Lajme
Bankat fituan mbi 300 milionë euro në vitin 2025, një pjesë e konsiderueshme nga provizionet
Fitimet e sektorit bankar në vend vazhdojnë të rriten, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave vazhdon të vijë nga tarifat dhe provizionet që qytetarët dhe kompanitë paguajnë për shërbimet bankare.
Sipas të dhënave më të fundit të Bankës Popullore, bankat gjatë vitit 2025 realizuan mbi 118 milionë euro të ardhura neto nga provizionet dhe tarifat. Krahasuar me vitin paraprak, kjo paraqet një rritje prej rreth 3 milionë eurosh ose 2,7 për qind.
Njëkohësisht, fitimi i përgjithshëm i sektorit bankar arriti në afro 304 milionë euro, që është rreth 21 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2024. Kështu, më shumë se një e treta e fitimit total të bankave vjen nga provizionet e arkëtuara.
Në Maqedoni operojnë 12 banka, dhe një pjesë e tyre tashmë kanë paralajmëruar korrigjime të reja të tarifave dhe rritje të tarifave për disa shërbime, gjë që ka shkaktuar reagime në opinionin publik dhe ka hapur pyetje mbi arsyeshmërinë e këtyre kostove.
Guvernatori i i Bankës Popullore Trajko Slaveski vlerësoi se bëhet fjalë për shërbime që përdoren çdo ditë si nga qytetarët ashtu edhe nga kompanitë, prandaj çështja e lartësisë së tarifave meriton një debat më të gjerë publik.
Ai theksoi se Banka Qendrore aktualisht nuk ka mundësi ligjore të ndërhyjë drejtpërdrejt në përcaktimin e provizioneve bankare, por konsideron se duhet të shqyrtohen mundësitë për plotësimin e kornizës ligjore, sipas shembullit të disa vendeve evropiane, ku ekzistojnë mekanizma për mbrojtjen e konsumatorëve dhe sigurimin e kushteve të drejta për përdorimin e shërbimeve të pagesave.
Ndaj qëndrimit të guvernatorit reagoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila deklaroi se tarifat dhe provizionet që arkëtojnë bankat nuk janë një fushë që aktualisht rregullohet me ligj.
Debati për provizionet bankare vjen në një periudhë kur fitimet e bankave po shënojnë rritje të vazhdueshme, ndërsa një pjesë e klientëve shprehin pakënaqësi për shkak të paralajmërimeve për shtrenjtimin e mëtejshëm të shërbimeve./tv21
Lajme
Valon Qyra, një lider i afërt me qytetarët dhe i përkushtuar ndaj shoqërisë
Lajme
SHBA i heq “non grata”-n Sali Berishës
Departmaneti i Shtetit i ka hequr sanksionimin “non grata” kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës.
Kështu ka raportuar media e drejtuar nga Andi Bushati “lapsi.al” si dhe autori televiziv Çim Peka.
Sipas “Lapsi”-t, lirimi nga “non grata” i është komunikuar personalisht Sali Berishës nga e ngarkuara me punë e ShBA-sl, Nancy Van Horme.
Lajme
Azizi: Ligji për përfaqësim të drejtë po sillet me 24 vjet vonesë
Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi në emisionin “Click plus” në TV21 duke folur për Ligjin për përfaqësim të drejtë tha se një zgjidhje e tillë sillet me 24 vjet vonesë të cilën opozita shqiptare gjatë gjithë asaj periudhe nuk arriti të sjellë zgjidhje.
Ai shprehet se Ligj i përkryer është vetëm Ligji hyjnor.
“Ligji nga forma, përmbajtja edhe mënyra si parashihet implementimi, mendoj se për herë të parë është ngritur në nivelin më të lartë dhe në këtë ligj kanë punuar ekspertë kushtetues, janë zhvilluar shumë debate dhe është krijuar një mënyrë sistematike e planifikimit, vrojtimit dhe raportimit që mos ketë ato defekte që ka pasur në të kaluarën”, ka thënë Azizi.
Sipas tij, kuota etnike nuk ka pasur as balancuesi dhe ai këtu ka bërë një krahasim me situatën në Kosovë.
“Të merremi vesh, a e dini se cila është kuota etnike, atë që e kanë serbët në Kosovë, 10 karrige të siguruara në Kuvendin e Kosovës, cilat kuota kanë qenë me balancuesin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, që i bie nëse flasim për kuota ne do duhet të kemi 30 ulëse në Kuvendin e Maqedonisë”, ka thënë Azizi.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme6 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
