Lajme
Ramadani: BDI-ja ende e kontrollon BFI-në, VLEN-i ende nuk e ka në dorë përfaqësimin e shoqërisë shqiptare
Analisti Ramadan Ramadani ka qenë i ftuar në emisionin “ZOOM” në TVM2 me gazetarin Ersan Pajaziti. Në mesin e temave të diskutuara, Ramadani është ndalur edhe tek një çeshtje e Bashkësisë Fetare Islame, ku thotë se partia shqiptare në pushtet VLEN ende nuk e ka në dorë përfaqësimin e shoqërisë shqiptare si BFI e UT-në.
“VLEN-i ende nuk e ka në dorë përfaqësimin e shoqërisë shqiptare. VLEN ende nuk e ka rregulluar çështjen e Bashkësisë Fetare Islame. VLEN është ende pa UT. Do të thotë shumë segmente të shqiptarëve ende i kontrollon BDI-ja dhe VLEN-i ende nuk ka arritur ti rregullojë këto çështje të shoqërisë shqiptare”, tha Ramadani.
Lajme
Macura i “Alta Bankës” i përfshirë edhe në këtë biznes në Maqedoninë e Veriut?
“Alta Banka“ përmes pronarit të saj Davor Macura bleu kompaninë e sigurimeve „ZOIL Maqedoni“ për rreth 1,7 milion euro.
Pas blerjes, emri u ndryshua në „Alta Osiguruvanje“ Sh.A. Shkup, ndërsa Macura u bë pronar i vetëm me 100% të aksioneve me të drejtë vote.
Kjo u bë e ditur sot nga LSDM-ja.
Shtrohet pyetja, shtojnë nga atje, nëse policat e sigurimit të qytetarëve janë të rrezikuara.
“A janë të rrezikuara mbulimet e dëmeve nga aksidentet e trafikut, sigurimi i automjeteve, automjetet, prona, shtëpitë, banesat?
A janë të rrezikuara pagesat e sigurimeve private, sigurimit të udhëtimit dhe shëndetësor, lëndimet në punë?
A janë të rrezikuara sigurimet e objekteve afariste dhe industriale, makinerive dhe inventarit? Pse heshtet për këto pyetje?
A po ndërmerr diçka Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve?“”, pyesin nga LSDM. (INA)
Lajme
Albi Qamili: Nuk besuan, na kritikuan dhe u munduan të na ndalin, por stadiumi i Tetovës po bëhet!
Zv/kryetari i komunës së Tetovës, Albi Qamili ka prezantuar pamjet përfundimtare të projektit të stadiumit të Tetovës, duke bërë të ditur se investimi prej 600 milionë denarësh do t’i japë qytetit një fushë sportive me standarde ndërkombëtare.
Projekti parasheh një stadium modern me kapacitet prej 10 mijë ulësesh, katër tribuna të reja, zonë VIP, hapësira të dedikuara për media dhe zhveshtore moderne.
Gjithashtu, do të ndërtohet parkingu dhe hapësira ndihmëse për stërvitje.
Qamili bëri të ditur se stadiumi i ri do të përmbushë të gjitha standardet e UEFA-s për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare, duke krijuar mundësinë që edhe ndeshjet evropiane të Shkëndijës të zhvillohen në Tetovë.
Aktualisht, punimet po zhvillohen paralelisht në tri tribuna, ndërsa së shpejti pritet të fillojë edhe ndërtimi i tribunës kryesore.
“Nga viti 1981 nuk është bërë asnjë investim dhe asnjë renovim në stadium. Na thanë se nuk mund ta bëjmë, na kritikuan duke përmendur borxhin prej 24 milionë eurosh të komunës, madje kur i nisëm punimet u munduan të na ndalin edhe me vendim të Qeverisë. Por sot, borxhi po shlyhet dhe stadiumi po ndërtohet”, ka deklaruar Qamili.
Ai theksoi se pavarësisht pengesave dhe kritikave, projekti po ecën përpara dhe se stadiumi i ri pritet të jetë gati deri në fund të vitit të ardhshëm.
Video KËTU
Lajme
U ofronte ndihmë te bankomati, pastaj u vidhte para: Arrestohet 50-vjeçari në Kumanovë
Një banor 50-vjeçar i fshatit Pçinjë është arrestuar pasi, sipas policisë, para një banke në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Kumanovë u ofronte ndihmë qytetarëve gjatë tërheqjes së parave nga bankomati dhe më pas u merrte një pjesë të parave.
Incidenti është raportuar më 2 nëntor rreth orës 10:30, kur oficerët e policisë nga SPB Kumanovë arrestuan M.Z. (50).
Sipas informacioneve të policisë, ai shfrytëzonte pakujdesinë e qytetarëve të cilëve u ndihmonte për të tërhequr para nga bankomati dhe mbante për vete një pjesë të shumës.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të paraqitet kallëzim penal i përshtatshëm.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 weeks agoÇmimi i naftës shënon rënie
