Connect with us

Lajme

Mickoski: “Nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë provim të jurisprudencës 100% në gjuhën shqipe”

“Nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë provim të jurisprudencës 100% në gjuhën shqipe”. Kryeministri Hristijan Mickoski, mbetet këmbëngulës për këtë çështje. Zgjidhje që do t’i dorëzohet Qeverisë do të përmbajë dy pjesë, gjegjësisht që pjesa teorike të jepet në shqip, kurse pjesa praktike, pra simulimi i proceseve gjyqësore do të jenë vetëm në gjuhën maqedonase. Këtë kryeministri e arsyeton duke thënë ka të bëjë me sundimin e ligjit dhe jo me të drejta të tjera ose veprime politike që ndërlidhen me atë. Ndërsa refuzoi të përgjigjet veçmas për kushtëzimin e ZNAM-it, duke thënë se tashmë u përgjigj për këtë temë.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Nuk do të ketë  kërkesë dhe as zgjidhje përmes së cilës provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe. Zgjidhja që do t’i ofrohet Qeverisë në seancë përmban dy pjesë: pjesa e parë thotë se studentët do të kenë mundësi që pjesën e cila lidhet me studimet e tyre deridiplomike në gjuhë tjetër nga gjuha maqedonase që nënkupton në shqip, turqisht dhe anglisht, të testohen në gjuhën në të cilën kanë studiuar. Në pjesë ku stimulohet procesi gjyqësor në pjesën e procedurës penale dhe procedurës civile do të jetë në përputhje me linjën maqedonase”.

Partneri i koalicionit Qeverisës ZNAM “kërcënoi” Qeverinë se do të dalë nga koalicioni në rast se mundësohet që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe.

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari ka propozuar që 10 provime të jepen në gjuhën në të cilën studentët kryejnë studimet dhe 2 provime, të cilat janë praktike të jenë në gjuhën maqedonase. Por kjo kërkesë është kundërshtuar nga studentët, duke thënë se mbeten në kërkesën që provimi i jurisprudencës të jetë 100% shqip.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Tragjedi e rëndë në Zvicër: 33-vjeçari ekzekuton djalin dyvjeçar me armë zjarri e më pas vret veten

Një tragjedi e rëndë familjare ka tronditur kantonin St. Gallen në Zvicër. Një babai 33-vjeçar dyshohet se i ka marrë jetën djalit të tij vetëm dy vjeç e gjysmë, para se të kryente vetëvrasje me të njëjtën armë zjarri.

Alarmi u ngrit nga nëna e fëmijës, e cila jeton e ndarë nga babai. Ajo denoncoi në polici faktin se ish-partneri nuk ia kishte kthyer djalin në orarin e caktuar sipas marrëveshjes, çka nxiti menjëherë një operacion të gjerë kërkimi nga autoritetet zvicerane.

Aksioni i policisë përfundoi me gjetjen e trupave të pajetë të babait dhe fëmijës brenda një objekti akomodimi në qytetin e Wattwilit, shkruajnë mediat zvicerane transmeton Sinjali.
Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes, hetuesit policorë kanë ngritur dyshimet se 33-vjeçari e ka qëlluar djalin me pistoletë dhe më pas ka kthyer armën nga vetja. Dy viktimat janë shtetas të Kroacisë, me vendbanim në kantonin e St. Gallenit.
Prokuroria kantonale tashmë ka nisur hetimet e plota për zbardhjen e të gjitha rrethanave dhe motiveve që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Continue Reading

Lajme

Trump: Nuk dua të shkoj në ferr, shpresoj të shkoj në parajsë!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur si rrallëherë për vdekjen, gjatë një interviste për “60 Minutes”.

I pyetur se çfarë mendon se do t’i ndodhë kur të vdesë, Trumpi ka deklaruar se nuk dëshiron të shkojë në ferr.

“Unë jam person fetar, kështu që teorikisht do të shkoj në parajsë. Shpresoj se do të shkoj në parajsë, nuk dua të shkoj në ferr”, ka deklaruar Trumpi.

Trumpi ka folur edhe për kundërshtarët e tij politikë, për të cilët shpesh ka deklaruar se i urren dhe se nuk ua dëshiron të mirën.
Kur Ross Douthat e pyet nëse për të hyrë në parajsë duhet të ndjejë dashuri dhe falje për ata për të cilët ka shprehur urrejtje, Trumpi deklaron se do të ishte jo i sinqertë nëse do të thoshte se do ta bënte këtë.

“Nuk do ta bëja këta sepse i urrej disa nga armiqtë e mi dhe gjithmonë do ta bëj”, ka shtuar presidenti.

Continue Reading

Lajme

Kujdes me pagesat bankare: Nga sot përdoren kode të reja për transaksionet në denarë

Nga sot, 9 nëntor, ka nisur zbatimi i standardeve të reja në qarkullimin e pagesave vendase në denarë.

