Lajme
Mungesa e nxënësve rrezikon mbylljen e paraleleve në gjuhën shqipe në disa shkolla të Shkupit
Ndërsa institucionet përkatëse thonë se po rritet interesimi për shkollat profesionale, realiteti në terren është ndryshe. Në shkollën e mesme profesionale “Boro Petrushevski” në Shkup, disa paralele në gjuhën shqipe rrezikojnë të mbyllen për shkak të numrit të ulët të nxënësve. Mësimdhënësit alarmojnë se mund të mbeten edhe pa punë. Nga 200 nxënës sa parashihej të regjistroheshin, në dy afatet e para janë regjistruar vetëm 164. Problemi më i madh qëndron te drejtimet e komunikacionit. Në profilet “Komunikacion rrugor” dhe “Shpedicion”, janë regjistruar vetëm nga 8 nxënës. Ky numër është nën pragun e lejuar nga Ministria e Arsimit, që është 12 nxënës për klasë.
“Nga vendimet që kemi mar këtë vit nga ministria e arsimit thuhet shumë qartë se për të mbijetuar një klasë numri duhet të jetë 12 nxënës kështu që ne me këto statistika të nxënësve rrezikojmë që gati tre parale të zhduken nëse nuk ndryshohet ndonjë vendim nga Ministria e Arsimit, nëse nuk kanë mirkuptim. Unë do të kisha apleuar te Mnistria e Arsimit sepse ajo ka çelësin e funksionimit të paraleleve. Është pak problem sepse Ministria e Arsimit e llogarit afatin e dytë si afat përmbyllës dhe atje bëhet prerja e paraleleve. Ne kemi edhe një afat më 20 gusht”. – Kastriot Kasapi, mësimdhënës, shkolla profesionale QSHA “Boro Petrushevski”.
Sipas Kasapit, mbyllja e paraleleve rrezikon edhe humbjen e vendeve të punës për mësimdhënësit. Pa nxënës, profesorët e lëndëve profesionale, por edhe ata të lëndëve të përgjithshme, rrezikojnë të mbeten pa fondin e nevojshëm të orëve.
“Një profesor i lëndës proefesionale i ka 3 ose 4 orë në javë. Paramendoni një drejtim mos të jetë, po e marim si shembull shpedicionin, aty i pamundësohet fondi i orëve dhe mund ta ngelin edhe pa punë, Jo vetëm të lëndëve profesionale por edhe te lëndët e përgjithshme: histori, anglisht, matematikë, gjuhë shqipe, me një fjalë të gjithë jemi të rrezikuar tej mase”. – Kastriot Kasapi, mësimdhënës, shkolla profesionale QSHA “Boro Petrushevski”.
Drejtori i shkollës, Aleksandar Strezov thotë se nxënësit më shumë po tërhiqen nga makineria dhe profilet katërvjeçare, ndërsa kërkon më shumë mbështetje financiare nga shteti për shkollat profesionale.
“Drejtimi i makinerisë, tradicionalisht edhe këtë vit, si ai trevjeçar ashtu edhe ai katërvjeçar, tërhoqi interes më të madh nga nxënësit, ndërsa drejtimi i komunikacionit pati disi më pak interes, por numri i përgjithshëm është ky. Disa drejtime kërkojnë investime të mëdha, veçanërisht në laboratorë. Ne përpiqemi ta realizojmë këtë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, por edhe me sponsorë. Megjithatë, mund të them se ka ende shumë nevojë për financime në shkollat e mesme profesionale.” – Aleksandar Strezov, drejtor i shkollës profesionale QSHA “Boro Petrushevski”.
Afati i 20 gushtit mbetet shpresa e fundit për ndonjë regjistrim të ri, por aty të drejtë kanë vetëm semimaturantët me riprovime. Drejtuesit e shkollave profesionale thonë se shpëtimi i vetëm për paralelet më pak nxënës mbetet në dorë të Ministrisë së Arsimit, nëse ajo do të vendosë të ulë pragun e numrit të nxënësve për klasë. /Alsat/
Lajme
Shoqata “Jehona e Malësisë” uron 4 Korrikun – Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Me rastin e 4 Korrikut , Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 250-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, Shoqata “Jehona e Malësisë” shpreh urimet më të përzemërta për popullin amerikan, si dhe për të gjithë bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara.
Kjo ditë e shënuar përkujton lindjen e një kombi të ndërtuar mbi idealet e lirisë, demokracisë, barazisë dhe mundësive për të gjithë. Për shqiptarët, Amerika ka qenë dhe mbetet një vend shprese, mikpritjeje dhe mundësish, ku breza të tërë kanë ndërtuar jetën e tyre me punë, përkushtim dhe ndershmëri, duke ruajtur njëkohësisht gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare.
Shoqata “Jehona e Malësisë” vlerëson miqësinë e qëndrueshme ndërmjet popullit shqiptar dhe atij amerikan, si dhe kontributin e jashtëzakonshëm të komunitetit shqiptaro-amerikan në forcimin e kësaj miqësie dhe në promovimin e vlerave tona kombëtare.
