Lajme
Ulje e madhe e çmimeve të karburanteve: Benzina lirohet për 7 denarë, nafta për 5,5 denarë!
Çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut do të pësojnë ulje të ndjeshme. Sipas raportimit të portalit Skopje1, benzina do të lirohet për 7 denarë për litër, ndërsa nafta për 5,5 denarë.
Sipas vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, nga 10 nëntori 2026 do të vlejnë këto çmime të reja:
Karburanti Çmimi i ri Ulja
Eurosuper BS-95 86 den./litër −7 den.
Eurosuper BS-98 88 den./litër −7 den.
Eurodizel 94,5 den./litër −5,5 den.
Vaj ekstra i lehtë 103,5 den./litër −6,5 den.
Mazut 49,31 den./kg −6,26 den.
Mesatarisht, derivatet lirohen për 7,51 për qind krahasuar me çmimet e përcaktuara më 2 nëntor.
Ulja vjen si rezultat i rënies së çmimeve në bursat ndërkombëtare, kursit më të ulët të dollarit dhe masave qeveritare për uljen e akcizave.
Lajme
Tragjedi e rëndë në Zvicër: 33-vjeçari ekzekuton djalin dyvjeçar me armë zjarri e më pas vret veten
Një tragjedi e rëndë familjare ka tronditur kantonin St. Gallen në Zvicër. Një babai 33-vjeçar dyshohet se i ka marrë jetën djalit të tij vetëm dy vjeç e gjysmë, para se të kryente vetëvrasje me të njëjtën armë zjarri.
Alarmi u ngrit nga nëna e fëmijës, e cila jeton e ndarë nga babai. Ajo denoncoi në polici faktin se ish-partneri nuk ia kishte kthyer djalin në orarin e caktuar sipas marrëveshjes, çka nxiti menjëherë një operacion të gjerë kërkimi nga autoritetet zvicerane.
Aksioni i policisë përfundoi me gjetjen e trupave të pajetë të babait dhe fëmijës brenda një objekti akomodimi në qytetin e Wattwilit, shkruajnë mediat zvicerane transmeton Sinjali.
Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes, hetuesit policorë kanë ngritur dyshimet se 33-vjeçari e ka qëlluar djalin me pistoletë dhe më pas ka kthyer armën nga vetja. Dy viktimat janë shtetas të Kroacisë, me vendbanim në kantonin e St. Gallenit.
Prokuroria kantonale tashmë ka nisur hetimet e plota për zbardhjen e të gjitha rrethanave dhe motiveve që çuan në këtë ngjarje të rëndë.
Lajme
Trump: Nuk dua të shkoj në ferr, shpresoj të shkoj në parajsë!
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur si rrallëherë për vdekjen, gjatë një interviste për “60 Minutes”.
I pyetur se çfarë mendon se do t’i ndodhë kur të vdesë, Trumpi ka deklaruar se nuk dëshiron të shkojë në ferr.
“Unë jam person fetar, kështu që teorikisht do të shkoj në parajsë. Shpresoj se do të shkoj në parajsë, nuk dua të shkoj në ferr”, ka deklaruar Trumpi.
Trumpi ka folur edhe për kundërshtarët e tij politikë, për të cilët shpesh ka deklaruar se i urren dhe se nuk ua dëshiron të mirën.
Kur Ross Douthat e pyet nëse për të hyrë në parajsë duhet të ndjejë dashuri dhe falje për ata për të cilët ka shprehur urrejtje, Trumpi deklaron se do të ishte jo i sinqertë nëse do të thoshte se do ta bënte këtë.
“Nuk do ta bëja këta sepse i urrej disa nga armiqtë e mi dhe gjithmonë do ta bëj”, ka shtuar presidenti.
Lajme
Mickoski: “Nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë provim të jurisprudencës 100% në gjuhën shqipe”
“Nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë provim të jurisprudencës 100% në gjuhën shqipe”. Kryeministri Hristijan Mickoski, mbetet këmbëngulës për këtë çështje. Zgjidhje që do t’i dorëzohet Qeverisë do të përmbajë dy pjesë, gjegjësisht që pjesa teorike të jepet në shqip, kurse pjesa praktike, pra simulimi i proceseve gjyqësore do të jenë vetëm në gjuhën maqedonase. Këtë kryeministri e arsyeton duke thënë ka të bëjë me sundimin e ligjit dhe jo me të drejta të tjera ose veprime politike që ndërlidhen me atë. Ndërsa refuzoi të përgjigjet veçmas për kushtëzimin e ZNAM-it, duke thënë se tashmë u përgjigj për këtë temë.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Nuk do të ketë kërkesë dhe as zgjidhje përmes së cilës provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe. Zgjidhja që do t’i ofrohet Qeverisë në seancë përmban dy pjesë: pjesa e parë thotë se studentët do të kenë mundësi që pjesën e cila lidhet me studimet e tyre deridiplomike në gjuhë tjetër nga gjuha maqedonase që nënkupton në shqip, turqisht dhe anglisht, të testohen në gjuhën në të cilën kanë studiuar. Në pjesë ku stimulohet procesi gjyqësor në pjesën e procedurës penale dhe procedurës civile do të jetë në përputhje me linjën maqedonase”.
Partneri i koalicionit Qeverisës ZNAM “kërcënoi” Qeverinë se do të dalë nga koalicioni në rast se mundësohet që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe.
Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari ka propozuar që 10 provime të jepen në gjuhën në të cilën studentët kryejnë studimet dhe 2 provime, të cilat janë praktike të jenë në gjuhën maqedonase. Por kjo kërkesë është kundërshtuar nga studentët, duke thënë se mbeten në kërkesën që provimi i jurisprudencës të jetë 100% shqip.
-
Lajme12 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme4 weeks agoÇmimi i naftës shënon rënie
