Lifestyle
“Kë po gënjen”, projekti që zbulon botën e brendshme të Albana Barçit
Me projektin e saj më të ri muzikor, Albana Barçi sjell para publikut një dimension të ndjeshëm dhe emocional të artit. “Kë po gënjen” nuk është vetëm një këngë, por një histori që flet për ndjenja, reflektime dhe përjetime që shumë njerëz mund t’i gjejnë pranë vetes.

Artistja rrëfen se sfida më e madhe gjatë realizimit të projektit nuk ka qenë kamera apo xhirimet, por përcjellja e emocionit të vërtetë. Sipas saj, publiku e ndjen menjëherë kur një interpretim vjen nga zemra dhe pikërisht kjo ka qenë arsyeja pse i është përkushtuar kaq shumë këtij projekti.
Albana e sheh muzikën si një dialog të vazhdueshëm me publikun, por edhe me veten. Ajo dëshiron që përmes zërit të saj të përcjellë sinqeritet, ndjeshmëri dhe emocione që mbeten gjatë tek dëgjuesit, duke e kthyer çdo këngë në një përjetim të veçantë.
Lifestyle
Florela Çoçaj shkëlqen krah babait të saj Flori Çoçaj, me këngën e re “Bjer o shi”
Një bashkëpunim i veçantë familjar po vjen në skenën muzikore shqiptare. Florela Çoçaj ka bashkuar zërin dhe talentin e saj me babanë, këngëtarin e njohur Flori Çoçaj, duke sjellë projektin e ri muzikor të titulluar “Bjer o shi”.
Ky projekt shënon një moment të veçantë për Florelën, e cila vjen krah babait të saj në një interpretim që i jep këngës një emocion të veçantë dhe e bën këtë bashkëpunim edhe më domethënës.

Për tekstin dhe muzikën është kujdesur vetë Flori Çoçaj, ndërsa orkestrimi është realizuar nga Nexhat Mujovi – Virusi. Videoklipi është realizuar nga MProduction, kurse producent ekzekutiv i projektit është Flori Çoçaj.
Kënga publikohet nga Baresha Network dhe tashmë është në dispozicion të publikut.
“Bjer o shi” vjen si një bashkëpunim që bashkon muzikën, emocionin dhe lidhjen babë e bijë, duke i dhënë Florelës një hapësirë të veçantë për të prezantuar veten para publikut.
Lifestyle
Kostovski: Nga deponi e egër në park të madh në Luboten, fshati po merr pamje krejtësisht të re
Hyrja e fshatit Luboten do të shndërrohet në një hapësirë të gjelbër dhe rekreative për banorët. Deponia e egër, e cila për vite me radhë kishte dëmtuar pamjen e kësaj zone, së shpejti do t’i takojë së kaluarës, pasi në vend të saj Komuna e Butelit do të ndërtojë një park të madh.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, i cili përmes një postimi ka njoftuar se tashmë kanë nisur ndryshimet në hyrje të Lubotenit, me synimin që një hapësirë e shndërruar në deponi të kthehet në një park të bukur dhe të gjelbër.
Kostovski theksoi se asnjëherë më parë nuk është punuar kaq shumë për Lubotenin, duke përmendur si projekte konkrete realizimin e rrjetit të ujësjellësit, një kërkesë e kahmotshme e banorëve, si dhe asfaltimin e të gjitha rrugëve dhe rrugicave të fshatit.
Ai rikujtoi se para banorëve kishte marrë edhe zotimin se deponia e egër në hyrje të fshatit do të largohej dhe në atë hapësirë do të ndërtohej një park i madh, ku banorët do të mund të kalojnë kohën e lirë dhe të rekreohen.
Ndërkohë, banorët e Lubotenit që ishin të pranishëm e falënderuan Kostovskin për angazhimin, duke shprehur pakënaqësi për mungesën e vëmendjes së kryetarëve të mëparshëm ndaj kësaj zone. Sipas tyre, është e turpshme që drejtuesit e kaluar të komunës as që kishin vizituar këtë pjesë të Butelit.
Ata vlerësuan angazhimin e kryetarit aktual dhe theksuan se investimet dhe kujdesi për komunën duhet të shtrihen në çdo vendbanim, pa dallim se për cilën pjesë të Butelit bëhet fjalë.
Nga një hapësirë e mbuluar me mbeturina, hyrja e Lubotenit synon të shndërrohet në një pikë të re gjelbërimi dhe rekreacioni për komunitetin.
Lifestyle
Afrona dhe Androna Thaçi, motrat e vogla nga Tetova që po sjellin emocion me këngën “Për çdo fëmijë” në “Akordet e Kosovës”
Talentet e reja nga Tetova po ngjiten në skenën muzikore! Afrona dhe Androna Thaçi marrin pjesë në edicionin e katërt të festivalit “Akordet e Kosovës” me këngën “Për çdo fëmijë”, një projekt muzikor që përcjell mesazh të veçantë për më të vegjlit.
Dy artistet e vogla nga Tetova, Afrona dhe Androna Thaçi, po prezantojnë talentin e tyre në edicionin e katërt të festivalit “Akordet e Kosovës”, me këngën “Për çdo fëmijë”, duke sjellë një paraqitje që i kushtohet fëmijërisë dhe rëndësisë së saj.
Kënga vjen me muzikë dhe orkestim nga Nexhat Mujovi – Wirus, ndërsa tekstin e ka shkruar Besarta Murtezani. Përmes këtij projekti, Afrona dhe Androna bëhen pjesë e një festivali që u jep hapësirë talenteve të reja për të shfaqur aftësitë e tyre dhe për të hedhur hapat e parë në skenën muzikore.
Pjesëmarrja e dy motrave nga Tetova është një moment i bukur për promovimin e talenteve të reja shqiptare, të cilat me pasionin dhe përkushtimin e tyre dëshmojnë se muzika nuk njeh moshë dhe se ëndrrat mund të fillojnë të marrin jetë që në fëmijëri.
Me këngën “Për çdo fëmijë”, Afrona dhe Androna Thaçi përfaqësojnë me krenari qytetin e tyre, Tetovën, duke sjellë në festival zërin dhe talentin e gjeneratës së re.
Skena e “Akordeve të Kosovës” është një mundësi e rëndësishme për artistet e reja që të fitojnë përvojë, të prezantojnë talentin e tyre para publikut dhe të ndërtojnë rrugëtimin e tyre artistik.
Suksese Afronës dhe Andronës! Tetova ka arsye të krenohet me talentet e saj të vogla!
https://www.facebook.com/reel/1771651417500702
-
Lajme12 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle3 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme3 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme12 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme1 month agoÇmimi i naftës shënon rënie
