Connect with us

Lajme

BE miratoi fillimin e negociatave për heqjen e roamingut me vendet e Ballkanit Perëndimor

Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë miratuar fillimin e negociatave për heqjen e roaming-ut me shtetet e Ballkanit Perëndimor, është konfirmuar jozyrtarisht nga Këshilli i BE-së, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Vendimi ka të bëjë me hapjen e negociatave me Kosovën, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë për roaming-un në rrjetet publike të komunikimeve mobile.

Këshilli i BE-së pritet që të enjten, më 4 qershor, ta miratojë zyrtarisht vendimin, dhe më pas mund të nisin negociatat me secilin shtet të rajonit në mënyrë individuale.

Nga Presidenca qipriote e Bashkimit Evropian u tha se mbështesin fuqishëm rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Zgjerimi i zonës pa roaming është një shenjë e qartë e përkushtimit tonë ndaj rajonit. Mirëpresim miratimin formal të vendimit me të cilin autorizohet hapja e negociatave për marrëveshjet”, deklaroi një zëdhënës i Presidencës që udhëhiqet nga Qiproja.

Komisioni Evropian në muajin shkurt kishte propozuar heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor.

“Roam Like at Home” (Pa tarifa shtesë) zbatohet në shtetet anëtare të BE-së dhe në vendet e Zonës Ekonomike Evropiane. Në janar të këtij viti, rregullorja është zgjeruar edhe për Ukrainën dhe Moldavinë, edhe pse këto vende nuk janë anëtare të BE-së.

Zyrtarët evropianë presin që negociatat të përfundojnë deri në fund të këtij viti. Në një skenar ideal, roaming-u midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së mund të hiqet që vitin e ardhshëm. Megjithatë, zyrtarët evropianë theksojnë se gjithçka varet nga gatishmëria e vendeve të rajonit për të përparuar në këto negociata.

“Roam Like at Home” përfaqëson një nga politikat më të suksesshme të Bashkimit Evropian të dedikuara qytetarëve të tij. Ai është në fuqi që nga viti 2017.

Bëhet fjalë për një rregullore të Komisionit Evropian që mundëson përdorimin e telefonave celularë në shtetet e tjera anëtare me të njëjtat çmime si në vendin e origjinës.

Kjo do të thotë se gjatë përdorimit të telefonit celular në zonën e BE-së nuk ka kosto shtesë për thirrje, SMS dhe përdorimin e internetit, por aplikohen tarifat e vendit të origjinës. I njëjti rregull vlen edhe për thirrjet dhe mesazhet që përdoruesit i marrin gjatë qëndrimit jashtë vendit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Vjedhje prej 5 milionë eurosh në një nënstacion hekurudhor në Shkup

Në nënstacionin për tërheqje elektrike në Draçevë, mes stacioneve hekurudhore Lisiçe dhe Draçevë, është kryer një vjedhje e përmasave të mëdha, gjatë së cilës është shkatërruar një pjesë e konsiderueshme e pajisjeve elektroenergjetike, njoftoi Ndërmarrja për Infrastrukturë Hekurudhore.

Sipas informacioneve, hajdutët kanë rrëzuar me forcë dy transformatorë me peshë mbi 30 tonë, kanë derdhur vajin e transformatorëve dhe kanë vjedhur mbështjelljet e bakrit, si dhe tela bakri, shina dhe pajisje të tjera të domosdoshme për funksionimin e nënstacionit, i cili tani është plotësisht jashtë funksionit.

Nga ndërmarrja vlerësojnë se bëhet fjalë për një sulm serioz ndaj infrastrukturës kritike hekurudhore, me një dëm material të vlerësuar fillimisht rreth 5 milionë euro. Ata kërkojnë një hetim urgjent dhe përgjegjësi penale për autorët dhe për të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në vjedhje dhe në tjetërsimin e mëtejshëm të materialeve të vjedhura.

Continue Reading

Lajme

Ministri i Shëndetësisë: Uji në Gostivar ende nuk është i sigurt

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, gjatë vizitës Spiatalin Special për Sëmundjet e Mushkërive dhe Tuberkulozin në Leshkë të Tetovës bëri të ditur se situata me helmimin nga uji në Gostivar po përmirësohet dhe se kriza ka hyrë në një fazë qetësimi. Sipas të dhënave të fundit, numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore është ulur ndjeshëm. Gjatë ditës janë regjistruar 80 raste të reja, që është rreth dy herë më pak krahasuar me ditët paraprake, ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve arrin rreth 4 mijë persona. Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente tashmë kanë nisur një analizë të plotë epidemiologjike, me qëllim përcaktimin e saktë të zhvillimit të situatës dhe ndarjen e rasteve të shkaktuara nga epidemia prej rasteve të zakonshme të gastroenteritit. Megjithëse numri i pacientëve është në rënie, uji nga rrjeti i ujësjellësit të Gostivarit ende nuk lejohet të përdoret as për qëllime teknike, pasi analizat e fundit kanë treguar nivel të pamjaftueshëm të klorit.

