Lajme
Të bllokuar nga stuhia në Malin Sharr, Kosova shpëton dy alpinistë të huaj!
Alarmi është dhënë në orën 08:22 përmes numrit emergjent 112, pasi alpinistët, të përballur me mot të keq, ishin strehuar në një objekt malor pranë kufirit Kosovë–Maqedoni e Veriut.
Sipas Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), ndërhyrja nga territori maqedonas ishte vështirësuar nga shiu dhe mjegulla, ndërsa arritja në këmbë kërkonte mbi gjashtë orë. Për këtë arsye, u kërkua ndihma e ekipeve kosovare, të cilat kishin qasje më të lehtë përmes Brezovicës.
Pas koordinimit ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve, në orën 16:50 u konfirmua se dy alpinistët ishin gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe po transportoheshin drejt Shtërpcës, në Kosovë.
Lajme
Suspendohen 6 policët, Astrit Iseni: Askush nuk është mbi ligjin!
Pas incidentit të 7 tetorit në Shkup, gjashtë policë do të suspendohen dhe ndaj tyre do të nisë procedurë disiplinore. Mesazhi i zëvendësministrit të Punëve të Brendshme është i qartë: uniforma nuk është mburojë për shkeljet e ligjit!
Pas shqyrtimit të incizimeve, deklaratave të dëshmitarëve dhe kontrolleve të brendshme, janë konstatuar parregullsi në veprimet e punonjësve policorë.
Zv/ministri thekson se përgjegjësia nuk do të ndalet te suspendimi. Në koordinim me prokuroritë kompetente, po vazhdon ekspertiza dhe dokumentimi i provave për të përcaktuar nëse ka përgjegjësi penale.
“As uniforma, as funksioni dhe as përkatësia nuk e përjashtojnë askënd nga zbatimi i ligjit”, është mesazhi i prerë i zëvendësministrit.
Ai nënvizon se përdorimi i papranueshëm i forcës dhe çdo shkelje e konstatuar duhet të marrin përgjigjen e merituar, ndërsa qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë siguri, dinjitet dhe profesionalizëm nga policia.
Me këtë qëndrim, zv/ministri synon të përcjellë mesazhin se përgjegjësia institucionale nuk duhet të mbetet vetëm në deklarata, por të dëshmohet me masa konkrete dhe zbatim të barabartë të ligjit për të gjithë.
Lajme
MPB-ja suspendon gjashtë policë për përdorim të tepruar të forcës ndaj dy të rinjve
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) do të iniciojë procedurë disiplinore ndaj gjashtë punonjësve të policisë dhe do t’i suspendojë ata për shkak të parregullsive të konstatuara gjatë përdorimit të forcës fizike në një ngjarje që ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, transmeton ZYRTARE.net
Sipas njoftimit të MPB-së, ngjarja ka ndodhur më 7 tetor 2026, kur punonjësit e policisë dyshohet se kanë përdorur forcë të tepruar fizike dhe kanë shkaktuar lëndime trupore ndaj personave gjatë ushtrimit të autorizimeve policore.
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale ka ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit. Nga verifikimet, incizimet e siguruara dhe deklaratat e dëshmitarëve, janë konstatuar një sërë parregullsish në veprimet e policëve.
Për këtë arsye, ndaj gjashtë punonjësve të policisë do të iniciohet procedurë për shkelje të rendit dhe disiplinës në punë, ndërsa masa e paraparë është largimi i përkohshëm nga vendi i punës, përkatësisht suspendimi.
Ndërkohë, lidhur me kallëzimet për aspektet penale-juridike të rastit, prokuroritë kompetente kanë dhënë urdhra për ekspertiza, mbi bazën e të cilave po veprojnë institucionet përkatëse.
Nga MPB-ja bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të provave, do të dorëzohen parashtresat përkatëse.
Lajme
Dy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!
Dy zyrtarë policorë, një maqedonas dhe një boshnjak, dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas zbulimit të rastit të rrahjes brutale të dy shqiptarëve.
Ndërkohë, avokati i policëve të tjerë të përfshirë në rast i ka kërkuar Prokurorisë që t’u garantohet siguria klientëve të tij, pasi, sipas pretendimeve, ata kanë marrë kërcënime me vdekje.
Sipas informacioneve paraprake, kërcënimet për sigurinë personale dyshohet se kanë qenë një nga arsyet që dy zyrtarët policorë janë larguar nga vendi.
Ndërkohë, pritet që Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të ndërmarrë masa për dy policët që dyshohet se kanë braktisur institucionin policor, përfshirë edhe lëshimin e fletarresteve, nëse kjo konfirmohet nga organet kompetente.
Deri më tani, këto informacione kërkojnë konfirmim zyrtar nga institucionet përkatëse./Lajm
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
