Connect with us

Lajme

Kërkohej për një vrasje në Maqedoni: Turku 31-vjeçar bie në prangat e policisë shqiptare në Morinë!

Një shtetas turk, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për dyshime se ishte përfshirë në një vrasje në Maqedoninë e Veriut, është arrestuar nga policia shqiptare gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri.

Sipas Policisë së Shqipërisë, 31-vjeçari me inicialet B.K. është identifikuar dhe ndaluar në pikën kufitare të Morinës, gjatë kontrolleve të intensifikuara për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni është realizuar nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Interpol Tiranën. Verifikimet kanë konfirmuar se i dyshuari kërkohej nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për përfshirje të mundshme në një vrasje.

Urdhërarresti është lëshuar në bazë të një urdhri të Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit, të datës 27 tetor 2026.

Pas arrestimit, strukturat e specializuara për hetimin e krimeve të rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë së Kukësit kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij.

Interpol Tirana, në koordinim me institucionet kompetente të Maqedonisë së Veriut, po vijon procedurat për dorëzimin e 31-vjeçarit tek autoritetet maqedonase.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Volkswagen në humbje prej 5.8 miliardë eurosh, 50 mijë vende pune në rrezik

Gjiganti gjerman i automobilave “Volkswagen” ka regjistruar rënie të të ardhurave dhe humbje të mëdha financiare gjatë tremujorit të tretë të këtij viti. Të ardhurat nga korriku deri në shtator kanë rënë për 6.3 për qind, në 75.3 miliardë euro, ndërsa numri i automjeteve të dorëzuara ka shënuar rënie prej 14.3 për qind, në 1.89 milionë.

Si pasojë, kompania ka regjistruar humbje neto prej 5.8 miliardë eurosh. Një ndikim të madh në këto rezultate ka pasur edhe tregu kinez, raporton “Der Spiegel”.

Ndër arsyet kryesore për rezultatet e dobëta janë zhvlerësimi prej 6.4 miliardë eurosh i lidhur me markën “Porsche”, dobësimi i aktivitetit afarist në Kinë, si dhe shpenzimet për ristrukturimin e grupit. Sipas raportimeve, vetëm gjatë tremujorit të tretë, “Volkswagen” ka pasur shpenzime të jashtëzakonshme në vlerë prej 7.8 miliardë eurosh.

Edhe pse zhvlerësimi i lidhur me “Porsche” nuk nënkupton dalje reale të parave nga kompania, ai ka ndikuar ndjeshëm në uljen e fitimit operativ të raportuar.

“Rezultatet për nëntë muajt e parë tregojnë qartë se nuk duhet të humbim kohë dhe se duhet të veprojmë shpejt dhe me vendosmëri”, deklaroi drejtori financiar i grupit, Arno Antlitz.

Ndërkohë, sipas portalit „B-92“, kjo situatë mund të çojë në largimin nga puna të rreth 50 mijë punonjësve.

Marka „Porsche“, dikur një nga segmentet më fitimprurëse të grupit, prej kohësh po përballet me krizë. Sfidat kryesore përfshijnë rënien e shitjeve në Kinë, politikat doganore të SHBA-së, si dhe ndryshimet në strategjinë e kompanisë për elektrifikimin e automjeteve.

Edhe pse rezultatet e saj afariste kohët e fundit kanë shfaqur shenja stabilizimi, presioni financiar mbi të gjithë grupin „Volkswagen“ mbetet i lartë.

Continue Reading

Lajme

Tragjedi në Kapadoki, tre të vdekur nga shembja e shkëmbinjve! Mes viktimave edhe një çift i sapomartuar

Tre persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur nga shembja e pjesëve të një formacioni shkëmbor në Kapadokia të Turqisë.

Ngjarja ka ndodhur të enjten, më 29 tetor, pranë Muzeut të Hapur të Göremes, në provincën Nevşehir.

Sipas agjencisë turke të lajmeve Anadolu Agency (AA), masa shkëmbore janë shkëputur nga një formacion natyror në zonën turistike dhe kanë rënë mbi personat që ndodheshin aty.

Mes viktimave është një turiste franceze, e identifikuar si Cynthia Francine Marie Madeleine Huppert, si dhe një çift i sapomartuar turk, gazetari Fatih Eray Tuna dhe bashkëshortja e tij, Begüm Çetinkaya Tuna.

Çifti ishte martuar më 5 korrik 2026 dhe kishte zgjedhur Kapadokinë për të kaluar pushimet. Vdekja e tyre ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa lajmi për tragjedinë është përhapur edhe në rrjetet sociale.

Guvernatori i Nevşehirit, Hüseyin Kök, ka deklaruar se reshjet e dendura të shiut dyshohet se kanë ndikuar në shkëputjen e masave shkëmbore.

Pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë ndërhyrë ekipet e Policisë, Xhandarmërisë, Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dhe shërbimet mjekësore.

Autoritetet kanë konfirmuar përfundimin e operacionit të kërkim-shpëtimit.

Nga 5 të plagosurit, 4 janë liruar nga spitali pas trajtimit mjekësor, ndërsa 1 person ka mbetur i hospitalizuar për shkak të një frakture në legen.

Prokuroria e Nevşehirit ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të tragjedisë. Për këtë qëllim janë caktuar edhe 5 ekspertë.

Kapadokia është ndër destinacionet më të njohura turistike të Turqisë, e famshme për formacionet e saj natyrore shkëmbore dhe qytetet e lashta nëntokësore.

 

Continue Reading

Lajme

Bizneset në Maqedoni realizuan mbi 36 miliardë euro qarkullim brenda një viti!

Bizneset në Maqedoninë e Veriut realizuan mbi 36 miliardë euro qarkullim gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, gjithsej 70.843 subjekte afariste të orientuara drejt tregut realizuan qarkullim prej 2.226.478 milionë denarësh, apo rreth 36,19 miliardë euro.

Nga aktiviteti i tyre ekonomik u krijua vlerë e shtuar bruto prej 522.087 milionë denarësh, që përkthehet në rreth 8,49 miliardë euro.

Pjesën më të madhe të qarkullimit e realizuan bizneset e sektorit të tregtisë me shumicë dhe pakicë, me 38,7 për qind. Pas tyre renditet industria përpunuese, e cila kontribuoi me 24,5 për qind të qarkullimit të përgjithshëm.

Ndërkaq, kur bëhet fjalë për vlerën e shtuar bruto, në vend të parë është industria përpunuese me 26,2 për qind. Pas saj vjen tregtia me shumicë dhe pakicë me 20 për qind, ndërtimtaria me 10 për qind, ndërsa sektori i telekomunikacionit, programimit kompjuterik, konsulencës dhe veprimtarive të tjera informatike me 9,2 për qind.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme19 hours ago

Volkswagen në humbje prej 5.8 miliardë eurosh, 50 mijë vende pune në rrezik

Gjiganti gjerman i automobilave “Volkswagen” ka regjistruar rënie të të ardhurave dhe humbje të mëdha financiare gjatë tremujorit të tretë...

Lajme19 hours ago

Tragjedi në Kapadoki, tre të vdekur nga shembja e shkëmbinjve! Mes viktimave edhe një çift i sapomartuar

Tre persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur nga shembja e pjesëve të një formacioni shkëmbor në...

Lajme19 hours ago

Bizneset në Maqedoni realizuan mbi 36 miliardë euro qarkullim brenda një viti!

Bizneset në Maqedoninë e Veriut realizuan mbi 36 miliardë euro qarkullim gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror...

Lajme19 hours ago

Kërkohej për një vrasje në Maqedoni: Turku 31-vjeçar bie në prangat e policisë shqiptare në Morinë!

Një shtetas turk, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për dyshime se ishte përfshirë në një vrasje në Maqedoninë e Veriut,...

Lajme19 hours ago

Bajram Rexhepi: Jam kërcënuar me jetë pas denoncimit për parcelën e zjarrfikësve në Tetovë

Anëtari i kryesisë së BDI-së, Bajram Rexhepi sot ka njoftuar se ka pranuar kërcënime për jetë nga disa persona. “Pasi...

Lajme19 hours ago

Zhduket 27-vjeçari nga Tetova, doli nga puna me një “Golf” dhe nuk u kthye në shtëpi

Zhduket 27-vjeçari nga Tetova, doli nga puna me një “Golf” dhe nuk u kthye në shtëpi Më 29.10.2026, në ora...

Lajme19 hours ago

Mickoski: Do të fitojmë në Bërvenicë

Kryeministri Hristijan Mickoski pret që VMRO-DPMNE dhe koalicioni i saj të fitojnë zgjedhjet në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale...

Lajme24 hours ago

Ziadin Sela: Taravari përçau partinë, për një shtëpi nga BDI

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela në emisionin “N’dritë” theksoi që është i zhgënjyer nga Arben Taravari dhe nuk mund...

Lajme2 days ago

Skandal me operacionet e syve: Dyshohet se mijëra pacientë paguan dy herë, 8 të arrestuar dhe dëm prej 1,7 milionë eurosh!

Një skandal i dyshuar financiar në shëndetësinë e Maqedonisë së Veriut ka çuar në arrestimin e tetë personave dhe ngritjen...

Lajme2 days ago

Gashi për zgjedhjet në Bërvenicë: Le të fitojë më i miri!

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi duke folur për zgjedhjet që do të mbahen ditën e diel në Bërvenicë ka deklaruar...

Trending