Lajme
Mickoski decid: Pjesa me gojë e provimit të jurisprudencës mbetet në maqedonisht!
“Kështu që, sistemi gjyqësor në Maqedoni mbetet franca lingua, përkatësisht gjuhë, ku, gjuha maqedonase është gjuha zyrtare“. Kështu, I prerë, është shprehur kryeministrit Hristijan Mickoski i pyetur lidhur me kërkesat e studentëve shqiptarë për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe reagimet e tyre ndaj propozimit të ofruar.
Mickoski tha se në sistemin gjyqësor duhet të respektohet parimi franca lingua, përkatësisht përdorimi i një gjuhe të përbashkët, e cila, siç theksoi ai, në Maqedoni të Veriut është maqedonishtja.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Unë nuk i di se cilat janë përqindjet dhe si i llogarisin atje. Qëndrimi i Qeverisë është i qartë. Sistemi gjyqësor në Maqedoni është një gjë, ndërsa e drejta për ta përfunduar arsimin e lartë në gjuhën amtare është diçka tjetër. Kështu që askush nuk e konteston të drejtën për ta përfunduar arsimin e lartë në gjuhën në të cilën shteti e ka mundësuar këtë”. Mickoski theksoi se arsimi i lartë në fakultetet juridike në vend zhvillohet edhe në tri gjuhë të tjera, përveç maqedonishtes. Për këtë arsye, sipas tij, pjesa me shkrim e provimit të jurisprudencës duhet të jepet në gjuhën në të cilën është themeluar arsimi i lartë.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Për ne si Qeveri, siç kam thënë shumë herë në të kaluarën, është logjike që pjesa me shkrim e provimit të jepet në gjuhën në të cilën është formuar arsimi i lartë, ndërsa pjesa me gojë, ku simulohen një kontest civil dhe një kontest penal, përbën një simulim para sistemit gjyqësor. Kjo nënkupton të drejtën, përkatësisht drejtësi” Mickoski iu referua edhe rekomandimit të Komisionit të Venecias lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, duke theksuar se duhet të respektohen qëndrimet e institucioneve ndërkombëtare.
Lajme
“Fluturuan” me 175 km/h në autostradë, kapen 2 shtetas serbë në “Tabanoc”!
Dy shtetas të Serbisë janë arrestuar në pikën kufitare të Tabanocit, pasi sistemi “Qyteti i Sigurt” i kishte regjistruar duke lëvizur me shpejtësi marramendëse në tunelet e autostradës Demir Kapi–Gjevgjeli.
Njëri prej tyre kishte vozitur me 169 km/h, ndërsa tjetri me 175 km/h, në një segment ku shpejtësia maksimale e lejuar është vetëm 80 km/h.
Sipas MPB-së, më 18 tetor, rreth orës 19:05, në Tabanoc u arrestua N.Z. (36) nga Serbia, e cila drejtonte një automjet “Mercedes”.
Disa orë më vonë, në orën 22:45, në të njëjtën pikë kufitare u arrestua edhe V.Zh. (58), drejtues i një automjeti “Audi”.
Të dy u shoqëruan në stacion policor nën dyshimin për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, ndërsa pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të ngrihen kallëzime penale.
Lajme
“Kush shkatërron, do të paguajë”, Rama: Ajo që e sfidon një shtet, e bën atë edhe më të fortë
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa ligjore ndaj atyre që shkaktojnë dëme gjatë trazirave në protestë, duke përfshirë edhe përgjegjësinë e prindërve për veprimet e fëmijëve të tyre të mitur.
Gjithashtu, Rama theksoi domosdoshmërinë e marrjes së masave radikale për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit nën moshën 16 vjeç.
“Kush shkatërron, duhet të paguajë. Prindërit nuk do të mbeten jashtë kësaj përgjegjësie dhe do të paguajnë dëmet që shkaktojnë fëmijët e tyre. Nuk jam i idesë së përgjegjësisë për të miturit. Përgjigjja e vetme është ajo që po bën sot Evropa: ulja e moshës dhe e qasjes.
Na duhet instrumenti i këmbënguljes së shtetit. Është koha për t’i dhënë përgjigje pyetjes se si do të realizojmë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe si do ta drejtojmë gishtin ndaj kësaj mase agresorësh të dinjitetit njerëzor, të cilët, përmes rrjeteve sociale, ua marrin njerëzve qetësinë familjare.
Kjo është diçka që dihej, që kur nën puplat e flamingove fshiheshin edhe duart që sot kanë dalë hapur. Por, nga ana tjetër, ajo që e sfidon një shtet e bën atë edhe më të fortë, vetëm më të fortë. Policia e Shtetit meriton gjithë respektin e të gjithëve, siç tregojnë të gjitha faktet dhe jo publikimet mediatike”, u shpreh Rama.
Lajme
Tentoi të kontrabandonte 4 milionë denarë ar në jastik qafe, arrestohet tetovari
Bizhuteri ari me vlerë rreth 4 milionë denarë janë sekuestruar në pikën kufitare të Bogorodicës, pasi një qytetar i Maqedonisë së Veriut tentoi t’i fuste ilegalisht në vend, duke i fshehur brenda një jastëku për qafën.
Zv drejtori i doganave, Mustafa Dauti njoftoi se rasti u zbulua gjatë kontrollit të një autobusi që qarkullonte në linjën Stamboll–Gostivar. Pasi asnjë nga udhëtarët nuk deklaroi mallra për kontroll doganor, zyrtarët kryen një kontroll më të detajuar të autobusit.
Gjatë kontrollit, në brendësi të jastëkut për qafën që mbante me vete i dyshuari u gjetën 77 copë bizhuteri ari, me peshë të përgjithshme prej 612 gramësh.
Sipas provave të siguruara nga Departamenti i Hetimeve gjatë procedurës paraprake, i dyshuari e kishte blerë arin në një punëtori argjendarie në Stamboll, me qëllim që ta fuste ilegalisht në Maqedoninë e Veriut dhe më pas ta shiste në argjendarinë e tij.
Bizhuteritë janë sekuestruar, ndërsa ndaj tij është ngritur kallëzim penal për veprën penale të kontrabandës, e dënueshme sipas Kodit Penal.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
