Connect with us

Lajme

Abdul El-Sayed bëhet senatori i parë mysliman në SHBA

Partia Demokratike ka fituar shumicën në të dyja dhomat e Kongresit amerikan, Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve, duke i shkaktuar një goditje të rëndë politike presidentit Donald Trump dhe republikanëve, sipas rezultateve të raportuara nga mediat amerikane. Demokratët dhe senatorët e pavarur të lidhur me ta kanë siguruar të paktën 53 vende në Senat, ndërsa në Dhomën e Përfaqësuesve kanë kaluar pragun prej 218 mandatesh, të nevojshëm për shumicën.

Një nga surprizat më të mëdha të zgjedhjeve ishte fitorja e demokratit James Talarico në Teksas, ku demokratët nuk kishin fituar një vend në Senat që nga viti 1988. Demokrati Abdul El-Sayed ka fituar garën për një vend në Senatin amerikan në shtetin e Michiganit, duke mposhtur kandidatin republikan Mike Rogers. Me këtë rezultat, ai pritet të bëhet senatori i parë mysliman në historinë e Shteteve të Bashkuara. Fitore të rëndësishme ata shënuan edhe në Kansas, Ioëa, Ohio dhe disa shtete të tjera.

Presidenti Trump deklaroi se do t’i pranojë rezultatet, por refuzoi ta konsiderojë humbjen e republikanëve si disfatë personale. Tramp paralajmëroi se do të përdorë veton presidenciale ndaj nismave ligjore me të cilat nuk pajtohet, ndërsa si faktorë që ndikuan te votuesit përmendi çmimet e larta të karburanteve dhe luftën me Iranin.

SINKRON: DONALD TRUMP, PRESIDENT I SHBA-SË

„Nuk e konsideroj këtë humbje për mua. Unë nuk isha kandidat në fletëvotim. Njerëzit pajtohen me atë që po bëj për Iranin, por ata me të vërtetë ndoshta nuk ishin të gatshëm të bënin pasojat afatshkurtëra të pagesës… më shumë për karburant”.

Kontrolli demokratik mbi të dyja dhomat e Kongresit do t’ia vështirësojë Trumpit realizimin e agjendës politike gjatë dy viteve të fundit të mandatit. Demokratët do të kenë mundësi të përcaktojnë prioritetet legjislative, të organizojnë hetime parlamentare dhe të ushtrojnë mbikëqyrje më të fortë ndaj administratës presidenciale. Megjithatë, Trump ruan të drejtën e vetos presidenciale, ndërsa demokratëve u nevojitet shumicë prej dy të tretash në të dyja dhomat për ta rrëzuar atë. Anëtarët e rinj të Kongresit pritet të marrin detyrën më 3 janar 2027.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Tragjedi në RMV: Gjenden të vdekur një vajzë 17-vjeçare dhe i dashuri i saj 21-vjeçar

Një tragjedi e rëndë ka tronditur Bogdancin, ku trupi i djegur i një vajze 17-vjeçare është gjetur brenda një automjeti të përfshirë nga flakët, ndërsa në afërsi është zbuluar edhe trupi i pajetë i të dashurit të saj 21-vjeçar.
Sipas informacioneve jozyrtare të televizionit Sitel, hetuesit dyshojnë se i riu mund ta ketë vrarë të miturën dhe më pas t’i ketë dhënë fund jetës duke u varur. Megjithatë, rrethanat dhe shkaqet e vdekjes ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Rastin e bën edhe më shqetësues fakti se 17-vjeçarja dyshohet se kishte qenë viktimë e dhunës së vazhdueshme nga partneri i saj. Më 1 tetor, policia kishte arrestuar 21-vjeçarin pasi ai dyshohej se e kishte sulmuar fizikisht vajzën në shtëpinë e tij. Ende nuk dihet se çfarë masash ishin ndërmarrë më pas nga institucionet kompetente.

Tragjedia u zbulua rreth orës 18:40, në lokalitetin „Içeva Çeshma“, pasi një banor kishte denoncuar një automjet të djegur dhe një trup të pajetë pranë tij.

Policia identifikoi të riun me inicialet V.G. (21), ndërsa pas shuarjes së zjarrit, brenda automjetit u gjet edhe një trup i karbonizuar.

Me urdhër të Prokurorisë së Gjevgjelisë, trupat janë dërguar për autopsi, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Rasti ngre pikëpyetje serioze për trajtimin institucional të denoncimeve të mëparshme për dhunë ndaj të miturës, ndërkohë që përgjegjësitë eventuale mbeten për t’u sqaruar nga hetimet.

Continue Reading

Lajme

Toshkovski: Vozitësit mësuan ku janë kamerat e “Safe City” – po sjellim një mënyrë të re inçizimi

Sistemi “Safe City” do të zgjerohet edhe me kamera mobile të vendosura në automjetet e policisë, përfshirë edhe ato civile. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi se një numër i madh i automjeteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme do të pajisen me pajisje që do të regjistrojnë automatikisht shkeljet e trafikut, kryesisht tejkalimin e shpejtësisë së lejuar.

Sipas Toshkovskit, qëllimi është të ndalet praktika e vozitësve që respektojnë rregullat vetëm në vendet ku dinë se ka kamera, ndërsa në pjesët e tjera të rrugëve vozitin me shpejtësi të papërshtatshme.

