Connect with us

Lajme

Rina Ajdari: Do ta bllokojmë Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat

Deputetja e Frontit Evropian, Rina Ajdari, ka deklaruar se grupi parlamentar do ta kundërshtojë Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat me të gjitha mekanizmat e paraparë nga Rregullorja e Kuvendit, ndërsa paralelisht do të propozojë edhe amendamente për përmirësimin e tij. Në një intervistë për lajmet qendrore në Alsat, Hajdari tha se Fronti Evropian do të angazhohet për bllokimin e ligjit, duke vlerësuar se ai nuk ka bazë të mjaftueshme juridike. Ajdari sqaroi se amendamentet do të shërbejnë për të argumentuar para opinionit publik se çfarë ndryshimesh i nevojiten ligjit për të qenë funksional dhe në përputhje me qëllimin që proklamon Qeveria.

“Do ta bllokojmë ligjin me të gjitha mekanizmat të cilat na e mundëson rregulorja e punës së Kuvendit, do ta bllokojmë megjithatë do të intervenojmë me amandamente. Ato do ti kemi për ta argumentuar përpara opinionit se çfarë realisht I duhet këtij ligji për të qenë I kirëfilltë ashtu siç e proklamon dhe ashtu siç e shet kjo Qeveri. Ligji nuk ka bazë juridike dhe kjo ëshë shumë e qartë. Do të intervenojmë..ka një dispozitë, është dispozita 6 e këtij ligji e cila thot që përkatësia etnike, deklarimi I përkatësisë etnike do të bëhet në mënyrë vullnetare megjithatë përkatësia etnike do të mund të verifikohet në bazë të emrit të individit I cili gjindet në letërnjoftim ose në një dokument tjetër zyrtar. Megjithatë, është e pamundur dhe e kemi thënë hapur në opinion që përkatësia etnike mund të verifikohet përmes emrit, pothuajse është e palogjikshme”, tha deputetja e Frontit Evropian, Rina Aajdari.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Valon Qyra, një lider i afërt me qytetarët dhe i përkushtuar ndaj shoqërisë

Në kohë kur qytetarët kërkojnë përkushtim, sinqeritet dhe punë të palodhshme, emrat e Faton Pollozhanit dhe Valon Qyrës përmenden me respekt nga shumë qytetarë të Strugës. Faton Pollozhani, kryetar i BDI-së në Strugë, dhe Valon Qyra, sekretar i përgjithshëm i BDI-së në Strugë, përfaqësojnë një shembull të bashkëpunimit, besnikërisë dhe angazhimit të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve. Të bashkuar nga idealet dhe vizioni i përbashkët, ata kanë dëshmuar ndër vite se interesi i qytetarëve duhet të jetë gjithmonë mbi çdo interes tjetër. Miqësia dhe bashkëpunimi i tyre i sinqertë kanë qenë të palëkundura, duke i bërë ata një ekip të respektuar dhe të afërt me qytetarët. Fotografia e tyre mes rinisë së Strugës përcjell një mesazh të fuqishëm shprese, uniteti dhe besimi në të ardhmen. Të rrethuar nga të rinjtë, ata dëshmojnë rëndësinë e mbështetjes së brezave të rinj dhe fuqizimit të rolit të rinisë në shoqëri. Të njohur për afërsinë me njerëzit, për gatishmërinë për të dëgjuar hallet dhe shqetësimet e qytetarëve, si dhe për angazhimin e tyre në aktivitetet shoqërore e humanitare, ata vazhdojnë të jenë pranë komunitetit në çdo kohë. Struga ka nevojë për njerëz që punojnë me zemër, që qëndrojnë pranë qytetarëve dhe që e shohin politikën si përgjegjësi e jo si privilegj. Shembuj të tillë meritojnë respekt dhe vlerësim. Urojmë që në të ardhmen të kemi sa më shumë njerëz të përkushtuar, të ndershëm dhe punëtorë, që me veprat e tyre të forcojnë besimin e qytetarëve dhe të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë sonë. Me unitet, përkushtim dhe punë të ndershme, ndërtohet një e ardhme më e mirë për Strugën, për rininë dhe për të gjithë qytetarët. Zoti i bekoftë të gjithë ata që punojnë me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri për qytetarët dhe kombin.
Continue Reading

Lajme

SHBA i heq “non grata”-n Sali Berishës

Departmaneti i Shtetit i ka hequr sanksionimin “non grata” kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës.

