Lajme
Zgjedhjet në Kosovë, kaq qytetarë kanë hyrë të premtën dhe të shtunën në Aeroportin e Prishtinës
Në ditën e zgjedhjeve nuk ka pasur fluks të madh qytetarësh në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas të dhënave të siguruara nga Klan Kosova, gjatë së premtes dhe së shtunës në Kosovë kanë hyrë rreth 16 mijë persona përmes aeroportit.
Kjo shifër është pak më e lartë krahasuar me fundjavën e kaluar, kur rreth 14 mijë udhëtarë kishin hyrë në vend, raporton nga aty gazetarja e Klan Kosova, Blerina Shoshi.
Ndërkohë, krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit, kur rreth 16 mijë e 300 persona kishin ardhur dy ditë para votimeve, këtë herë numrat janë në nivele të ngjashme.
Njëherësh, një pjesë e madhe e qytetarëve kanë zgjedhur të votojnë përmes postës, rreth 100 mijë votues, ndërsa rreth 27 mijë të tjerë kanë votuar në konsullata dhe ambasada nëpër botë.
Lajme
Haxhilerët e BFI-së nga Shkupi, nesër kthehen nga tokat e shenjta
Myftinia e Shkupit Informon familjarët e haxhinjëve të BFI – së nga Shkupi se kthimi nga vendet e shenjta të haxhinjëve për në Shkup do të realizohet me tre aeroplanë të planifikuara me datën 8 qershor 2026.
Mirë se vini haxhinjë!
Lajme
Lajmërohet Albin Kurti, ky është mesazhi i tij
Pak minuta pas mbylljes së vendvotimeve, Albin Kurti ka dalur me një thirrje publike. Kurti ka kërkuar që të ruhet secila vota.
“Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit. Mbrojtja e tij është kusht i pandashëm i legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor.
Në këto momente, sytë, veshët dhe vëmendja jonë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Mbi juve peshon një përgjegjësi e lartë institucionale dhe fisnike.
Ju falemnderit për angazhimin dhe punë të mbarë në numërimin e çdo vote” shkruan Kurti në njoftim.
Lajme
Exit Poll-i i Klan Kosovës: LVV fituese e zgjedhjeve
Tashmë është publikuar Exit Poll-i i Klan Kosovës, sipas të cilit fituese e zgjedhjeve nacionale ka dalë të jetë Lëvizja Vetëvendosje, raporton Gazeta Sinjali.
Lëvizja e Kurtit i fiton 42.3%, sipas Exit Poll-it të Klan Kosovës.
-
Lajme6 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme6 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