“Tani i kemi mësuar ku janë kamerat dhe dimë se ku ka kamerë vozitim ashtu si duhet, ndërsa ku nuk ka kamerë përsëri kemi një lloj tjetër të drejtimit të automjetit. Në të ardhmen, një numër i madh i automjeteve të policisë, përfshirë edhe ato civile, do të pajisen me pajisje me të cilat mund të konstatojmë disa shkelje”, njoftoi Toshkovski.

Ai sqaroi se shkeljet e regjistruara nga automjetet e policisë do të futën drejtpërdrejt në sistemin elektronik.

“Vozitësit nuk do të mund të hamendësojnë më se ku do të jenë automjetet e policisë, ndërsa ato do të mund të konstatojnë shkelje që do të futën drejtpërdrejt në sistemin digjital”, tha ministri.

Toshkovski për momentin nuk zbuloi sa automjete policore do të pajisen me pajisjet e reja, as kur do të fillojë aplikimi i tyre, por njoftoi se kontrolli mobil duhet të kontribuojë për disiplinë dhe siguri më të madhe në trafik dhe në rrugët ku nuk ka kamera fikse.

Continue Reading

Lajme

Përparim Bajrami doli nga paraburgimi! Avokati Millanov thotë se nuk ka pasuri në emër të tij: Garancia e ofruar është e babait të tij

Ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami sot doli nga paraburgimi në burgun e Shutkës, përcjell TV21. Bajrami, i akuzuari i parë në rastin “Lotaria”, u lirua pasi dorëzoi garancinë në patundshmëri në vlerë prej 1.140.781 eurosh. Avokati Elenko Millanov në një deklaratë për TV21 tha se Bajrami nuk ka pasuri të paluajtshme në emër të tij, respektivisht se pasuria e dorëzuar i takon babait të tij dhe një të afërmi të tij.

“Bëhet fjalë për pasuri të paluajtshme që i përkasin babait të tij dhe të një subjekti ligjor të një të njohuri ose të afërmi të tij. Sinqerisht, nuk e di. Gazetari: Pra, ai nuk ka asnjë pronë në emër të tij për t’u përdorur si garanci? Jo, nuk është për shkak se është shtëpia ku jeton, dhe për më tepër, është në emër të babait të tij, kështu që është ende pronë familjare”, tha Elenko Millanov, avokat i Bajramit.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme4 hours ago

Abdul El-Sayed bëhet senatori i parë mysliman në SHBA

Partia Demokratike ka fituar shumicën në të dyja dhomat e Kongresit amerikan, Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve, duke i shkaktuar...

Lajme4 hours ago

Tragjedi në RMV: Gjenden të vdekur një vajzë 17-vjeçare dhe i dashuri i saj 21-vjeçar

Një tragjedi e rëndë ka tronditur Bogdancin, ku trupi i djegur i një vajze 17-vjeçare është gjetur brenda një automjeti...

Lajme4 hours ago

Toshkovski: Vozitësit mësuan ku janë kamerat e “Safe City” – po sjellim një mënyrë të re inçizimi

Sistemi “Safe City” do të zgjerohet edhe me kamera mobile të vendosura në automjetet e policisë, përfshirë edhe ato civile....

Lajme4 hours ago

Përparim Bajrami doli nga paraburgimi! Avokati Millanov thotë se nuk ka pasuri në emër të tij: Garancia e ofruar është e babait të tij

Ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami sot doli nga paraburgimi në burgun e Shutkës, përcjell TV21. Bajrami, i akuzuari i...

Lajme7 hours ago

Ministria e Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive nis koordinimin për festat e nëntorit

Sot, në ambientet e Ministrisë së Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, u mbajt një takim i frytshëm me përfaqësues të institucioneve relevante,...

Lifestyle7 hours ago

Kostovski: Nga deponi e egër në park të madh në Luboten, fshati po merr pamje krejtësisht të re

Hyrja e fshatit Luboten do të shndërrohet në një hapësirë të gjelbër dhe rekreative për banorët. Deponia e egër, e...

Lajme23 hours ago

Macura i “Alta Bankës” i përfshirë edhe në këtë biznes në Maqedoninë e Veriut?

“Alta Banka“ përmes pronarit të saj Davor Macura bleu kompaninë e sigurimeve „ZOIL Maqedoni“ për rreth 1,7 milion euro. Pas...

Lajme23 hours ago

Ramadani: BDI-ja ende e kontrollon BFI-në, VLEN-i ende nuk e ka në dorë përfaqësimin e shoqërisë shqiptare

Analisti Ramadan Ramadani ka qenë i ftuar në emisionin “ZOOM” në TVM2 me gazetarin Ersan Pajaziti. Në mesin e temave...

Lajme1 day ago

Albi Qamili: Nuk besuan, na kritikuan dhe u munduan të na ndalin, por stadiumi i Tetovës po bëhet!

Zv/kryetari i komunës së Tetovës, Albi Qamili ka prezantuar pamjet përfundimtare të projektit të stadiumit të Tetovës, duke bërë të...

Lajme1 day ago

U ofronte ndihmë te bankomati, pastaj u vidhte para: Arrestohet 50-vjeçari në Kumanovë

Një banor 50-vjeçar i fshatit Pçinjë është arrestuar pasi, sipas policisë, para një banke në rrugën “Ivo Lola Ribar” në...

Trending