Lajme
Pse heshtën zyrtarët shqiptarë të LSDM-së Bytyqi dhe Demiri për Bërvenicën?
Fatmir Bytyqi dhe Agron Demiri nuk kanë bërë thirrje publike për përkrahjen e kandidatit shqiptar Arkin Jahiji, ndërsa vendimi i udhëheqjes së LSDM-së për të mos mbështetur asnjë kandidat ngre pikëpyetje për qëndrimin e përfaqësuesve shqiptarë në këtë parti.
Heshtja e përfaqësuesve shqiptarë në LSDM lidhur me garën për Komunën e Bërvenicës ka ngritur pikëpyetje mbi qëndrimin e tyre politik dhe raportin me votuesit shqiptarë.
Deputeti Fatmir Bytyqi dhe anëtari i Kryesisë Qendrore të LSDM-së, Agron Demiri, nuk dalën me një thirrje publike për të mbështetur kandidatin shqiptar Arkin Jahiji.
Kjo heshtje vjen në një moment kur kreu i LSDM-së ka marrë qëndrim që partia të mos përkrahë zyrtarisht asnjërin nga kandidatët në këtë garë.
Megjithatë, sipas pretendimeve që qarkullojnë lidhur me udhëzimet jozyrtare brenda strukturave partiake, votuesve të LSDM-së u është orientuar që të mbështesin kandidatin e VMRO-DPMNE-së.
Në këtë situatë, shtrohet pyetja: pse përfaqësuesit shqiptarë të LSDM-së nuk kanë dalë publikisht për të shprehur qëndrimin e tyre për kandidatin shqiptar Arkin Jahiji?
A është heshtja e tyre në përputhje me qëndrimin personal dhe politik, apo bëhet fjalë për respektim të vijës së përcaktuar nga udhëheqja partiake?
Deri më tani, mbetet e paqartë nëse Bytyqi dhe Demiri kanë një qëndrim të përbashkët për këtë çështje apo nëse do të dalin me një sqarim publik.
Lajme
Vandalizohen dy vetura zyrtare në Tetovë, një person hipën mbi to dhe thyen xhamin
Dy automjete zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, të cilat shfrytëzohen nga Inspektorati Shtetëror i Tregut në Tetovë, janë dëmtuar nga një person i panjohur.
Sipas informacioneve të SPB-së Tetovë, më 31 tetor, në orën 23:35, dëmtimin e ka denoncuar një 45-vjeçar nga fshati Xhepçisht, i punësuar në objektin e Inspektoratit të Tregut në rrugën “Boris Kidriç”.
Sipas denoncimit, rreth orës 22:40, ai kishte vërejtur një person të panjohur duke hipur mbi dy veturat zyrtare të markës “Peugeot”, me targa të Shkupit.
Gjatë këtij veprimi, personi kishte thyer xhamin e pasmë të njërës veturë, ndërsa automjetit tjetër i kishte dëmtuar fshirësen e xhamit të pasmë. Më pas, ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personit përgjegjës.
Lajme
Kush është Vlerë Gjakova nga Maqedonia e Veriut? Sot është emëruar këshilltare e Edi Ramës për media
Kryeministri Edi Rama ia ka besuar këshillimin për çështjet e media një zonjë e cila në profilin e saj në Linkedin e përshkruan veten si “stratege për çështjet e medias”.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve qeveritare raporton se ajo është Vlerë Gjakova, e cila ka qenë aktive në të shkuarën për komentet e zhvillimeve politike si në Kosovë dhe në Shqipëri.
Ajo ka është lindur në Maqedoninë e Veriut dhe ka shpenzuar një kohë të gjatë në Kosovë, ku 8 vite më parë iu bashkua “Vetëvendosje”-s së Albin Kurtit dhe në zgjedhjet e 2019 ishte kandidate për deputete nën siglën e kësaj force politike, fakt i publikuar prej saj në rrjetet sociale.
