Lajme
Ahmeti: U ndjeva goxha keq kur e pashë Kurtin krah Mickoskit
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në ”Click” të RTV21, ka folur për raportet me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, duke treguar edhe për një moment që, sipas tij, e ka bërë të ndihet keq emocionalisht.
Ahmeti u pyet për qëndrimin e tij ndaj Kurtit dhe ndikimin e tij në Maqedoninë e Veriut.
Ahmeti tha se e ka prekur veçanërisht fakti që Kurti ishte parë krah kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në një kohë kur, sipas tij, Mickoski kishte deklaruar se shqipja nuk kishte qenë asnjëherë gjuhë zyrtare.
“Nuk kam argumente, por më ka bërë goxha të ndihem keq kur e kam parë krah Mickoskit, kur tha se gjuha shqipe s’ka qenë kurrë zyrtare. Më solli në kujtesë nënën e Afrim Kalanicës”, tha Ahmeti.
Ai rrëfeu edhe një moment emocional që lidhet me familjen e dëshmorit Afrim Kalanica.
“Kur e pashë që lotët i ranë te varri i Afrim Kalanicës, i cili ka qenë një oficer i jashtëzakonshëm… Për çfarë u vra Afrim Kalanica, Fadil Nimani? Janë dëshmorë që kanë luftuar këtu, kanë mundur të vriten këtu”, deklaroi Ahmeti.
Lajme
Vrasja në Duqanxhik të Shkupit, MPB jep detaje
Dy sulmues me motoçikletë hapën zjarr ndaj një grupi prej pesë banorësh të Shkupit, duke goditur 26-vjeçarin A.M., i cili më vonë ndërroi jetë në spital nga plagët e marra.
Të shtënat u raportuan më 6 shtator rreth orës 23:30, pranë kryqëzimit të rrugëve “Prohor Pcinski” dhe Vojdan Çernodrinski” në Shkup.
Nga MPB thonë se D.G. (29), A.Xh. (24), K.B. (36), E.B. (25) dhe A.M. (26), të gjithë nga Shkupi, po qëndronin para një dritareje biznesi në atë moment.
Një një motoçikletë që ishin dy persona ndaloi përpara tyre, pas së cilës u qëllua me armë zjarri ndaj grupit. Sulmuesit ikën menjëherë.
Një nga plumbat goditi A.M., i cili u dërgua me ambulancë në Kompleksin e Klinikës Nënë Tereza, ku dhe ndërroi jetë.
Nga policia ende nuk kanë njoftuar për identitetin e sulmuesve, dhe arsyet incidentit.
Lajme
Një 27-vjeçar nga Maqedonia qëllohet për vdekje në Berlin, autorët në arrati
Në orët e para të mëngjesit të së hënës, në rrugën Sonnenallee në Neukölln në Berlin të Gjermanisë u qëllua për vdekje një 27 vjeçar nga Maqedonia e Veriut, raportuan mediat gjermane.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 02:40 në kryqëzimin e rrugëve Planetenstraße dhe Sonnenallee, ndërsa i vdekur mbeti një shtetas i Maqedonisë së Veriut i moshës 27 vjeçare.
Lajme
Përparim Bajrami në arrati, Gjykata vendosi ta gjykojë në mungesë
Për shkak se i akuzuari Përparim Bajrami vazhdon të jetë i pakapshëm për organet e përndjekjes, Gjykata vendosi që ta gjykojë në mungesë.
Familjarët e ish drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Bajrami, kanë angazhuar Avokatin Elenko Millanov, i cili dorëzoi te gjyqtarja listën me prova. Bajrami është i akuzuari i parë. /Alsat.mk
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