Llogaritë në denarë do të shfaqen në formatin IBAN, fletëpagesat e deritanishme zëvendësohen me urdhërpagesa të reja, kurse ndryshojnë edhe kodet për qëllimin e pagesave.

Numri ekzistues i llogarisë në denarë mbetet i njëjtë. Gjatë shfaqjes në formatin IBAN, para tij shtohet prefiksi “MK07”.

Qytetarët dhe kompanitë nuk kanë nevojë të hapin llogari të reja ose të transferojnë mjetet. Përshtatjet në bankimin elektronik dhe mobil bëhen nga bankat, kurse klientët duhet të ndjekin udhëzimet e bankës së tyre për futjen e numrit të llogarisë.

Formularët e deritanishëm PP10, PP30, PP40, PP50 dhe PP53 zëvendësohen me urdhërpagesa të standardizuara në formë letre dhe elektronike.

Ndryshojnë renditja dhe përmbajtja e fushave, ndërsa te urdhërpagesat e caktuara do të kërkohen edhe të dhëna adrese për paguesin dhe marrësin.
Për qëllimin e pagesave vendase në denarë, nga sot përdoren shenja prej katër karakteresh, të harmonizuara me standardin ndërkombëtar ISO 20022.

Qytetarët dhe kompanitë që i kanë përgatitur më parë urdhërpagesat për realizim sot ose më vonë, duhet të kontrollojnë nëse është futur kodi i ri përkatës. Për transaksionet devizore dhe për pagesat në denarë në të cilat merr pjesë një jorezident, mbeten kodet përkatëse tre-shifrore për pagesa me jashtë.

Kompanitë që dërgojnë urdhërpagesa automatikisht ose përmes programeve kontabël duhet të kontrollojnë nëse sistemet e tyre i mbështesin formatet e reja. Sipas Shoqatës Bankare të Maqedonisë, ndryshimet janë pjesë e modernizimit të qarkullimit vendor të pagesave.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 hours ago

Tragjedi e rëndë në Zvicër: 33-vjeçari ekzekuton djalin dyvjeçar me armë zjarri e më pas vret veten

Një tragjedi e rëndë familjare ka tronditur kantonin St. Gallen në Zvicër. Një babai 33-vjeçar dyshohet se i ka marrë...

Lajme2 hours ago

Trump: Nuk dua të shkoj në ferr, shpresoj të shkoj në parajsë!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur si rrallëherë për vdekjen, gjatë një interviste për “60 Minutes”. I pyetur se çfarë...

Lajme2 hours ago

Mickoski: “Nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë provim të jurisprudencës 100% në gjuhën shqipe”

“Nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë provim të jurisprudencës 100% në gjuhën shqipe”. Kryeministri Hristijan Mickoski, mbetet...

Lajme2 hours ago

Kujdes me pagesat bankare: Nga sot përdoren kode të reja për transaksionet në denarë

Nga sot, 9 nëntor, ka nisur zbatimi i standardeve të reja në qarkullimin e pagesave vendase në denarë. Llogaritë në...

Lajme2 hours ago

Arkin Jahiji mori zyrtarisht detyrën e kryetarit të komunës së Bërvenicës

Arkin Jahiji ka marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit të Komunës së Bërvenicës. Në fjalimin e tij të parë pas marrjes...

Lajme2 hours ago

Ulje e madhe e çmimeve të karburanteve: Benzina lirohet për 7 denarë, nafta për 5,5 denarë!

Çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut do të pësojnë ulje të ndjeshme. Sipas raportimit të portalit Skopje1, benzina do...

Sport7 hours ago

Rinor Ramizi: Ndeshjet fitohen gjatë përgatitjeve, në ring shkon vetëm për të korrur atë që ke mbjellë

Rinor, pas katër muajsh përgatitjesh intensive, çfarë ndjeve në momentin kur kundërshtari ra në dysheme dhe Mirhadi u shpall kampion...

Sport7 hours ago

Nuk është shqiptar, por hyri me flamurin kuqezi për nder dhe respekt ndaj trajnerit të tij Rinor Ramizi, Mirhad Babic shpallet kampion bote me nokaut

Në natën më të rëndësishme të karrierës së tij, Mirhad Babic dha një mesazh që shkoi përtej kufijve të sportit....

Lajme24 hours ago

Kasami: Afër 500 mijë qytetarë kanë shfrytëzuar transportin publik në Tetovë brenda një viti

Kreu i Tetovës, Bilall Kasami, vazhdon të prezantojë punët dhe projektet e realizuara gjatë njëvjetorit të mandatit të tij të...

Lajme24 hours ago

Me dokumente ‘zviceran’, por me zemër në Sllupçan: Dr. Mirsad Osmani – një histori suksesi në Zvicër

Ekipi i Televizionit News gjatë qëndrimit në Zvicër ka vizituar ordinancën e dr. Mirsad Osmanit në Flums, ku realizoi një...

Trending