit politik brenda partnerëve të pushtetit.
Për të marrë këto dy poste pa ndryshuar peshën e përgjithshme në qeveri, VLEN do të duhet të heqë dorë nga dy pozita të tjera zëvendësministrash.
Është pothuajse e sigurt se koalicioni do të lirojë postin e zëvendësministrit në Bujqësi (ku ministri është nga lëvizja ZNAM), vend i cili pritet t’i kalojë VMRO-DPMNE-së.
Po ashtu do lirohet edhe posti i zëvendësministrit të Kulturës, që pritet t’i takojë VMRO-DPMNE-së ose lëvizjes ZNAM, pasi ministri aktual i Kulturës është nga radhët e VLEN-it.
Kjo parti gjithashtu pret të marrë edhe një tjetër post zëvendësministri, përveç atyre që ka në Energjetikë dhe Transformim Digjital.
Kryeministri Mickoski ka paralajmëruar se kompletimi dhe rokadat në eshallonin e dytë qeveritar do të përmbyllen brenda gjysmës së dytë të tetorit.(INA)
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
