Lajme
MPB-ja suspendon gjashtë policë për përdorim të tepruar të forcës ndaj dy të rinjve
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) do të iniciojë procedurë disiplinore ndaj gjashtë punonjësve të policisë dhe do t’i suspendojë ata për shkak të parregullsive të konstatuara gjatë përdorimit të forcës fizike në një ngjarje që ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, transmeton ZYRTARE.net
Sipas njoftimit të MPB-së, ngjarja ka ndodhur më 7 tetor 2026, kur punonjësit e policisë dyshohet se kanë përdorur forcë të tepruar fizike dhe kanë shkaktuar lëndime trupore ndaj personave gjatë ushtrimit të autorizimeve policore.
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale ka ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit. Nga verifikimet, incizimet e siguruara dhe deklaratat e dëshmitarëve, janë konstatuar një sërë parregullsish në veprimet e policëve.
Për këtë arsye, ndaj gjashtë punonjësve të policisë do të iniciohet procedurë për shkelje të rendit dhe disiplinës në punë, ndërsa masa e paraparë është largimi i përkohshëm nga vendi i punës, përkatësisht suspendimi.
Ndërkohë, lidhur me kallëzimet për aspektet penale-juridike të rastit, prokuroritë kompetente kanë dhënë urdhra për ekspertiza, mbi bazën e të cilave po veprojnë institucionet përkatëse.
Nga MPB-ja bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të provave, do të dorëzohen parashtresat përkatëse.
Lajme
Shkëndija triumfon në transfertë ndaj Tikveshit, fitore kuqezi në Ditën e Flamurit!
Shkëndija ka shënuar një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Tikveshit, duke triumfuar me rezultat 0-2.
Ky triumf merr një kuptim edhe më të veçantë për klubin tetovar dhe tifozët e tij, pasi vjen pikërisht më 28 Nëntor, në Ditën e Flamurit Kombëtar.
Atmosferës festive i ka dhënë ngjyrë edhe tifozeria “Ballistët”, të cilët gjatë ndeshjes kanë shpalosur flamujt kuqezi në tribuna, duke shënuar këtë datë të rëndësishme për shqiptarët dhe njëkohësisht duke mbështetur skuadrën e tyre.
Shkëndija e kurorëzon kështu festën e 28 Nëntorit me tri pikë të rëndësishme, duke u dhuruar tifozëve kuqezi një arsye më shumë për të festuar në këtë ditë të veçantë.
Lajme
Festa e flamurit në Tetovë merr jehonë në rajon, mediat i kushtojnë vëmendje të veçantë
Organizimi madhështor i 28 Nëntorit në Tetovë ka marrë jehonë të gjerë në mediat e Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe vëmendjen e Unionit të Bashkive, duke e shndërruar qytetin në një nga qendrat kryesore të kremtimit të Ditës së Flamurit, përcjell tetova1
Kremtimet e 28 Nëntorit në këtë qytet madje janë shoqëruar me aktivitete të shumta dhe atmosferë kuqezi, duke dëshmuar se kjo festë tejkalon kufijtë dhe bashkon shqiptarët përreth simboleve, gjuhës dhe identitetit të tyre kombëtar.
Për organizimin dhe atmosferën festive në Tetovë ka reaguar edhe kryetari i komunës dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, i cili ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët, duke vënë në pah rëndësinë e gjuhës, historisë dhe krenarisë kombëtare.
“Le të jehojë shqipja kudo ku ka shqiptarë! Sot feston historia, sot flet krenaria, sot valon flamuri ynë. Urime 28 Nëntori, shqiptarë!”, ka shkruar Kasami në një postim në Fejsbuk./tetova1.mk
Lajme
Për herë të parë, flamuri kuq e zi vendoset në objektin e Komunës së Kumanovës
Për herë të parë, në objektin e Komunës së Kumanovës është vendosur Flamuri kuq e zi, në shenjë nderimi për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit.
Ky veprim vjen në një komunë që udhëhiqet nga kryetari Maksim Dimitrievski, nga partia ZNAM, i cili në të kaluarën ka bërë deklarata të kritikuara si nacionaliste.
Vendosja e flamurit në objektin e komunës shënon një zhvillim të veçantë në shënimin e festës kombëtare shqiptare në Kumanovë.
-
Lajme1 year agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle3 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme3 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme12 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme1 month agoÇmimi i naftës shënon rënie
