Lajme
Kryeministri i parë shqiptar delegat në Kongresit historik të VLEN-it
Një emër me peshë historike do të jetë pjesë e Kongresit të Bashkimit të VLEN-it që mbahet më 9 Maj.
Në mesin e delegatëve të këtij kongresi do të jetë edhe Qemal Musliu, njeriu që në opinion njihet si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke shënuar një moment me simbolikë të veçantë politike dhe kombëtare.
Prania e Musliut në Kongresin e Bashkimit vlerësohet si mesazh i fuqishëm për konsolidimin e faktorit politik shqiptar dhe përkrahje ndaj procesit të bashkimit që po ndërton VLEN-i.
Kongresi i 9 Majit pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme politike shqiptare të viteve të fundit, ku pesë subjekte politike po kurorëzojnë procesin e bashkimit në një subjekt të vetëm politik.
Pjesëmarrja e figurave me peshë historike dhe politike në këtë kongres po i jep ngjarjes dimension edhe më të madh politik, ndërsa interesimi publik dhe mediatik për 9 Majin vazhdon të rritet.
Lajme
Nga korriku, makinat do të jenë më të shtrenjta deri në 1,500 euro
Faza e fundit e standardeve të reja të sigurisë së automjeteve do të hyjë në fuqi në Bashkimin Evropian më 7 korrik, gjë që do të sjellë kosto shtesë për prodhuesit dhe, si rrjedhojë, një rritje të re të çmimit të makinave.
Sipas vlerësimeve, çmimet e automjeteve të reja mund të rriten me 400 deri në 1.500 euro, varësisht nga modeli dhe niveli i pajisjeve.
Ky është zbatimi i plotë i Direktivës së BE-së 2019/2144, e njohur si Rregullorja e Përgjithshme e Sigurisë. Me përfundimin e periudhës së tranzicionit, nga korriku asnjë makinë e re nuk mund të regjistrohet në Evropë nëse nuk i plotëson të gjitha standardet e reja të sigurisë, pavarësisht se kur është projektuar modeli. Kjo do të thotë që shumë platforma të vjetra dhe modele më të lira do të duhet t’i nënshtrohen përmirësimeve shtesë teknike për të qëndruar në treg.
Ndër sistemet e detyrueshme që çdo automjet i ri do të duhet të ketë tani janë frenimi automatik emergjent me njohjen e këmbësorëve dhe çiklistëve, si dhe dritat adaptive të frenave që ndizen me shpejtësi gjatë frenimit të menjëhershëm.
Dritat adaptive të frenave, ose ESS (Sinjali i Ndalesës Emergjente), janë një sistem që shumë prodhues premium e kanë ofruar në modelet e tyre për vite me radhë. Mercedes, BMW, Audi, Volvo dhe marka të tjera e kanë përfshirë atë si pajisje standarde në modelet e nivelit të lartë për një dekadë tani.
Këto teknologji deri më tani kanë qenë standarde kryesisht në modelet më të shtrenjta dhe premium, por që tani e tutje ato do të duhet të jenë të disponueshme edhe në makinat më të lira të qytetit.
Frenimi automatik emergjent (“AEB”), me zbulimin e këmbësorëve dhe çiklistëve pranë automjetit, u prezantua në korrik 2024, por jo të gjitha modelet e kishin. Tani do të duhet të instalohet edhe në makinat më të lira në treg.
Edhe pse sistemet e sigurisë duhet të kontribuojnë në uljen e numrit të aksidenteve rrugore, ekspertët paralajmërojnë se barra më e madhe do të bjerë mbi blerësit e makinave më të lira. Një shtesë prej 1,000 eurosh për një makinë me vlerë rreth 15,000 euro do të thotë një rritje çmimi prej gati shtatë përqind, ndërsa për modelet luksoze do të jetë një goditje shumë më e vogël në krahasim me çmimin përfundimtar.
Industria e automobilave ka paralajmëruar prej kohësh se rregulloret evropiane po rrisin ndjeshëm kostot e prodhimit. Në vitet e fundit, prodhuesit kanë paralajmëruar gjithashtu për rritje shtesë të çmimeve në lidhje me standardet mjedisore Euro 7, me disa kompani që vlerësojnë se disa modele mund të bëhen disa mijëra euro më të shtrenjta.
Makinat e vogla të qytetit dhe modelet e nivelit të ulët mund të goditen më rëndë, pasi çdo kosto shtesë ndryshon ndjeshëm çmimin përfundimtar të shitjes. Disa analistë paralajmërojnë se standardet e reja mund të shkaktojnë zhdukjen krejtësisht të disa modeleve të lira nga tregu evropian.
Lajme
Pagoi 1.000 euro për veturë nga jashtë, por tetovari mbeti pa para dhe pa automjet
SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër A.L. (46) nga Shkupi për veprën penale “mashtrim”, si dhe kundër J.A. (34) nga fshati Opajë i komunës së Likovës për “bashkëkryerje”, pas dyshimeve se kanë mashtruar një qytetar nga rrethina e Tetovës lidhur me transportimin e një automjeti nga jashtë vendit.
Sipas policisë, më 7 korrik 2025, viktima kishte realizuar pagesë prej 1.000 eurosh përmes transferit të shpejtë të parave, me marrëveshje që të denoncuarit t’i sillnin një automjet nga një shtet i huaj. Megjithatë, deri në momentin e paraqitjes së rastit në polici, transporti nuk ishte realizuar dhe automjeti nuk ishte dorëzuar.
Lajme
Shkupjani ia “lëshoi briskun” kumanovarit, me 30 mijë euro për “Mercedesin”
Një qytetar i Kumanovës ka mbetur pa 30 mijë euro, që kur shkupjani nëpërmjet kompanisë së tij, e kishte blerë mercedesin luksoz, por që nuk e kishte paguar shumën e parave për të cilën kishin rënë dakort paraprakisht.
Sektorit per Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, ka parashtruar padi penale ndaj personit me inciale S.Gj (61) nga Shkupi dhe kundër personit juridik poashtu nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim”.
Sipas Policisë së Kumanovës, i paraqituri me anë të faktete të rreme e ka mashtuar qytetarin nga Kumanova, gjegjësisht ia ka marrë veturën e tipit “Mercedes Vito”, kurse ndërkohë ai nuk e ka bërë pagesën ashtu sic janë marrë vesh paraprakisht.
-
Lajme6 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
