Lajme
BDI: Keqtrajtimi i studentëve shqiptarë nga Tirana nga ana e policisë, janë dëshmi e një skandali institucional
Nga BDI në një kumtesë për media thonë se trajtimi i studentëve shqiptarë nga Tirana është skandal institucional.
Nga BDI theksojnë se t’i ndalosh, t’i pengosh dhe t’i trajtosh si kërcënim studentët që solidarizohen me një kauzë gjuhësore e kombëtare, është akt i papranueshëm.
“Video-incizimet e publikuara sot në media, ku shihet trajtimi apo më mirë të themi keqtrajtimi i studentëve shqiptarë nga Tirana nga ana e policisë, janë dëshmi e një skandali institucional. Ata studentë nuk erdhën për të provokuar askënd. Erdhën për të mbështetur studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut në kërkesën e tyre të drejtë për përdorimin zyrtar dhe të plotë të gjuhës shqipe. T’i ndalosh, t’i pengosh dhe t’i trajtosh si kërcënim studentët që solidarizohen me një kauzë gjuhësore e kombëtare, është akt i papranueshëm. Deklarata e tyre se janë ndjerë “të marrë peng” e tregon qartë përmasën e këtij keqtrajtimi”.
“Ky nuk është rend publik. Ky është presion politik ndaj studentëve shqiptarë dhe ndaj çdo zëri që kërkon barazi. Aq më tepër skandaloze është kërcënimi me ulurima i policëve nfaj fëmijëve në anglisht “mbylle gojën” dhe goditja me grusht në gjoksin e një të mituri. BDI kërkon dorëheqje nga zëvendësministri Astrit Iseni. Kërkon përgjegjësi të menjëhershme nga MPB dhe sqarim publik për çdo veprim policor. Në një shtet demokratik nuk pengohen studentët që kërkojnë e drejta të respektohen. Ndërsa gjysëmkryetarët e VLEN-it nuk guxojnë zë të nxjerrin”, thonë nga BDI.
Lajme
Arrestohet një 16-vjeçar në Tetovë, dyshohet për vjedhje në disa xhami
Policia e Tetovës ka arrestuar një të mitur 16-vjeçar nga Tetova, i dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve në xhami gjatë dy javëve të fundit.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se arrestimi është bërë dje rreth orës 18:00 nga nëpunësit policorë të SPB Tetovë, për shkak të dyshimeve për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Sipas MPB-së, i mituri dyshohet se ka vjedhur në disa xhami në Tetovë, ndërsa rasti i fundit ka ndodhur në një xhami në rrugën “176”, ku me forcë ka thyer arkën metalike të donacioneve dhe ka marrë para.
I dyshuari është ndaluar në stacion policor, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.
Lajme
Kasami: S’kemi kërkuar largimin e ambasadorit Denion Meidani
Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, deklaroi se as VLEN dhe as Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk kanë kërkuar nga shteti shqiptar tërheqjen e ambasadorit të Shqipërisë në vend.
“Në asnjë moment nuk kemi pasur ndonjë kërkesë ndaj shtetit shqiptar për ta tërhequr ambasadorin”, tha Kasami, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me spekulimet për largimin e Meidanit.
Lajme
Mustafa Dauti: Doganat konfiskojnë gjysmë milioni euro të fshehura në bunker të një minibusi nga Shqipëria
Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti, ka njoftuar se Sektori për Kontroll dhe Hetime, përmes Departamentit për Punë Operative, ka parandaluar një tentim për transfer ilegal të parave të gatshme në vlerë prej rreth gjysmë milioni eurosh, të fshehura në një bunker të ndërtuar posaçërisht në një minibus nga Shqipëria.
Sipas Dautit, bëhet fjalë për një nga konfiskimet më të mëdha historike të devizave, ndërsa devizat dhe automjeti janë konfiskuar përgjithmonë.
Ai bëri të ditur se personi me inicialet C.G., shtetas i Republikës së Shqipërisë dhe drejtues i minibusit, është ndjekur penalisht dhe tashmë ndaj tij është shqiptuar aktgjykim nga Gjykata Themelore e Kumanovës.
“Tentimi është zbuluar në një aksion të Departamentit për Punë Operative në hyrje të shtetit, në pikën kufitare Tabanoc, ku është kryer kontroll i detajuar i një minibusi në pronësi të një agjencie turistike nga Shqipëria, me të cilin po transportoheshin shtatë udhëtarë”, thuhet në deklaratë.
Sipas njoftimit, në përputhje me ligjin, devizat e konfiskuara i janë dorëzuar Agjencisë për Menaxhim me Pasurinë e Konfiskuar, prej nga më pas janë depozituar në Bankën Popullore.
-
Lajme6 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme6 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