Në këtë ditë festive, urojmë që idealet e lirisë, paqes dhe demokracisë të vazhdojnë të udhëheqin brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
Gëzuar 4 Korrikun – Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!
Zoti e bekoftë Amerikën, popullin amerikan dhe kombin shqiptar!
Shoqata “Jehona e Malësisë”
Ja postimi plotë:
🇺🇸 Gëzuar 4 Korrikun! 🇺🇸
Sot, me krenari dhe mirënjohje, festojmë Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 250-vjetorin e këtij kombi të madh, të ndërtuar mbi idealet e lirisë, demokracisë dhe mundësive për të gjithë.
Amerika ka qenë një vend shprese dhe mundësish për breza të tërë shqiptarësh, të cilët kanë gjetur këtu një atdhe të dytë, duke kontribuar me punë, përkushtim dhe dashuri për këtë vend, pa harruar kurrë rrënjët e tyre.
Në këtë ditë të shënuar, nderojmë vlerat që na bashkojnë dhe shprehim mirënjohjen tonë për vendin që na ka dhënë mundësinë të jetojmë të lirë, të ruajmë identitetin tonë dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për familjet tona.
Nga Jehona e Malësisë, urojmë të gjithë anëtarët, miqtë dhe bashkatdhetarët tanë:
Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës! 🇺🇸
Zoti e bekoftë Amerikën dhe komunitetin tonë! 🇦🇱🇦🇱🇦🇱
Kryetar i shoqatës “Jehona e Malësisë”,
Zef Berishaj
Lajme
Çmimet e banesave, shtëpive dhe pronave të paluajtshme sërish shtrenjtohen në Shkup
Çmimet e pasurive të paluajtshme në Shkup vazhdojnë të rriten, por me një ritëm më të ngadalshëm krahasuar me periudhën e mëparshme.
Banka Popullore ka publikuar të dhënat më të fundit për çmimet e banesave në tremujorin e dytë të vitit 2026. Sipas këtyre të dhënave, gjatë tremujorit të dytë çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur me 13,3% në baza vjetore, ndërsa krahasuar me tremujorin e parë, rritja është 5,5%.
“Indeksi i çmimeve të banesave, i cili i referohet vetëm territorit të qytetit të Shkupit dhe llogaritet mbi bazën e çmimeve të shpallura për shitje, e jo të çmimeve të realizuara në transaksione, në tremujorin e dytë të vitit 2026 shënon rritje.
Në baza tremujore, çmimet e pasurive të paluajtshme u rritën me 5,5%, ndërsa rritja vjetore vazhdon të ngadalësohet dhe arrin në 13,3%, kundrejt 16,6% në tremujorin paraprak”, thuhet në njoftimin e Bankës Popullore.(INA)
Lajme
Kushtetuesja rrëzon padinë e Erion Veliajt për gjykimin ndaj dosjes së SPAK
Gjykata Kushtetuese nuk e kaloi në seancë plenare padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, i cili u ankua për vendimmarrjen e një gjyqtari paraprak që e dërgoi të përballet me SPAK si i pandehur në gjykimin e themelit.
Duke këmbëngulur për papajtueshmëri me Kushtetutën, kryebashkiaku tentoi shfuqizimin e vendimit të 9 shkurtit 2026 të gjyqtares paraprake, e cila aprovoi hetimet e SPAK dhe vendosi vazhdimin e gjykimit të hapur ndaj 30 të akuzuarve, mes tyre edhe funksionari lokal. Gjyqtarët kushtetues vlerësuan moskalimin e çështjes në seancë plenare.
Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, gjithashtu, kryebashkiaku kishte kërkuar në këtë gjykatë edhe pavlefshmërinë e çdo seance të mëpasshme prej momentit kur gjyqtari paraprak ia kaloi një trupe gjyqësore të GJKKO-së, procese që vazhdojnë të mbahen vetëm me praninë e avokatit të tij, duke qenë se Veliaj vazhdon të insistojë për barazinë e armëve, që është dalja nga kafazi dhe ulja në sallë përkrah mbrojtjes.
Edhe kjo pikë nuk kaloi në seancën plenare, ndërkohë që kërkesa të tjera lidheshin edhe me kompetencat e SPAK, siç është përpjekja e Veliajt për të shfuqizuar një pikë të këtij ligji që i jep kompetenca prokurorit të posaçëm të hetojë, kur ka dyshime të arsyeshme, kolegët dhe gjyqtarët antikorrupsion.
Megjithatë, pritet që edhe kjo humbje të shfrytëzohet nga Veliaj në të ardhmen, me qasjen se në gjykimin paraprak nuk është përfaqësuar nga avokatët e tij. Njëherazi, në kohën më të afërt do të përdoret edhe fitorja e pjesshme e Veliajt, marrë po në Gjykatën Kushtetuese, që urdhëroi Gjykatën e Lartë të shqyrtojë çështjen e paraburgimit të Veliajt në raport me detyrën që ai mban si kryetar bashkie dhe mbylljen në kafazin e xhamtë.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
