Lajme
Avokati nga Beogradi: Vuçiqi mund të përfundojë në pranga
Lista Studentore, e cila ka fituar zgjedhjet në Serbi, e ka shtyrë përkohësisht krijimin e shumicës parlamentare dhe formimin e qeverisë së re.
Megjithatë, përfaqësuesit e saj kanë deklaruar se nuk do të heqin dorë nga kërkesa për ndjekjen urgjente penale të figurave kryesore të pushtetit të ish-presidentit Aleksandar Vuçiq.
Duke komentuar situatën paszgjedhore për televizionin kroat HRT, avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, deklaroi se ndjekje të tilla nuk do të mund të ndodhnin nëse Serbia do të ishte anëtare e Bashkimit Evropian.
Stojkoviq, i cili gjatë pushtetit të mëparshëm ishte ndaluar nën akuzat për përmbysjen e rendit kushtetues për shkak të publikimeve të tij në rrjetet sociale, kujtoi gjithashtu se më herët kishte ngritur kallëzim penal kundër Aleksandar Vuçiqit për rolin e pretenduar në vrasjen e civilëve me pushkë snajper gjatë luftës në Sarajevë, në rastin e njohur si “Safari i Sarajevës”. Për këtë arsye, ai ishte arrestuar.
Sipas Stojkoviqit, kërkesat për ndalimin e pjesëtarëve të regjimit të deritanishëm janë plotësisht të justifikuara, tani që frika në shoqëri është zbehur.
Ai pretendon se në Serbi po zhvillohet një përpjekje për të fshehur abuzimet financiare dhe shkeljet ligjore që kanë ndodhur ndër vite.
“Kemi parë vepra të dukshme penale para kamerave, duke filluar nga televizioni Informer, i cili përvetësonte para publike për t’i quajtur qytetarët fundërrina, e deri te policët që rrihnin gra dhe fëmijë në rrugë. Kemi jetuar nën një tirani që fshihej pas errësirës mediatike”, deklaroi Stojkoviq për HRT-në.
Ai shtoi se pret që shumë zyrtarë të lartë të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të përfundojnë në gjykatë për pasurim të paligjshëm.
Duke folur për të ardhmen politike të ish-presidentit serb, Stojkoviq pretendoi se ndikimi i Vuçiqit është zhdukur në mënyrë të pakthyeshme dhe se ai tashmë është margjinalizuar politikisht.
Lajme
Nesër raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të Bërvenicës, sot votojnë të sëmurët
Raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës do të mbahet nesër, më 1 nëntor, ndërsa sot në vendbanimet e komunës votojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm.
Raundi i parë i zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Bërvenicës u mbajt para dy javësh, më 18 tetor, ndërsa më së shumti vota morën kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe AKI-së.
Mbrëmë në mesnatë filloi heshtja zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës.
Në zgjedhjet e 18 tetorit, të drejtë vote kishin 16.256 qytetarë, ndërsa pjesëmarrja ishte 46,56%, ose gjithsej votuan 7.565 zgjedhës.
Meqë asnjëri nga kandidatët nuk e fitoi shumicën e nevojshme, në komunë do të zhvillohet raundi i dytë i votimit.
Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunës u organizuan pasi kryetari i atëhershëm, Jovica Ilievski, ndërroi jetë papritur.
Lajme
Qytetarët e Maqedonisë mbajnë 7.4 miliardë euro në banka, kursimet vazhdojnë të rriten
Qytetarët në Maqedoninë e Veriut kanë depozituar gjithsej 7.4 miliardë euro në banka, ndërsa kursimet vazhdojnë të rriten pavarësisht inflacionit dhe sfidave ekonomike.
Sipas të dhënave të Shoqatës Bankare të Maqedonisë dhe Bankës Popullore, depozitat e qytetarëve janë rritur për 9.2 për qind në nivel vjetor, ndërsa depozitat me afat kanë shënuar rritje prej 5.7 për qind.
Paratë e qytetarëve përbëjnë pjesën më të madhe të depozitave në sistemin bankar. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk janë të afatizuara, por mbahen në llogari transaksionale dhe përdoren për shpenzimet e përditshme.
Sot shënohet Dita Botërore e Kursimeve.
Lajme
Tre persona me armë zjarri kërcënojnë punonjësin dhe grabisin bastoren në Çair
Tre persona të maskuar kanë grabitur një bastore sportive në zonën e Çairit në Shkup, duke kërcënuar punonjësin me armë zjarri. Sipas raportimit të Policisë, rasti është raportuar më 30 tetor, në orën 23:54.
“Tre persona të gjinisë mashkullore, me kërcënim me armë zjarri, i kanë marrë punonjësit paratë nga qarkullimi ditor”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorëve.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 weeks agoÇmimi i naftës shënon rënie