Kështu ka raportuar media e drejtuar nga Andi Bushati “lapsi.al” si dhe autori televiziv Çim Peka.

Sipas “Lapsi”-t, lirimi nga “non grata” i është komunikuar personalisht Sali Berishës nga e ngarkuara me punë e ShBA-sl, Nancy Van Horme.

Continue Reading

Lajme

Azizi: Ligji për përfaqësim të drejtë po sillet me 24 vjet vonesë

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi në emisionin “Click plus” në TV21 duke folur për Ligjin për përfaqësim të drejtë tha se një zgjidhje e tillë sillet me 24 vjet vonesë të cilën opozita shqiptare gjatë gjithë asaj periudhe nuk arriti të sjellë zgjidhje.

Ai shprehet se Ligj i përkryer është vetëm Ligji hyjnor.

“Ligji nga forma, përmbajtja edhe mënyra si parashihet implementimi, mendoj se për herë të parë është ngritur në nivelin më të lartë dhe në këtë ligj kanë punuar ekspertë kushtetues, janë zhvilluar shumë debate dhe është krijuar një mënyrë sistematike e planifikimit, vrojtimit dhe raportimit që mos ketë ato defekte që ka pasur në të kaluarën”, ka thënë Azizi.

Sipas tij, kuota etnike nuk ka pasur as balancuesi dhe ai këtu ka bërë një krahasim me situatën në Kosovë.

“Të merremi vesh, a e dini se cila është kuota etnike, atë që e kanë serbët në Kosovë, 10 karrige të siguruara në Kuvendin e Kosovës, cilat kuota kanë qenë me balancuesin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, që i bie nëse flasim për kuota ne do duhet të kemi 30 ulëse në Kuvendin e Maqedonisë”, ka thënë Azizi.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 hours ago

Valon Qyra, një lider i afërt me qytetarët dhe i përkushtuar ndaj shoqërisë

Në kohë kur qytetarët kërkojnë përkushtim, sinqeritet dhe punë të palodhshme, emrat e Faton Pollozhanit dhe Valon Qyrës përmenden me...

Lifestyle7 hours ago

Në kopertinën e “Kosovares”, historia frymëzuese e Jetlira Zyfit dhe “Medical Hills”

Afaristja dhe profesionistja e dëshmuar e estetikës, Jetlira Zyfi, pronare e qendrës së njohur “Medical Hills”, është bërë pjesë e...

Lajme9 hours ago

SHBA i heq “non grata”-n Sali Berishës

Departmaneti i Shtetit i ka hequr sanksionimin “non grata” kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës. Kështu ka raportuar media e...

Lajme9 hours ago

Azizi: Ligji për përfaqësim të drejtë po sillet me 24 vjet vonesë

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi në emisionin “Click plus” në TV21 duke folur për Ligjin për përfaqësim të drejtë tha...

Lajme9 hours ago

Bankat fituan mbi 300 milionë euro në vitin 2025, një pjesë e konsiderueshme nga provizionet

Fitimet e sektorit bankar në vend vazhdojnë të rriten, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave vazhdon të vijë...

Lajme9 hours ago

Rina Ajdari: Do ta bllokojmë Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat

Deputetja e Frontit Evropian, Rina Ajdari, ka deklaruar se grupi parlamentar do ta kundërshtojë Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe...

Lifestyle1 day ago

“Kë po gënjen”, projekti që zbulon botën e brendshme të Albana Barçit

Me projektin e saj më të ri muzikor, Albana Barçi sjell para publikut një dimension të ndjeshëm dhe emocional të...

Lajme1 day ago

Drejtori i Vardarit, Milenko Nedellkovski kërkon Federatë dhe Ligë Futbolli pa shqiptar

Gazetari fashist dhe aktualisht drejtues ekzekutiv i Klubit të Futbollit “Vardar”, Milenko Nedellkovski, ka komentuar dënimet e Federatës së Futbollit...

Lajme1 day ago

Sot është dita e fundit në shkolla, nxënësit nisin pushimet verore

Sot është dita e fundit e mësimit për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në vend. Pas përfundimit të...

Lajme1 day ago

Sekuestrohen 312 puro kontrabandë në Tabanoc, kallëzim penal ndaj shoferit të autobusit

Një sasi e madhe purosh me vlerë rreth 4 mijë euro është sekuestruar nga ekipet mobile të Drejtorisë së Doganave...

Trending