SASHO KLEKOVSKI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

Siguria e ujit vlerësohet edhe përmes sasisë së klorit që përmban ai, por ende nuk është arritur niveli i kërkuar. Aktualisht po kryhen analiza të vazhdueshme në disa pika të ndryshme dhe, sapo klorinimi të arrijë nivelin e duhur, do të jepet leja për përdorimin e ujit teknik”.

Duke iu referuar informacioneve se edhe uji në Leshkë është i papërshtatshëm për konsum dhe nuk duhet të pihet, Klekovski tha se kjo situatë nuk është e re dhe nuk është mbajtur e fshehtë. Sipas tij, problemi në këtë zonë vazhdon prej më shumë se një dekade.

SASHO KLEKOVSKI ,MINISTËR I SHËNDETËSISË

Gjatë kësaj jave pritet të kryhen dy testime për të vërtetuar se uji nga ujësjellësi nuk do të jetë më vetëm për përdorim teknik, por do të jetë i përshtatshëm edhe për pije, si për spitalin ashtu edhe për të gjithë banorët e zonës”.

Ndërkohë, ditët e fundit nga opozitarja LSDM kanë deklaruar se rasti i Gostivarit nuk është një rast i izoluar, por pasqyron dobësi sistemore dhe mungesë efikasiteti të institucioneve. Duke u thirrur në një raport të siguruar nga sinjalizues, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi se uji në Spitalin Special për Sëmundje të Mushkërive dhe Tuberkuloz në Leshkë ka qenë i ndotur. Ai kërkoi kontroll të jashtëzakonshëm urgjent dhe analiza të të gjitha sistemeve të furnizimit me ujë në vend. /SHENJA/

Continue Reading

Lajme

2 turke arrestohen pasi i sulmuan policët në “Bit Pazar” të Shkupit

Më 24.07.2026 në orën 23:40, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Bit Pazar i privuan nga liria B.D. (23) dhe E.D. (54), të dyja nga Turqia me qëndrim të rregulluar në Shkup, për shkak se kanë sulmuar fizikisht nëpunës policorë të cilët kanë kryer veprime zyrtare.

Të dy u ndaluan në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme13 hours ago

Vjedhje prej 5 milionë eurosh në një nënstacion hekurudhor në Shkup

Në nënstacionin për tërheqje elektrike në Draçevë, mes stacioneve hekurudhore Lisiçe dhe Draçevë, është kryer një vjedhje e përmasave të...

Lajme13 hours ago

Ministri i Shëndetësisë: Uji në Gostivar ende nuk është i sigurt

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, gjatë vizitës në Spiatalin Special për Sëmundjet e Mushkërive dhe Tuberkulozin në Leshkë të Tetovës...

Lajme13 hours ago

2 turke arrestohen pasi i sulmuan policët në “Bit Pazar” të Shkupit

Më 24.07.2026 në orën 23:40, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Bit Pazar i privuan nga...

Lajme13 hours ago

“As në vitet e 80-ta s’ka pasur transmetime të tilla”, Mustafa Ademi kritikon ashpër Arena Sport M

Gazetari sportiv i RTVM-së, Mustafa Ademi, ka reaguar ashpër ndaj televizionit Arena Sport M mënyrës së transmetimit televiziv të ndeshjes...

Lifestyle13 hours ago

Reperi unik Blleki sjell projektin më të ri muzikor

Zakonisht shumica e artisrëve qoftë dhe rrepera duan të sjellin ndonjë bashkëpunim qoftë dhe me pak folk apo tallava në...

Lajme15 hours ago

Forcimi i kapaciteteve institucionale, temë e takimit mes ministrit Ferati dhe IFES

Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati zhvilloi një takim pune me përfaqësues të IFES-it, ku u diskutua për rëndësinë...

Lajme1 day ago

Fshatrat shqiptare po dominojnë dhe po rriten me fëmijë, statistikat flasin qartë

Ndërsa shumë fshatra në Maqedoninë e Veriut përballen me shpërngulje dhe zbrazje, të dhënat zyrtare tregojnë një realitet tjetër në...

Lajme1 day ago

Ofroi garanci 1,1 mln euro, lirohet nga burgu ish-kryetari i FFM-së

“Garancia pranohet për ish-kryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë ”, njofton Gjykata Themelore Penale e Shkupit. Nga Gjykata thonë...

Lajme1 day ago

VLEN: Pranë qytetarëve të Gostivarit, vazhdojmë mbështetjen me shpërndarjen e ujit të pijshëm

VLEN ka njoftuar se, përmes Forumit Rinor, ka organizuar një aksion humanitar për sigurimin dhe shpërndarjen e ujit të pijshëm...

Lajme1 day ago

Arrestohet 32-vjeçari, mashtroi një grua nga Kumanova me 9 mijë euro duke i premtuar pasaportë të huaj

Një 32-vjeçar nga Kavadari është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke marrë 2.000 euro nga një 50-vjeçare nga Kumanova,...

Trending