Vlerë Gjakova po ashtu ka qenë pjesë e “Rrethit Katror” një rubrikë në emision “E Diell” në Top Channel, nën moderimin e Edi Manushit.
Të njëjtat burime treguan se Vlera Gjakova e ka marrë zyrtarisht këtë detyrë dy javë më parë.
Top Channel ka parë një e-mail dërguar nga Vilma Guri, shefe e kabinetit në kryeministri, dërguar sekretarëve të përgjithshëm të ministrive, ku njoftohen për rolin e zonjës Gjakova.
Vilma Guri përmes këtij e-mail kërkon zhvillimin e takimeve nga këshilltarët e medias të çdo ministrie me Vlerë Gjakovën për t’i paraqitur strategjitë e komunikimit.
Në profilin e saj në Linkedin, zonja Gjakova e përshkruan veten e saj si stratege në fushën e komunikimit, eksperte për energjinë e rinovueshme dhe publiciste me një eksperiencë 18-vjeçare për strategjitë e medias dhe marrëdhëniet me publikun.
Sipas burimeve të hapura online Vlerë Gjakova ka një master për Filozofi dhe Psikanalizë, Qendra Kërkimore për Filozofinë Greke.
Një tjetër master për Metafizikë, Epistemologji, Filozofi Morale dhe Politike, Universiteti Aristotel i Selanikut (Greqi).
Ndërkohë studimet Bachelor i ka kryer për Komunikim dhe Gazetari, Instituti Maqedonas për Media (MIM) përfshi studimet për Ekonomi dhe Tregti Ndërkombëtare.
Në të shkuarën Vlerë Gjakova ka punuar si strategjiste e komunikimit dhe eksperte e energjisë së rinovueshme, me fokus në fusha të tilla si qytetet e zgjuara dhe të gjelbra, si dhe ekosistemet digjitale.
Ka shërbyer më parë si zëdhënëse dhe përfaqësuese e marrëdhënieve me publikun (PR) për EVN Maqedoni.
Përvoja e saj përfshin punën me Komunën e Çairit, OJQ-në VEPRO! (ACT), Coca-Cola Ltd Kosovo dhe Rrjetin Ballkanik për Gazetari Investigative (BIRN).
Është aktive si aktiviste për të drejtat e njeriut dhe të drejtat civile, feministe dhe publiciste.
Gjithashtu është angazhuar në media dhe ka shkruar për platforma si Observatori Evropian i Gazetarisë.
Top Channel
Lajme
Faruk Nevzati: Të gjithë deputetët e VMRO-së në Bërvenicë, deputetët e AKI-së askund
Ish sekretari i Komunës së Çairit, Faruk Nevzati, ka ngritur shqetësimin për mungesën e deputetëve të AKI-së në terren gjatë rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale në Bërvenicë.
Përmes një postimi në Fejsbuk, Nevzati ka vënë në pah praninë e deputetëve të VMRO-DPMNE-së në Bërvenicë për të vëzhguar procesin zgjedhor, ndërsa ka kritikuar mungesën e deputetëve shqiptarë dhe të reagimeve publike nga kjo komunë.
“Krejt deputetët e VMRO-së në Bërvenicë t’u i vëzhgu zgjedhjet! Asnjë deputet shqiptar, asnjë postim nga Bërvenica. Pse bre kështu?! Po sot nuk është dita me i vëzhgu zgjedhjet prej në TV!”, ka shkruar Nevzati.
Reagimi i tij rikthen në vëmendje rolin e përfaqësuesve politikë shqiptarë gjatë procesit zgjedhor me rëndësi për Bërvenicën.
Nevzati me këtë vë në pikëpyetje angazhimin e deputetëve të kampit politik shqiptar sidomos të opozitës dhe kërkon praninë e tyre në terren, në vend të ndjekjes së zgjedhjeve vetëm përmes televizionit.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 weeks agoÇmimi i naftës shënon rënie
