Lajme
MPB zbuloi identitetin e viktimës së katërt të aksidentit të mbrëmshëm
Viktima e katërt në aksidentin e rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë në unazën e Shkupit është 20-vjeçari nga Shkupi, M.Gj.. Ky është personi i fundit identiteti i të cilit u bë i njohur, pasi më herët nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftuan se në aksident kishin humbur jetën katër persona.
Në informacionin paraprak të MPB-së u bë e ditur se kanë ndërruar jetë 51-vjeçari R.V. dhe dy 20-vjeçarët A.V. dhe P.M., ndërsa identiteti i viktimës së katërt nuk ishte bërë i ditur.
Më vonë u konfirmua se mes viktimave janë edhe baritoni dhe solisti i Operës dhe Baletit Kombëtar (OBK), Riste Velkov, si dhe djali i tij.
Aksidenti ndodhi mbrëmë rreth orës 23:00 në unazën e Shkupit, në pjesën mes mbikalimit te Vizbegova dhe nyjës rrugore Mirkovc.
Sipas informacioneve, aksidenti ndodhi kur një kamion me gjysmërimorkio, i drejtuar nga 76-vjeçari B.B. nga Kosova, humbi kontrollin mbi automjetin, theu gardhin mbrojtës metalik dhe kaloi në korsinë e kundërt të autostradës, ku u përplas drejtpërdrejt me një veturë “BMW” me targa të Shkupit, të cilën e drejtonte Velkov.
Si pasojë e përplasjes, vetura dhe kabina e kamionit u përfshinë nga flakët dhe u dogjën plotësisht.
Mjeku i Ndihmës së Shpejtë vetëm konstatoi vdekjen e katër personave, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupat janë dërguar për obduksion.
Nga policia njoftuan se pas aksidentit shoferi i kamionit është arrestuar dhe ndodhet në stacion policor.
Lajme
Arrestohet 20 vjeçari nga Gostivari, ja për çfarë kërkohej
Më 21.05.2026 në orën 15:00, në rrugën “Beliçica” në Gostivar, nëpunës policorë nga SPB Gostivar e privuan nga liria S.M. (20) nga Shuto Orizarja, Shkup, me qëndrim të përkohshëm në Gostivar. Ai kërkohej me urdhërarrest në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një vjet e katër muaj për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”. Po ashtu, ai dyshohet edhe për vepra të tjera penale “vjedhje e rëndë”, të kryera gjatë ditës së mëparshme në shtëpitë e zonës së Gostivarit. S.M. është shoqëruar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Shkupit për vuajtjen e dënimit.
Lajme
A është e madhe pasuria e Menduh Thaçit?
Në njërën nga pyetjet në mega-intervistën për emisionin “Dialog te LAJM’i”, kreu i PDSh-së zoti Menduh Thaçi ka folur edhe për pasurinë e tij:
Gazetari: Sa ju jeni i pasur realisht, sepse pasuria e deklaruar vleresohet vetem diku 480 mijë euro? Më lejoni edhe vetem 30 sekonda… Ju i dini narrativat që ekzistojnë në formë mitesh apo legjendash urbane, jo vetem ne Tetovë por edhe në të gjithé Maqedoninë por edhe né gjithë hapësirën shqiptare mbi pasurinë tuaj. Njëri nga ato është se ju nga qiratë e “lnterprometit”, prej kompanive tjera merrni qera diku rreth 400 mijë euro në muaj…disa të tjetë thonë se e keni blerë gjysmën e Tetovës… Çfarë mund të thoni për pasurinë tuaj? A është shumë e madhe ajo pasuri?
Thaçi: Jo! Pasuria ime është aq sa më duhet mua. Sa i duhet njerëzve, familjes, pasardhësve të mi. Unë kam qenë i njohur me shumë profesione, para se të hyjë në politikë. Kam qenë ‘fasader’ i njohur, 11 vjetë…
Gazetari: …aty ku i thoni Ali Ahmetit që ai ka kërkuar dhe ka marrë gjak, ju keni kërkuar vota…aty në atë fjali e shpjegoni se keni qenë murator…Keni 3 vëllezër?
Thaçi: Po… unë jam i katërti. E tash, gjithë këtë kohë me lëvizjet shoqërore, ne e kemi patur edhe dyqanin pemëshitës më të madh!” në qendër të qytetit, Tetovë me vite, që ka punuar 24 orë pa ndërprerë. Baba, ka punuar në Gjermani, e kështu me radhë… Por të gjitha këto çështje do të ishin interesante sikur të kishim biseduar para vitit 2018. Ju e dini se Prokuroria speciale mua më ka votu 18 muaj… Këto “Interpromet”-et, janë fjalët e Ali Ahmetit e njerëzve tjerë, disa prej tyre tanimë kanë vdekë. Provoj edhe njëherë Bilalli, por i thashë se do ta padisë…kujdes, i thashë! Nuk ka asgjë të vërtetë. Mendoj se nëse dikush ka menduar se unë jam aq i pakujdesshëm, dhe se do të mund të luaj me mua dhe me idaren time, ai e ka patur shumë gabim. Une veten e llogarisë njeri të suksesshëm dhe në këtë drejtim jam përkujdes aq sa duhet. Jam përkujdes të kem fëmijë të cilëve duhet tua plotësoj kushtet. Unë i kam dy djemë, pesë mbesa dhe një nip. Dhe ata e kanë të garantuar një normalitet jetësor. Dëshira ime do të ishte që ata u intelektualisht të ngriten dhe jo të lodhen siç është lodhur gjyshi i tyre duke u marré me profesione të ndryshme…Të gjitha transaksionet e mia kanë të bëjnë me legalitet të plotë. Unë kam patur edhe një përparësi tjetër që një kohë të gjatë kam jetuar në një bashkësi familjare të madhe dhe atë shumë mjetesh finansiare që i shihni aty, mbi 70 përqind janë krijuar prej rrogave të mia që i kam l marrë si deputet. Nuk i kam marrë (tërheq) rrogat se kam jetu në një bashkësi. Unë në vitin 2002 jam zgjedhë për deputet… Sa i përket asaj firme që aty flitet , janë shqiptarët të cilët e kanë privatizuar aty firmë, dhe është e vetmja firmë shqiptare që është e privatizuar. BDI-ja luftë ka bërë prej vitit 2003, që ata njerëz të cilët unë i njoh, një pjesë të tyre i kam edhe të afërtë. Dhe një ndër aksionarët në atë firmë ka qenë edhe vëllai im, i cili i ka ble aksione në mënyrë private dhe jo prej berzës… ishte një imitacion i vjeter i strukturave të caktuara maqedonase ta godasin një shqiptar i cili ka ndihmuar që sado-kudo biznismenë të fortë shqiptarë që kanë punuar në Zvicër, Gjermani të kenë një mundësi që të ecin përpara. Edhe BDI-ja, por edhe të tjerët, fokusim e kanë patur këtë çështje. Unë mendoj se dëmi më i madh i shqiptarëve nuk është bërë vetëm në aspektin e të drejtave kombëtare. Në Maqedoni ishte berë diskriminim i jashtzakonshëm në aspektin ekonomik. Kur ta marrësh ta shikosh privatizimin e kapitalit shtetërorë, 99.9% janë maqedonas, për shkak se ata e kanë patur elitën politike e cila aty iu ka mundësuar një gjë të tillë, gjë që kjo nuk ka të bëjë me realitetin.
S’e di…! Unë mendoj se po të kisha qenë në biznes, do të isha mijëra herë më i suksesshëm se në politikë. Se po ju them prej murator dhe fasader që kam punu dhe pastaj kuptohet bashkë me familjen e kemi patur Pemëshitësen më të fortë që ka punuar nga 24 orë në Tetovë, kemi patur prirje të angazhohemi dhe të punojmë pandërprerë që të zhvillohemi ekonomikisht. Por ne asnjëherë s’kemi patur mbështetjen e shtetit, finansimin nga shteti, kredi nga shteti apo të Iranit, apo të Turqisë apo zeqatin e Emirateve etj. Unë jam i njoftur për atë. Nuk pranoj kurrë… me shume miq të fortë muhabeti është ndalë kur m’kanë thënë se do të ndihmojmë finansiarisht, edhe t’fuqishëm shumë. Unë e di një send se në krahasim me këta të rinjtë në politikë, se po të dha lekë dikush në politikë, atëherë ti do të punosh për atë. Mos e mashtro veten! Në momentin e parë jurdo të duhet të marrësh një vendim autonom, ai do të paraqitet dhe do të thotë ky është miku im, dhe do të vendosësh në bazë të interesave të mikut tim, sepse unë të kam finansu. Kjo ska ndodh por as në të ardhmen nuk do të ndodh. Nuk pranoj e asnjë moment transaksione të ndryshme finansiare që më kanë ndihmu mua por edhe PDSh-së. Me një fjalë e kam mbrojtur veten, PDSh-në që mos të bëheni hipotekë e dikujt”, ka thënë kreu i PDSh-së zoti Menduh Thaçi, në emisionin “Dialog te LAJM’i”
Lajme
Njihuni me milionerin kërçovar në Zvicër (VIDEO)
Kërçovari Ngadhnjim Sadiku ka ndërtuar një nga historitë më të suksesshme të biznesit në diasporë, duke u bërë pronar i dhjetëra pompave të benzinës në Zvicër.
Emisioni “N’Kosova Show” ka realizuar një vizitë dhe intervistë me biznesmenin nga Kërçova, ku ai rrëfen rrugëtimin e tij drejt suksesit dhe sfidat që ka kaluar ndër vite.
Historinë se si arriti majat e suksesit, mund ta ndiqni në videon më poshtë, në intervistën e realizuar nga gazetari i njohur kosovar, Shpëtim Desku, me kërçovarin në Zvicër, Ngadhnjim Sadiku.
kliko videon KËTU
-
Lajme6 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme6 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
